Skip to main content

Posts

Showing posts from March, 2011

JETA PËRMES VËSHTRIMIT NGA VDEKJA (Përsiatje mbi romanin Prilli i thyer të Ismail Kadaresë)

Agim Baçi

HYRJE

Njësoj si Erosi, vdekja është një nga temat e privilegjuara të letërsisë që e përshkruan, e fut në një sistem të ndërliqshëm dhe e vesh me vlera simbolike dhe etike. Ajo është mbathur prej njeriut me aq shumë domethënie (ndoshta edhe më shumë se Erosi), sa do të ishte e pamundur t'i radhisnim të gjitha, e që vijnë prej kulturës e njohjes së përbashkët.Në mitologjinë greke Tanatosi është perëndia e vdekjes dhe paraqitet si një burrë plak me mjekër e me flatra, ose i mbështjellë me një mantel të zi. Tanatosi është thuajse gjithmonë pranë Erosit, perëndisë së dashurisë. Që të dy janë polet e një mekanizmi që rregullon të gjithë ekzistencën, atë që Frojdi do ta quajë më pas "parimi i vdekjes" dhe "parimi i kënaqësisë". Erosi e krijon jetën, Tanatosi e shkatërron; Erosi afron, Tanatosi largon; Erosi bashkon, Tanatosi ndan përgjithmonë. Por në lojën e kulturave ose në atë të letërsisë këto kuptime mund të ndryshojnë kryekëput.Në një përpjekje të shpjegi…