Skip to main content

Posts

Showing posts from February, 2011

Mjekësia popullore për dhimbjet e shpinës, ilaçet që kurojnë diabetin dhe si kurohen sëmundjet e mëlçisë

Sipas statistikave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë 8 në 10 persona në rang botëror, kanë vuajtur qoftë dhe një herë të vetme nga dhimbja e mesit. Dhimbja e mesit prek pothuajse të gjitha moshat, por shpeshtësia e saj ndryshon në grupmosha të ndryshme. Dhimbjet e mesit shfaqet në të gjitha moshat, pavarësisht se është më e shpeshtë në moshën e mesme, kjo për shkak të sforcimeve fizike që përballet kjo moshë. I sëmuri që ka ose ka pasur lumbago (dhimbje mesi) është i ekspozuar ndaj manifestimeve të dëmtimeve të disqeve lumbare, shiatikut apo dhe lumbago kronike etj. Për këtë arsye sot në suplementin e përjashëm të së shtunës “Tirana Observer” boton këshillat e mjekësisë popullore për të kuruar dhe parandaluar sëmundjet e shpinës. Gjithashtu në këtë suplement do të mësoni për cirrozën e melçisë, nga shkaktohet dhe si ta kurojmë. E ndërkohë specialistët e sëmundjeve të mëlçisë dhe sistemit tretës besojnë se rruga më e mirë për të eliminuar dhjamin në mëlçi është gjimnastika dhe ulj…

Me ipsum ames… Parathënie

Ky libër u shkrua në pranverë-verën e vitit 1998, kur unë isha ende studente e apasionuar e letërsisë. Pasi e mbarova m’u desh ta mbyllja në raftin e gjërave të përfunduara. Çelësat e pamundësive e lanë për shumë vite aty brenda. Kapitujt e fundit u plotësuan në vjeshtë-dimrin e vitit 2009. Mungesa e një subjekti të mirëfilltë letrar është e qëllimshme. Ashtu siç jeta njerëzore nuk ka një skenar të projektuar saktë, por shpesh është veç një vorbull e ngatërruar, edhe reflektimet mbi të janë pothuajse të tilla. Personazhi është shumëdimesnional në transformimet e tij. Një qënie komplekse e ndryshueshme si një figurë gjeometrike, e cila vërtitet nëpër rrjetat e frikshme të fatit. Format që merr janë njëkohësisht ndjesitë e çuditshme në marrëdhënie me gjithçka që e rrethon. Bota e tij është një simbiozë e përkryer mes Zanafillës dhe kohërave moderne. Është përralla e verbër të cilën njërëzimi kërkon ta besojë e njëkohësisht e vërteta e hidhur që dhemb. Shprehjet në latinisht janënostalgj…

Thembra…!

Petrit Nika
“Thembra e Akcilit”, shkruar nga shkrimtari dhe filologu Agron Tufa, polifoni rrëfimore me tejkalim zhanri; tek libri mund të gjesh mjaft aspekte për të teorizuar mbi rrëfimin si akt dhe krahas kësaj për ta analizuar tekstin si përmbajtje. Libri në fjalë përbëhet nga ca rrëfime specifike që autori i quan miniatura. Këto rrëfime mirëfilli nuk janë në fakt as ditar, as memoar, as letërsi, as gazetari dhe ndërkohë janë të gjitha bashkë të shkrira në një. Ngjarjet janë të vërteta. Rrëfimi është i vërtetë. Autori është i vërtetë. Areali historik është i vërtetë

1. Rrëfimi është akt i gjallë me të cilin janë marrë gjerësisht teoricienët e letërsisë në kohë dhe në vende të ndryshme. Një ndër konstatimet interesante është përcaktimi i tregimtarisë si shenjë e identitetit njerëzor. Në vazhdën e këtyre konstatimeve që lidhen me aktin e rrëfimit, një ndër përkufizimet më poetike dhe lakonike për rrëfimin e jep dhe formalisti rus Tzvetan Todorov tek “Poetika e prozës”, kur thotë se rrëfi…

Atashohet teoria për "Tokën në Rritje dhe Zhvillim"

BARBARA e Jacques Prévert (Tri versione përkthimesh në shqip)

01.
BARBARA
Kujtoje, Barbara Atë ditë mbi Brest shiu binte litar dhe ti ecje buzagaz, e lumtur trëndafil me vesë, e qullur nga shiu Kujtoje, Barbara Atë ditë mbi Brest shiu binte litar dhe unë të takova në rrugën e Siamit ti buzëqeshje dhe unë buzëqeshja si ti Kujtoje, Barbara unë nuk të njihja ti nuk më njihje Kujtoje sidoqoftë kujtoje atë ditë mos harro në strehën e një hajati rrinte një njeri dhe në emër të thirri Barbara dhe ti rende drejt tij nëpër shi e qullur, trëndafil me vesë dhe ti iu hodhe në qafë Kujtoje këtë, Barbara dhe mos më ki zët që me ti po të flas unë u flas me ti atyre që i dua edhe kur veç njëherë i kam parë u flas me ti gjithë atyre që duhen edhe kur nuk i njoh fare Kujtoje, Barbara mos e harro, pra