Poezi nga Mihai EMINESKU
U shua jeta...
Iu shua jeta Venecjes së praruar,
S’dëgjon vallzim, s’sheh drita, kënga shteri,
Portalesh pleq, mes shkallësh prej mermeri
Fut kryet hëna, muret për t’i argjenduar.
Okeanusi mbi kanale qan ngadalë,
Për shekuj varg mbart lulen e rinimit,
T’i falë nuses frymën e gjallimit,
Mbi ujra shfaqet e kumbon me valë.
Kalatë porsi varre heshtjen zgjatën.
I vetëm, prift që kohrash mbet në jetë,
Shën Marku me trishtim godet mesnatën.
Me gjuhë prej Sibile, por zëdet,
Me tinguj të qetuar hedh mandatën:
“Më kot, o djem, nuk ngjallet kush u tret!”
Mortua est!
Pishtar i përndritshëm mbi varret e njoma,
Një tingull këmbane në orët e vona,
Një ëndërr që flatrën e zbut në trishtim,
Kështu e kaptove të botës pengim.
Kalove kur qielli ish fushë kthjellore,
Me gurra prej qumshti, me lule diellore,
Kur retë si nata - pallat turivrarë,
Prej hënës hyjneshë me radhë janë parë.
Më ngjake si hije argjendi ndriçuar,
Me krahët të ngritur, drejt qiejve drejtuar,
E skelat e reve i ngjit, shpirt i gjorë,
Mes …