Skip to main content

Posts

Showing posts from February, 2010

Fatos Kongoli: Franca, liria ime dehëse në vitet e izolimit

Nga Admirina Peci

Është një mot i çuditshëm. Bie shi me gjyma, stuhi e rrebesh… mandej një diell i madh vesh rrugët e kryeqytetit gjithë
ndriçim. S’është çudi që pas pak kohe të të zërë një stuhi breshëri… Me Fatos Kongolin, takohem në kafenenë e përhershme plot me libra në “Friend’s Book House”. Sa përmendim motin, ai kujton një shprehje që elbasanasit e përdorin gjithmonë. “E di si është ky mot? - thotë ai tek perifrazon njerëzit e qytetit të tij. - Është lagatera”. Ç’do të thotë, e pyes? “Është një fjalëformim”, - shpjegon ai. Lag dhe ter. Diçka që ndodh kaq afër në kohë sa nuk mund ta ndash. Njëkohësisht, i lagur nga këto reshje të befta dhe i terur nga ky diell plot shkëlqim”...
Sidoqoftë, takimi ynë nuk ka qëllim këtë zbërthim gjuhësor. Shkak është bërë një bisedë e lënë pezull që nga ceremonia e dorëzimit të titullit të lartë “Kalorës i Legjionit të Nderit” në ambasadën franceze. E veç kësaj, si për të na shtyrë më tej një lajm i sapombërritur. Në Spanjë sapo ka dalë nga botimi li…

Kumti i vdekjes

Astrit Cani
LibriPër  vëllimin me poezi “Me mujtë me fjetë me kthimin e shpendve” të Ledia DushitDalja e përmbledhjes me poezitë e Ledia Dushit, në një vëllim të hollë me ilustrimet e Franc Dushit, vëllait të poetes, për botimet IDEART u festua tek libraria “Andrra e Jetës”. Rreshtat e mëposhtëm përmbledhin gjërat kryesore që pata shansin të shpreh me atë rast. Ajo çka e ka karakterizuar e kushtëzuar poezinë shqipe qysh prej heshtjes së Lasgushit, është artificialiteti. Kjo përbashkon si poetët e realizmit socialist, që akoma gjenden në tekstet tona shkollore, ashtu edhe poetët e modernizmit kopjativ të viteve të tranzicionit. Në këtë lumnajë të turbullt, Frederik Rreshpja ka qenë përjashtimi më i mirë. Kur them artificialitet, nuk kam parasysh mospraninë e natyrës në poezi, por praninë artificiale të saj. Me qëllime e mjete artificiale. Ky artificialitet karakterizon poezinë e patalentuar të të gjitha kohërave dhe vendeve. Zakonisht ne mund ta njohim atë qysh në titujt e përmbledhjeve…

E dini se sa të rrezikuar jeni kur bëni dashuri?

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme nuk janë shumë të njohura, por kanë pasoja fatale. Ja një udhëzues i vogël për të mësuar se si të kujdeseni për trupin tuaj, edhe në momentet e pasionit“Ishte një moment pasioni, ndaj e lamë veten të rrëmbeheshim prej tij”. Kështu fillojnë pothuajse të gjitha tregimet e atyre që për shkak të pasionit të momentit mund të kenë marrë ndonjë sëmundje të keqe. Kur bëni dashuri pa u mbrojtur, nuk rrezikoni vetëm të mbeteni shtatzënë, por të merrni edhe sëmundje të tjera. Ndryshe quhen sëmundje ngjitëse (ose seksualisht të transmetueshme) dhe emrin e kanë marrë nga Venusi, perëndesha e dashurisë. Këto infeksione janë të bezdisshme, shqetësuese dhe ndonjëherë vdekjeprurëse, si virusi HIV. Por si mund të mbrohemi prej tyre? Natyrisht duke përdorur prezervativë, nëse dëshironi ta mbroni veten dhe partnerin, e të keni një jetë më të shëndetshme seksuale. Marrëdhëniet e pambrojtura (këtu përfshihet edhe ajo orale) rrezikojnë shëndetin tuaj. Marrëdhënia anal…

Sa më shumë cigare të pini aq më shumë ulet koeficienti i zgjuarsisë

Cigaret u bëjnë dëm edhe mendimeve. Kur pimë duhan koeficienti i zgjuarsisë zvogëlohet. Të paktën këtë thekson një studim amerikan, sipas të cilit pirja e zakonshme e duhanit ndikon negativisht në tru. Duke parë rezultatet, studiuesit kanë vënë re se vlera maksimale e koeficientit të zgjuarsisë së duhanpirësve është 98, ndërsa ata që nuk e kanë vesin, 101Çibuk, puro dhe cigare. Shpesh zbulimet e mëdha mbajnë firmën e duhanpirësve. Një shembull është fizikani amerikan Julius Robert Oppenheimer. Për talentin e tij, qeveria e Shteteve të Bashkuara i besoi projektin “Manhattan”. Ishte viti 1942 dhe ai ndërtoi bombën e parë atomike, ajo që u hodh në Hiroshima dhe Nagasaki. “Sot shkenca ka njohur mëkatin”, u shpreh në atë kohë ai. Gjithsesi, një studim i sapopublikuar vë në diskutim zgjuarsinë e personave që varen nga duhani. Jo vetëm për arsye se sfidojnë fatin, duke vënë në rrezik shëndetin e tyre, por edhe sepse koeficienti i zgjuarsisë zvogëlohet kur pi shumë duhan.Cigaret u bëjnë dëm e…

