Skip to main content

Posts

Showing posts from 2011

Këshillat e fundit të mjekësisë moderne për shëndetin

Mjekësia gjithmonë bazohet në përvojën njerëzore, madje është shkenca në të cilën përvoja vlen shumë. Prandaj në jo pak raste shkenca mjekësore i është referuar përvojës nga disa mijëra vjet më parë e më pas me realizimin e ilaçeve. Po çfarë thotë mjekësia moderne, cilat janë kërkimet më të fundit shkencore? “Tirana Observer” sot publikon këshillat më të fundit nga shkenca mjekësore për sëmundjet që rrezikojnë organizmin dhe mirëqenien e njeriut. Në këtë suplement janë përmbledhur plot 45 të reja nga studimet shkencore për sëmundjet më të shpeshta në trupin e njeriut dhe këshillat për t’i njohur dhe shmangur ato. Duke filluar që nga këshillat për kancerin, sëmundjen e veshkave, diabetin, trombozën e shumë të tjera si këto. Shega ndihmon zemrën, gjakun dhe tretjen. Vaji i ullirit zgjat jetën dhe kuron sëmundjet kardiovaskulare. Tetraciklina pengon përhapjen e kancerit. Peshku parandalon hemorragjinë cerebrale. Në një speciale prej 4-faqesh ju do keni mundësi të mësoni të rejat nga mjek…

100 këshilla mjekësore për të shëruar sëmundjet e shekullit 21

Ai i cili vendoset i pari në listë është gjithmonë shëndeti. Shpeshherë kur përballemi me probleme të vogla a të mëdha në jetën e përditshme, kërkojmë se pari të jemi të shëndetshëm. Se shëndeti fizik e mendor është ai që e bën të plotë trupin e njeriut e vetë jetën. Sigurisht, sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por, nëse do ishte e mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Por dhe në ato raste kur dikush është prekur nga një sëmundje e caktuar, ekzistojnë procedura të thjeshta që mund të ndiqen në kushtet e shtëpisë, të cilat ndihmojnë në mos përkeqësimin e gjendjes. Çelësi është gjithnjë tek informacioni. Specialistët e shëndetësisë angleze kanë deklaruar se 35 për qind e sëmundjeve në trupin e njeriut shfaqen nga mungesa e njohurive. Jo pak herë është vërtetuar se janë vetë njerëzit ata që i dëmton kolesterolin, që krijojnë probleme me mushkëritë, që acarojnë funksionimin e mëlçisë apo që nuk kujdesen aq sa duhet për …