Skip to main content

Posts

Showing posts from July, 2010

Psikoterapia pozitive, si na e ndryshon cilësinë e jetës

Të jesh pozitiv në jetë dhe t’i shohësh gjërat me më shumë dritë dhe shpresë është plotësisht e mundur. Kjo edhe pse shpesh mund të të duket se bota që jetojmë zotërohet nga errësira dhe pesimizmi. Për të ardhur në një gjendje të tillë, njeriu duhet të punojë me veten dhe veç kësaj e rëndësishme është që të ndjekë edhe këshillat e duhura nga njerëz dhe mendje që kanë studiuar dhe kanë arritur rezultate në këtë fushë. Një nga shkollat që të mëson se si të orientohesh drejt në njohjen e vetes dhe përdorimin e aseteve pozitive brenda saj në përfitim të një pozitiviteti në qenien tënde është ajo e Psikoterapisë Pozitive.Sipas profesor Ceskos, trajner i kësaj psikoterapie, Psikoterapia Pozitive u vjen në ndihmë njerëzve për të gjetur dhe përmirësuar kualitetin e jetës, ristrukturimin e balancës së modelit në jetë, si dhe qasjen e tërësishme në konflikte, probleme dhe simptoma shëndetësore. “Psikoterapia Pozitive është një perspektivë humanistike me karakter psikodinamik në psikoterapi, që …

Para se të dashuroja…

Pablo Neruda



Para se të dashuroja, e dashur,
Asgjë s'ishte e imja:
endesha rrugëve, midis sendeve
asgjë s'kishte vlerë, as emër nuk kishte:
vetëm ajër që priste ishte bota.
Unë pashë sallone në ngjyrë hiri,
galeri të banuara prej hënës,
hangare të pashpirt në ndarje,
pyetje që ngulnin këmbë në rërë.
Gjithçka ishte bosh, e vdekur, e heshtur,
rrëzuar, braktisur, lëshuar;
gjithçka ishte e huaj, tjetërsim,
e të tjerëve ishte dhe e askujt, -
gjersa bukuria jote dhe varfëria
e mbushën vjeshtën me dhurata.

Shqipëruar nga Fatos ArapiUpdated 13 hours ago · Comment · LikeTasha MeceFationa MahjaJoni Plus and 62 others like this.Elda PepaMire bukuria por varferia c'ne ia ka mbushur me dhurata parapleqerine me dhurata ketij?13 hours ago · 

Mimozat

Martin Camaj


Simjet per te paren here
mimozat ne doren e nji vashe i pashe
qetsisht tue marrun fryme si ne dege.

Mimozat erdhen tue pru me vehte
ngjyren e ditve te blera,
afshin e zemrave qe rriten nga nji fije
per dite, pershperitjet e egra e te lehta
te atyne qe shkelen ne prakun e jetes
me kambe te dyshimta, me frige.
Me duer tona te vrashta,
te zanuna me sende tjera,
s'kemi si me u perkite
dhe aroma juej humb ne eren e luleve
te mbytuna ne parzmet e grave vjeshtore.
Lule mimozash, bartse kujtimesh,
mes stinve e te pa stine
na s'kthejme kurr ma te ju.

Simjet per te paren here
mimozat ne doren e nji vashe i pashe
qetsisht tue marrun fryme si ne dege.

Marre nga LIRIKA MIDIS DY MOTEVE (f.54-55) e poetit Martin Camaj
Botim "HYLLI I DRITES"
1995


Updated on Tuesday · Comment · LikeUnlikeJoni Plus, Teuta Gjergjaj, Albana Jeminaj and 37 others like this.Bukro Iljazipershendetje >botime shqiptare> asshtu si eshte shprehur shkrimtari per frymen e mimozave ,ashtu frymosemi ne duke lexuar…

Letrat

Dritëro Agolli

Kur dashuroheshim në kohën tonë,
Kur tretesha dhe digjesha për ty,
Nga njëri-tjetri letrat vinin vonë,
Kalonte dhe një muaj apo dy.

Po ndofta dashuria mbahej gjallë,
Se zjarrin mbanin letrat në udhëtim
Me bicikletë a mushkë apo me kalë
Në vapë e shi, dëborë dhe thëllim.

Kur dashuroheshim në kohën tonë
Me zor na vinin letrat fshat-qytet
Nuk kishim nëpër dhomë telefonë
Dhe në ëndërr s'kishte faks dhe internet.

Megjithatë më mirë që nuk kishte
As telefon, as internet, as faks,
Se fjalë e nisur shpejt dhe mund ta vriste
Një dashuri të vjetër për një cast.
Updated 4 hours ago · Comment · LikeMajlinda Sinani LulajNedda UjkaniEva Hysi and 41 others like this.Tringa Shalae papare!4 hours ago ·