Skip to main content

Posts

Showing posts from April, 2010

Historitë e dashurisë së shkrimtarëve më të famshëm shqiptarë

Si e ka propozuar Ismaili Helenën, deri te Dritëroi me Sadijen

Nëse tradita do që dashuria t’i bëjë njerëzit më të bukur, në këtë rast janë ata që e bëjnë më të bukur dashurinë. Dashuritë e njerëzve të letrave s’mund të jenë kurrsesi më pak të bukura se veprat e tyre. Një dashuri shumë interesante është ajo mes Ismail dhe Helena Kadaresë. Ajo një vajzë e re, që adhuronte shkrimtarin e madh, e guxon t’i dërgojë edhe një letër atje në Moskë, që të lexonte një krijim të saj. Ndërsa ai, një djalë modern, me famë e i paparashikueshëm. A s’ishte i tillë Kadareja, kur i shkoi Helenës së bukur në konvikt në qytetin Studenti dhe nxori një brisk, e ashtu pa folur e papandehur i preu një pjesë të gërshetit, dhe veprimin-habi e shoqëroi me fjalët “e dua për kujtim”. Apo kur i shkoi në shtëpinë e prindërve në Elbasan dhe ndërsa të gjithë kujtuan se do t’i kërkonte dorën, ai ia këputi gjumit pa e hapur fare muhabetin e shumëpritur. Dasma e Ismail Kadaresë në vitin 1963 ishte edhe fillimi i një dashu…

“Atdheu është atdhe, bile edhe atëherë, kur të vret” ( Letra-Testament e shkrimtarit Mitrush Kuteli, drejtuar gruas dhe fëmijëve të vet)

“Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë, gjer në vuajtje”
Letra-Testament e shkrimtarit Mitrush Kuteli, drejtuar gruas dhe fëmijëve të vet Kjo është Letra-Testament, që shkrimtari Mitrush Kuteli, u drejtoi gruas dhe fëmijëve të tij, para se të ndahej nga jeta, në kushtet e njohura kur nuk i lejohej dalja në dritë, botimi i veprave të tij, dhe, sigurisht, për pasojë, edhe të vuajtjeve të thella shpirtërore. Një nga themeluesit e prozës moderne shqiptare, autor i dhjetëra novelave, (apo rrëfenjave, siç i quante), romaneve, poeti, studiuesi, përkthyesi i shkëlqyer, ekonomisti i talentuar dhe atdhetari i madh, u dënua me burg pas një gjyqi farsë, duke u akuzuar, madje, edhe si propagandist i Luftës së Tretë Botërore (!)… Gjimnazistet e Shkollës së Gjuhëve të Huaja, Fiona Kopali dhe Klaudia Hasanllari, ia kërkuan Letrën-Testament familjes së shkrimtarit. Po e botojmë këtë Letër–Testament, me disa pak shkurtime të pjesëve thjesht familjare.
E dashur Efterpi, Këtë letër, që është ndoshta …

E qeshura, terapia që i bën mirë shëndetit

Me efekte të ngjashme me ato të sportit, të qeshësh ul tensionin e gjakut, redukton stresin, stimulon oreksin dhe vendos në punë sistemin imunitarTë qeshurat gjatë ditës i bëjnë mirë shëndetit. Me efekte të ngjashme me ato të sportit, të qeshësh ul tensionin e gjakut, redukton stresin, stimulon oreksin dhe vendos në punë sistemin imunitar. Analizat më të përparuara biologjike konfirmojnë sot atë që Norman Cousins kishte nuhatur që në vitet ‘70. Drejtori i shumë gazetave dhe pacifisti amerikan vuante nga shumë sëmundje. Kur mjeku i diagnostikoi një patologji të rëndë në zemër, ai vendosi të vetëkurohej, sipas një terapie të bazuar te filmi i vëllezërve Marx. “Dhjetë minuta e qeshur më bënte të flija pa dhembje për disa orë. Kur efekti mbaronte, ndizja sërish televizorin”, tregonte ai. Më shumë se sa për medaljen e paqes së Kombeve të Bashkuara të fituar në vitin 1971, sot Cousins mbahet mend si babai i terapisë së të qeshurit. Pikërisht atij, i prekur nga një sëmundje e dhimbshme reuma…

