Skip to main content

Posts

Showing posts from May, 2011

299 këshilla mjekësore speciale për të gjitha sëmundjet

Rekomandime të mjekëve për sëmundjet kardiake,veshkat,mëlçisë, stomakut,pankreasit,etj 



“Të kemi shëndetin” themi shpeshherë kur përballemi me probleme të vogla a të mëdha në jetën e përditshme. Se shëndeti fizik e mendor janë ato çka e bëjnë të plotë trupin e njeriut e vetë jetën. Sigurisht, sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por, nëse do ishte e mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Por dhe në ato raste kur dikush është prekur nga një sëmundje e caktuar, ekzistojnë procedura të thjeshta që mund të ndiqen në kushtet e shtëpisë, të cilat ndihmojnë në mos përkeqësimin e gjendjes.Çelësi është gjithnjë tek informacioni. Specialistët e shëndetësisë kanë deklaruar se 35 për qind e sëmundjeve në trupin e njeriut shfaqen nga mungesa e njohurive. Jo pak herë është vërtetuar se janë vetë njerëzit ata që e dëmtojnë kolesterolin, që krijojnë probleme me mushkëritë, që acarojnë funksionimin e mëlçisë apo që nuk kujdesen aq sa duh…

ELEMENTI KONTRASTIV MIDIS REALËS DHE IMAGJINARËS

Rovena Vata
1 Elementi fantastik dhe gjysmëfantastik2 Truku artistik i hiperbolizimit dhe animizmit3 Formulat magjike si komunikim i tabuzuar me demonët4 Aleatë dhe kundërshtarë
Elementi fantastik dhe gjysmëfantastik
        Edhe Zanat, edhe orët kanë më shumë tipare njerëzore se mbinatyrore, sepse janë të mveshura me ndjesi e përjetime sikurse njerëzit. Në momente të caktuara dinë të gëzohen, të zemërohen, të pikëllohen, të qajnë, të luajnë, të këndojnë, por edhe të hakmerren sikurse njerëzit.         Dëshira dhe dashuria për të takuar gruan në botën e të gjallëve, bëhet shkak për ‘ringjalljen’ e Kirilloit (Rinë- Katërinëza), të njeriut të vdekur në ‘lugat’ tek “ Kryengritje për lugat”, për mbajtjen e fjalës së dhënë tek “Natë muaji maj” e M. Kuteli. Ringjallja e të vdekurve dhe pushteti i tyre demoniak, zbulohet përmes shndërrimit të ndarjës humane të njeriut në lugat. Te “Lugetrit e fshatit tim” dhe “Kryengritje për lugat” Kuteli nuk zhvendoset nga qendra e elementit fantastik[1]. Bëh…