Dhimbja e dhimbjeve të gruas shqiptare në kohën e diktaturës

Papiloma virus, e pranishme edhe te meshkujt

Pas një studimi është vërtetuar se shkakton abortin e parakohshëm te femratHPV-ja prek edhe meshkujt: 4 për qind të personave të shëndetshëm dhe 11 për qind të atyre që janë sterilë. Tashmë një studim shkencor thekson se spermatozoidet që transportojnë ADN-në virale në vezë modifikojnë fertilizimin dhe zhvillimin e embrionit, duke u bërë shkaku kryesor i një aborti të parakohshëmEdhe një herë, papiloma virus tregoi se është armiku i shëndetit seksual, si te meshkujt ashtu dhe te femrat. Në fakt jo vetëm që është përgjegjës për kancerin e qafës së mitrës, por edhe për ndonjë incident që ka lidhje me abortin. Gjithçka varet nga spermatozoidet që transportojnë HPV-në në vezë. Pasi ka hyrë, ADN-ja virale modifikon fertilizimin dhe zhvillimin e embrionit. Ai që ka identifikuar lidhjen mes papilomës dhe abortit është profesori Carlo Foresta, nga Universiteti i Padovas, së bashku me ekipin e tij të punës. “Shumë njerëz mendojnë se papiloma virus prek vetëm femrat, por në të vërtetë është një…

Ushqimet më të rrezikshme në botë

Revista Time: Ato që janë të shëndetshme mund dhe t’ju vrasin
Nga sallata, kikirikët, peshku ton, kafja e deri tek kërpudhat

Akademia Amerikane e Pediatrëve ka publikuar listën e ushqimeve më të rrezikshme në botë. Janë ushqime të nevojshme, disa shumë të shtrenjta, por që nëse s’i përdorim siç duhet mund të na shkaktojnë vdekjen,ose thjesht të na sëmurin për ca ditë. Sipas një studimi të ri, hot-dogët përbëjnë kërcënim dhe për fëmijët sepse mund t’u mbeten në fyt ndaj ato duhet të shoqërohen me tabela paralajmëruese. Rreth 17 përqind e rasteve të asfiksisë së shkaktuara nga ushqimet tek fëmijët nën dhjetë vjec shkaktohen nga hot-dogët. Ndaj ata konsiderohen si një prej dhjetë ushqimeve më të rrezikshme të vitit. Fugu është një lloj peshku që shërbehet me feta të holla nga shefat e kuzhinës. Të brendshmet e fugut, vezët dhe mëlçia përmbajnë një lloj helmi, i cili është 1200 herë më shumë helmues se cianidi. Toksina është aq e fuqishme sa një dozë mikroskopikë mund të vrasë 30 njerëz. Pë…

Dy libra të rinj me poezi “Sentiment dhe “Kristal i krisur”

FLUTURA AÇKA & DEMIR GJERGJI

Këto ditë gazetari dhe poeti i njohur Isidor Koti, ka nxjerrë në qarkullim dy libra me poezi “Sentiment” dhe “Kristal i krisur”.  Përveç fushës akademike dhe gazetarisë ku punon prej vitesh, ai është kthyer edhe në një poet të kërkuar nga lexuesit, duke u vlerësuar edhe nga emra të famshëm të letërsisë shqiptare. Dy poetët Flutura Açka dhe Demir Gjergji, të cilët janë edhe kuratorët e dy librave të rinj të poetit, këtë herë sjellin mendimin e tyre për autorin dhe poezitë e tij: “Kisha kohë pa lexuar poezi strofike dhe gati po besoja se mund të ishte e huaj për një brez të ri poetësh shqiptarë, që, për arsye fare të kuptueshme, lëvrojnë vargun e lirë. Poezia e Isidor Kotit në librin e tij më të fundit “Sentiment” ishte një befasi dhe dhe më solli në kujtesë ëmbëlsinë, finesën dhe ritmin e poezisë strofike shqiptare, veçmas atë të Lasgushit. Ndoshta kjo pse në vargjet e Isidor Kotit ka shumë figura të rimarra në një sfond të ri poetik që e bëjnë poezinë …