Harpa e Eolit dhe një shenjë e cekësisë së shijes shqiptare

EQREM ÇABEJ 



Me rastin e botimit besnik të poezisë së Poradecit sipas botimeve të Bukureshtit, ja dhe një shënim nga një njohës jo i zakontë i veprës së tij, Eqrem Çabej.
Gjuhëtari flet që më 1929 në një tekst "Mbi poesin' e Lasgush Poradecit", ndërsa autori ishte në gjendje kritike shëndetësore
Eqrem Cabej (ne mes), Norbert Jokl dhe Lasgush Poradeci ne nje feste kombetare ne Austri
Poesia e Lasgush Poradecit ka shumë vjet që tingëllon në veshin e Shqiptarit; po e ngadalshme e si nga lark, si harpa e Eolit: vetëm në kohët e fundit, me rastin e sëmundjes së tija të rëndë, vetëdija kombëtare u zgjua, dhe fletoret janë plot me artikuj për të e për ndihmat materiale q'i mblidhen.
Po sa di vetë gjer tani kurrkush nuk është marrë estetikërisht me poezinë e Lasgush Poradecit.
Nga Shqiptarët që kam pyetur më të shumëve u pëlqejnë do vjersha idyllike si "Kroi i Poradecit" kurse shumë të paktë i shijojnë thellësitë moderne të tija: një shënjë e cekësisë së shijes shqiptare…

FILOZOFI KALLËZIMTAR (Nga libri në proces: Djalli brenda nesh, që së shpejti pritet të dalë nga shtypi)

Agim Vinca
Për të flitej si për një njeri të rrallë, shumë të ditur, shumë punëtor, patriot, erudit, gjeni. Emri i tij dëgjohej shpesh në biseda studentësh e intelektualësh dhe hasej gjithnjë e më shpesh në faqet e shtypit e të periodikut, poende, edhe në kopertina librash. Filozof, estet, sociolog, politikolog, punëtor shoqëroro-politik, publicist, aktivist, shkurt: gjithçka. I lumi ai për vete dhe lum ne për të! Ai i ka lexuar të gjithë librat e bibliotekës së tij prej mijëra librash. Merre nga rafti cilindo libër dhe hape ku të duash, në cilëndo faqe: ai e di pikë për pikë se ç’shkruan në të! Kështu flitej për të. “I ka lexuar dhe i di përmendsh të gjithë librat filozofikë, që nga Platoni e Aristoteli e gjer te Marksi e Engelsi!” - më pat thënë në një rast një kolegu im student, patriot i Filozofit. Në fillim mendova se tallej, por ai e kishte seriozisht dhe s’kishte bir nëne që mund ta bindte për të kundërtën. Në qoftë se ti e kundërshtoje, duke i thënë se ishte e pamundur ajo që th…

At Justin Rrota Dorëshkrimi i rrallë që na zbulon një korife.

Karl Prennushi, Fishta, Justin Rrota e Shtjefën Gjeçovi
Át Donat Kurti ÁT JUSTIN RROTA O.F.M. (Biografi)


Nji gjysë oret mbas mjesnatet të ditës 21 Dhetuer 1964, ne e hâne, u dá këso jete P. Justin Rrota, tuj pasë te kryet shoqin
e vet, P. David Pepën. Diq në Kuvend t’Arrës së Madhe. P. Justini (Ndoci) kje i treti fëmijë nder gjashtë, (katër vëllazen e dý motra) që leu me 17 Fruer 1889 në Shkoder prej Gjushit të Gjon Qerraxhis (Rrota) e prej Shaqes së Ják Vjerdhës. - Kje pagzue me 18 Fruer prej don Ndoc Nikaj e i kje ngjitë êmni Ndoc.
Fill mbas azilit, qi pat bâ te Tina e Nikës në Serreq, u shkrue në Shkollen Françeskane, kû kreu pesë klasë fillore e nje klasë qytetze. Mundit e kujdesit të mësuesve të vet u përgjegji me nji sjellje t’urtë e me zéll nder mësime. I butë per natyrë, nuk përzihej aq fort me shokë per lojë e per argtime. Rruga e tij e perditshme ishte shpí e shkollë. Tuj i pasë prindët fetarë e të ndershem, e i drejtuem shpirtnisht prej katekistit t’atëhershem të shkollës, P. P…