Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2011

Poezi nga Sulejman Mato

Një libër i mirë

Një libër i mirë  është si një lis i moçëm Lind dhe plaket brenda një shekulli, Degët e tij janë plot gjak në damarë.

Një libër i mirë është pjellor si fusha Shtegtar si retë dhe i heshtur si shkëmbinjtë,

Një libër i mirë është rezistent ndaj ngricave I errët si mendimi dhe i padepërtueshëm si guri.

Një libër i mirë i shtohet tokës Përkrah qyteteve të rinj dhe shkëmbinjve të moçëm.

Në damarët e tij qëndron sekreti I lidhjeve të njeriut, lisit , shkëmbit dhe librit.

S'ka kohë për të thënë shumë gjëra


S'kemi kohë për të thënë shumë gjëra, por më të rëndësishmet duhet t'i themi, si për shëmbëll: E kaluara na u tret si brymë. E ardhmja? Gjë e gjëzë që dot s'e gjeni.


Ishte një kohë e gjatë, e gjatë, që ne e shkurtuam me hallet tona, u përpoqëm shumë , por bëmë fare pak. Për çfarë bëmë keq,  Zot, mëshirona!


S'kemi  kohë për të thënë shumë gjëra, të gjitha sa thamë midis jush i lamë. Po ikim të qetë në një vend që s' e dimë pas hijeve të dashura të të parëve tanë.


Sonte do …