Skip to main content

Posts

Showing posts from August, 2010

Recetat e mjekësisë popullore për të luftuar sëmundjet e aparatit tretës, stomakut dhe zorrëve

Njeriu është në kërkim të vazhdueshëm në çdo kohë me anë të shkencës dhe mjekësisë për të bërë të mundur evitimin apo kur është e mundur edhe shërimin e plotë të një numri të madh sëmundjesh në trupin tonë, duke bërë të mundur një jetë të shëndetshme. Një rol të rëndësishëm luan ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit. Sëmundjet e aparatit tretës shpesh si shkak kryesor kanë një regjim ushqimor dhe një ushqim të papërshtatshëm. Por jo vetëm kaq. Mjaft prej tyre mund të arrinin të parandaloheshin falë një ushqyerje të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Ndërkohë, shkenca ka arritur, falë studimeve të ndryshme, që të tregojë se mjekimi nëpërmjet ushqyerjes së përshtatshme (terapia mjekësore popullore) përmirëson cilësinë e jetës dhe kursen shpenzime për kujdesin mjekësor. Por çfarë është një ushqyerje e përshtatshme dhe e ekuilibruar? Të gjithë kemi preferencat tona për frutën më të shijshme. Kjo edhe pa e ditur se brenda një kokrre lajthie apo ulliri, gjenden vitamina…

Mjekësia popullore dhe këshillat e mjekëve: Ja sëmundjet që shërojnë vajrat bimore

Vajrat esencialë bimorë, të përftuar nga bimë të ndryshme, kanë dhënë rezultate të mira në kurimin e disa sëmundjeve, veç kësaj kanë gjetur një përdorim të gjerë edhe në kozmetikë për trajtimin e të gjitha problemeve të lëkurës. Këta vajra bimorë janë të pasur me shumë lëndë ushqyese dhe kuruese dhe në sajë të përbërjes së tyre kanë specifikat e veta në trajtimin e sëmundjeve. Në suplementin e sotëm në “Tirana Observer” paraqit vajrat eterike të nxjerrë nga bimë dhe pemë të njohura, të cilët kanë gjetur një përdorim të gjerë në mjekësinë popullore. Përveç rëndësisë që kanë vajrat eterikë në organizmin e njeriut, ju do të njiheni edhe me mënyrën e përdorimit të tyre. Aromaterapia është njëra ndër fushat më të popullarizuara të mjekësisë tradicionale dhe është e pranishme në shumë kultura. Dhjetë vitet e fundit, kur njeriu i është kthyer natyrës, ajo është riaktivizuar. Aromaterapia është formë e mbajtjes së mirë fizike dhe psikike, zbut dhembjet, jep bukuri, etj. Aromaterapia i jep nje…