NJË LIBËR ME TREGIME I POETES MIMOZA AHMETI

Anton Gojçaj


Ekuivoket e një narracioni (Mimoza Ahmeti, Ich liebe dich, Adlia, Love Story, tregime, Marin Barleti, Tiranë, 2009)Libri “Ich liebe dich, Adlia” përbëhet nga tetë tregime, ku secili prej tyre është një tërësi e rrumbullakuar në vete, por që së bashku krijojnë një vëllim unik në diversitetin e tyre… i bashkon fuqia shprehëse dhe figurative e fjalëve, ngarkesa e trishtë e mendimeve, eleganca dhe lehtësia e narracionit në vetën e parë, shkëndijat e një inteligjence shpërthyese dhe një sinkretizëm magjepsës i gjuhës së prozës me elemente lirike. Titulli në gjuhën gjermane (i shoqëruar nga nëntitulli anglisht) sigurisht nuk është i zakonshëm në traditën tonë letrare, por shpreh botëkuptimin që ka autorja për artin dhe misionin e tij. Tregimi “Ich liebe dich, Adlia” është rrëfim për një grua “të gjithëkohshme”, një violiniste të bukur që detyrohet të punojë si përkthyese. Ajo nuk ka fat në dashuri dhe nuk mund të jetë me mashkullin e dashur edhe si rrjedhojë e ndryshimeve të kur…

Fëmija i Hënës

Miranda HaxhiaNëse Edmond Tupja shkroi librin dhe i vuri titullin “Dhimbja premton dashuri”Nëse Edmond Tupja shkroi librin dhe i vuri titullin “Dhimbja premton dashuri”, është çasti që kjo gjë e dhuruar të shpërndahet dhe të edukohet në të gjithë ata që arrijnë të shikojnë syrin e zbehtë të një djali autik në kopertinën e librit të autorit; në të gjithë ata që arrijnë të duan jetën e një autiku, të cilin nuk e kanë parë kurrë e që ndoshta nuk do ta shikojnë kurrë, por që mësojnë të përdorin vështrimin për të përqendruar vëmendjen e shoqërisë ndaj një problemi të madh social – cili është fati i fëmijëve autikë në Shqipëri dhe cila është e ardhmja e tyre? Dhe ajo që është më e rëndësishmja, të gjithë ata që nuk janë bërë ende prindër, kanë fatin që të lexojnë librin e parë të këtij lloji të botuar në Shqipëri nga një autor shqiptar. Dhe jo libër dosido. Një libër-manual për mësimin e gjuhës së thjeshtë dhe të bukur shqipe. Më kishte marrë malli të lexoja libër të autorëve shqiptarë të s…

Poezi për vrasje në mes të natës së 26 shkurtit 1951

Nga Agim Xh DëshnicaPak fjalë për ngjarjen e kobshme/Më 26 shkurt 1951, diktatura e egër komuniste, veproi sërish me vrasje barbare, pa ligj, pa gjygj e pa turp, kundër 22 qytetarëve të pafajshëm.  Akti i egër u krye në terr të natës, pranë Urës së Beshirit. Lajmi tok me mallkimin u përhap kudo me pëshpërimë, sepse për çdo krim dëshmitari është i pranishëm përherë. Qysh të nesërmen nëpër shtëpitë e Tiranës, fshatarët e asaj zone trokitën të tronditur në dyert e miqve të tyre dhe sipas një zakoni të vjetër, treguan se ç’kishte ndodhur në mes të natës.  
Përse i vranë këta njerëz të mirë? Dokumentet gjyqësore të pafirmosura që ruhen edhe sot, hedhin dritë për ato ditë e net të frikshme. Një bombë ishte hedhur përtej murit në anën e shkretë të oborrit të Ambasadës Sovjetike, pa dëmtuar askënd. Krerët e trembur të diktaturës, me E. Hoxhën e M. Shehun në krye, u mblodhën menjëherë dhe hartuan listën për arrestime dhe njëkohësisht morën vendimin e jashtëligjshëm ndaj dhjetra qytetarëve të Ti…

Lukë Kaçaj dhe palltoja e Moskës

ROLAND GJOZA



Shënime nga udhëtimet në memorie, IV. Takimet surreale me Lukë Kaçajn gjatë xhirimeve për dokumentarin kushtuar baritonit me fat tragjik. Arrestimi, vdekja e Anës dhe jeta e kotë në Shqipërinë e pas nëntëdhjetës
Prisnim Lukë Kaçajn te Pergola (një bar intim ngjitur me televizionin publik, që s'është më.) Ishte koha e rrushit. Bistakët e mëdhenj me tajgë të kuqe dhe hafiz ali, sterrë të zinj si korbi, gati arrinin gotat tona me konjak.
Kamerieri, një djalosh i një shkrimtari të shquar që i binte kitarës netëve në një lokal tjetër për tre grosh, priste me gërshërë të mëdha bistakë me rrush dhe i vinte me kujdes mbi tabakanë e pijeve me nudot tahitiane të Gogenit.
Ne prisnim Lukë Kaçajn, baritonin e famshëm, që rusët e kishin lutur të qëndronte përgjithmonë në Moskë. Ai qe kthyer në atdhe, se ishte dishepull i Françeskut të Asizit, nuk i ndahej zemra asesi nga Shkodra e Fishtës, si dhe prej asaj shkollës së fretënve, ku kishte kënduar fare i ri në korin e kapelës Halelujën e…