Skip to main content

Posts

Showing posts from January, 2011

Botohet në shqip libri i fundit i THOMAS L. FRIEDMAN “E NXEHTË, E RRAFSHËT DHE E MBIPOPULLUAR”

THOMAS L. FRIEDMAN


E NXEHTË, E RRAFSHËT DHE E MBIPOPULLUAR


E përkthyen: Maklen Misha, Virgjil Muçi, Xhimi Lazri, Marenglen Pepa




Parathënia e botimit të ri


Mirësevini në botimin e ri në format xhepi të këtij libri. Unë i kam parë gjithnjë librat e mi siç sheh një programues kompjuteri softuerin, pra si punë në vazhdim, që sa herë që del rasti duhet t’i azhornosh. Teknologjia e ka bërë këtë sot më të lehtë se kurrë, ndaj dhe si me gjithë librat e mi të mëparshëm, dhe këtë herë s’e lash të më iki duarsh kjo mundësi. Dua të falënderoj lexuesit që gjetën kohë të ndanin me mua nëpërmjet internetit mendimet e tyre. Cilësia dhe gjerësia e komenteve të tyre më ndihmuan që të kuptoj më mirë temën për të cilën shkruaja, duke më bërë të vras mendjen për t’i çuar edhe më tej argumentet e mi. Fillimisht mendova që komentet e lexuesve t’i përmblidhja në një kapitull më vete, por më pas, ngjarjet që ndodhën, sidomos kriza globale financiare që shpërtheu vetëm tre javë pasi ky libër qe botuar, në shtator …

Sytë e urrejtjes

Oktavio PAZ1.
Në orën tre fiks, Don Pedro u ul në tavolinën tonë, përshëndeti çdo njërin prej konkurentëve, pëshpëriti për veten e tij një frazë të padeshifrueshme dhe zuri vend qetësisht.
Kërkoi një filxhan kafe, ndezi një cigare, dëgjoi muzikë, piu me gllënjka kafen e tij, mori sombreron, nxori portofolin, na tha të gjithëve “ditën e mirë” dhe iku.
Dhe kështu të gjitha ditët.2.
Çfarë thosh Don Pedro, kur ulej dhe kur ngrihej me fytyrën serioze dhe sy të fortë?
Thoshte:
“Ishalla vdeksh!”
Don Pedro e përsëriste shumë herë në ditë këtë frazë. Kur zgjohej, kur ngrihej nga mëngjesi i tij i zakonshëm, kur hynte dhe dilte nga shtëpia e tij në orën 8:00, në orën 13:00, në orën 14:00, në orën 19:00 dhe në orën 04:00, në kafeteri, në zyrë, përpara dhe mbas çdo ngrënieje, kur shtrihej për të fjetur. E përsëriste ndër dhëmbë apo edhe me zë të lartë, vetëm apo edhe në shoqëri. Ndonjëherë vetëm me sy.
Gjithmonë me gjithë shpirt.
Askush nuk e dinte se kujt ia drejtonte këto fjalë. Të gjithë nuk ia vinin ve…

Ftesë me rastin e promovimit të librit “Anamorfoza e mesazhit të madh”

Të nderuar zonja dhe zotërinj!Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në promovimin e librit«Anamorfoza e Mesazhit të Madh»me autorz.Bardhyl Rauf FicoDatë:    29 janar 2011Ora:     12:30Vendi:  Akademia e ShkencaveSalla “ Aleks Buda”Përmbledhje mbi librin:Titulli: Anamorfoza e mesazhit të madhAutori: Bardhyl Rauf FICOBotues: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC)Faqe: 278
Në përgjithësi prej kohësh, librat me një kontekst polemizues pothuajse kanë munguar për publikun e gjërë e dashamirës të librit shqiptar. Në këtë rrafsh Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC) së fundmi, me rikthimin e kësaj tradite ka nxjerrë në dritë botimin e librit të autorit Bardhyl Fico, me titull “Anamorfoza e Mesazhit të Madh"" Libri përmban tone polemizuese, por autori nuk çapitet që të gjejë fajtorin ose të ndreq fajin. Ai synon që të vendos linja të qarta mbi akuzat e para të kohshme ndërmjet shkrimtares së mirënjohur me origjinë italiane Oriana Falaci dhe botës is…

KULTI I DETIT NË ZONËN E BREGUT TË DETIT TË JONIT

Botuar te "Kultura Popullore" 1/2, 2010, organ i Institutit te Antropologjise Kulturore dhe Studimit te ArtitDoktorante IRENA GJONI   SARANDE   SHQIPERI

Objekti i këtij punimi është një nga kultet më të rëndësishme të Krahinës së Bregdetit të Jonit: kulti i detit dhe ritet kushtuar atij.Bashkë me kultin e ullirit (i cili do të jetë në vazhdim të këtij shkrimi), janë konsideruar si dy kultet më interesante në këtë rajon, për të cilat ka interpretime nga më të ndryshmet, duke mbetur parësor fakti se janë rituale që kanë mbetur në kujtesë, shumë herë edhe në aplikim ngaqë lidhen direkt me mënyrën e jetesës, me ekonominë tradicionale të zonës, me ullirin e detin si burim i të mirave materiale për banorët. Pra zanafilla e këtyre kulteve është rrjedhojë e rëndësisë që kanë këto dy burime ekonomike (ulliri dhe deti) në jetën e banorëve të bregdetit tonë jonian.Bregdeti është një nga trevat më të bukura e më të rëndësishme në Shqipëri dhe është krahina që shtrihet përgjatë detit Jon.…