Skip to main content

Posts

Showing posts from July, 2011

“Fjalor Drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe” - një vepër me vlera praktike dhe teorike për shqipen standarde

Nga Prof. Dr. Mehmet Çeliku

Kohët e fundit u botua në Tiranë vepra Fjalor Drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe (FDGjSh,2011), hartuar nga dy gjuhëtarë me emër shqiptarë, Ali Dhrimo dhe Rami Memushaj. Ky është i dyti fjalor drejtshkrimor i gjuhës shqipe. Fjalori i parë drejtshkrimor i gjuhës shqipe është botuar në Tiranë më 1976 me titull Fjalori Drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe (FDGjSh,1976); ai u hartua nga një komision i përbërë nga Androkli Kostallari, Mahir Domi, Emil Lafe, Nikoleta Cikuli. FDGjSh i vitit 1976 është botim zyrtar i ASHSH, i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, u hartua sipas vendimit të Kongresit të Drejtshkrimit,1972, dhe zbërthen e plotëson “Drejtshkrimin e Gjuhës shqipe”,1973. Drejtshkrimi i Gjuhës shqipe,1973, dhe FDGjSh,1976, janë dy vepra që përbëjnë një të tërë organike të pandashme, një nga tri veprat madhore kodifikuese të Pasluftës: bazat teorike shkencore, parimet, synimet, si dhe detyrat konkrete praktike i kanë të njëjta.
    FDGjSh,2011, është një vepër e r…