Skip to main content

Posts

Showing posts from September, 2011

Dy poezi nga Xhan Jyxhel

1. MOS U LIDH ME ASGJË KAQ MARRËZISHT

Mos u lidh pas një gjëje kaq marrëzisht
Mos thuaj kurrë “S’rroj dot pa të”!
Mos thuaj dhe pikë!
Sepse edhe mund të rrosh.

S’ka nevojë për fjalë kaq të fisme
Vetëm mos dashuro aq shumë,
Sepse do të thyhesh kur do të të dojë më pak.
E ajo gjithsesi do të të dojë më pak...
Po s’dashurove shumë, s’ do kesh as dhembshuri.

Po nuk zotërove shumë, as nuk do t’i përkasësh kujt.
As dorën e këmbën dot mos ia përvetëso
Sillu sikur s’të përkasin ty
Se kur të mos kesh gjë prej gjëje, s’do t’i kesh frikë as humbjet.
Sillu sikur mundesh edhe pa to.
Kur s’ke, për shembull, shumë gjëra në shtëpi,
Lirshëm do të mund të ecësh në të.
Po deshe patjetër të kesh dicka tënden
Vijën e horizontit zotëroje,
Qiellin e tërë,
Diellin, hënën, yjet...
Bie fjala, le të jetë yti Ylli Polar
“Imi është” thuaj!
Nëse patjetër do të duash të zotërosh dicka...
Bëje ylberin tëndin përgjithmonë
Nëse patjetër dëshiron t’i përkasësh dikujt, jepiju ngjyrave.
Portokallisë apo të trëndafiltës, për shembull.
Jeto pa zotër…

Kamomili, bima që bën çudira

Të gjithë kemi dëgjuar për vetitë e shkëlqyera të kamomilit kundër stresit, pagjumësisë, dhembjeve të barkut apo sëmundjeve të lëkurës. Me sa duket, gjyshet tona nuk e kanë pasur gabim që na e rekomandonin si ilaç kundër shumë sëmundjeve. Këtë e konfirmon së fundmi një studim i publikuar në prestigjiozen “Journal of Clinical Psychopharmacology”. Sipas tij, vërtetohen plotësisht vetitë e kamomilit kundër stresit, ilaçi që edhe gjyshet tona e përdornin pa u bazuar në asnjë fakt shkencor. Kërkuesit kanadezë të “Faculty of 1000 Biology” kanë zhvilluar një analizë për të zbuluar se çfarë qëndronte vërtet pas “popullaritetit” të kamomilit. Në këtë mënyrë, ata analizuan të dhënat e një studimi për vetitë e kamomilit kundër shqetësimeve të lehta dhe të mesme me ankthin. Në studim u përfshinë personat që vuanin nga këto çrregullime, të cilët u ndanë në dy grupe. Grupit të parë iu dha kamomil, ndërsa të dytit qetësues të tjerë bimorë, por jo ilaçe. Në fund, nga rezultatet e studimit u pa se pac…