Skip to main content

Posts

Showing posts from January, 2010

Mjekësia popullore: Ja si të kuroni sëmundjet me bimë mjekësore

Si të përgatisni çajrat me bimë mjekësore për të kuruar sëmundjet e zemrës, tensionit, diabetit, kancerit, sëmundjet e trurit, e shumë të tjera. Pjesët e bimës që duhet zier dhe sasia që duhet përdorur.Si të dini të përdorni bimët kuruese të gjendura në natyrën shqiptare. Cilat janë efektet kuruese të këtyre bimëve. Çfarë këshillojnë mjekët popullorë. Disa mënyra të thjeshta për të luftuar sëmundjet. Gjithçka në numrin e sotëm, në një suplement prej pesë faqesh.

“Të kemi shëndetin” themi shpeshherë kur përballemi me probleme të vogla a të mëdha në jetën e përditshme. Se shëndeti fizik e mendor janë ato çka e bëjnë të plotë trupin e njeriut e vetë jetën. Sigurisht, sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por, nëse do ishte e mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Por dhe në ato raste kur dikush është prekur nga një sëmundje e caktuar, ekzistojnë procedura të thjeshta që mund të ndiqen në kushtet e shtëpisë, të cilat ndihmoj…

Gjuha e patriotëve

Jorida Pasku

Gjuha e njerëzve që mbështesnin Kongresin e Lushnjës më 1920. Ekspozohen letra dhe fotografi, vendimet e ngjarjes historike, fragment nga kushtetuta dhe sende të Aqif Pashë Elbasanit. Në Muzeun Historik Kombëtar deri më 31 janar




Letra drejtuar Këshillit të Lartë, fotografi të burrave të shtetit të 1920-ës, himni dhe betimet e kryesisë dhe të delegatëve, portreti në bronz i kryetarit Aqif Pashë Elbasani, si dhe sendet personale, bastuni, thika, bashkë në ekspozitën e hapur deri më 31 janar në Muzeun Historik Kombëtar, me rastin e 90-vjetorit të Kongresit të Lushnjës. Një ngjarje me vlerë historike, që kaloi pa u ndjerë. Nga zyra e shtypit e Ministrisë së Kulturës erdhi një njoftim tri ditë pas aktiviteteve që u organizuan në Lushnjë, më 24 dhjetor. Ndër të gjitha materialet e nxjerra nga fondi i Muzeut Historik Kombëtar, janë tetë letra të mbyllura në një tryezë xhami, që të ndjellin kureshtjen.
Didaskalitë thonë: "Masat popullore mbështesin vendimet e Kongresit të Lushn…

Gjuha e patriotëve

Jorida Pasku

Gjuha e njerëzve që mbështesnin Kongresin e Lushnjës më 1920. Ekspozohen letra dhe fotografi, vendimet e ngjarjes historike, fragment nga kushtetuta dhe sende të Aqif Pashë Elbasanit. Në Muzeun Historik Kombëtar deri më 31 janar


Imzot Bumçi dhe Aqif Pashe Elbasani



Letra drejtuar Këshillit të Lartë, fotografi të burrave të shtetit të 1920-ës, himni dhe betimet e kryesisë dhe të delegatëve, portreti në bronz i kryetarit Aqif Pashë Elbasani, si dhe sendet personale, bastuni, thika, bashkë në ekspozitën e hapur deri më 31 janar në Muzeun Historik Kombëtar, me rastin e 90-vjetorit të Kongresit të Lushnjës. Një ngjarje me vlerë historike, që kaloi pa u ndjerë. Nga zyra e shtypit e Ministrisë së Kulturës erdhi një njoftim tri ditë pas aktiviteteve që u organizuan në Lushnjë, më 24 dhjetor. Ndër të gjitha materialet e nxjerra nga fondi i Muzeut Historik Kombëtar, janë tetë letra të mbyllura në një tryezë xhami, që të ndjellin kureshtjen.
Didaskalitë thonë: "Masat popullore mbësh…

Peter Morgan, një studim për Kadarenë në komunizëm

Botohet anglisht një libër prej 400 faqesh

Jeta dhe krijimtaria e Ismail Kadaresë gjatë diktaturës përbëjnë subjektin e studimit që Peter Morgan, profesor i Studimeve Europiane në Universitetin e Australisë Perëndimore, i ka kushtuar shkrimtarit shqiptar në gjuhën angleze. Libri prej 400 faqesh, i botuar nga “Legenda” e “Oksford&London”, është një biografi e jetës së shkrimtarit në diktaturën shqiptare të Enver Hoxhës. “Ismail Kadare: Shkrimtari dhe diktatura 1957-1990” është rrëfimi i dy mjeshtërve të shahut të vendosur kundër njëri-tjetrit gjatë tri dekadave për fatin e Shqipërisë, tha profesor Morgan. “Përveçse një shkrimtar gjeni, Kadareja ishte një takticien brilant, i cili ia doli mbanë të mbijetonte në regjimin më të ashpër dhe shtypës të të gjitha regjimeve. “Shqiptarët përbëjnë një pjesë të vogël, por të rëndësishme të Australisë multikulturore dhe nëpërmjet veprës së shkrimtarit dhe intelektualit më të madh shqiptar, ne mund të arrijmë t’i kuptojmë më mirë shqiptarët, hi…

Misioni përkthim

Në Shtetet e Bashkuara letërsia e huaj injorohet nga një treg i fiksuar pas kërkimit të bestsellerit

Këto që po kalojmë janë ditë të vështira për industrinë e librit. Tekstet e përkthyera janë vetëm 3 për qind e tregut të librave amerikanë dhe universitetet i kanë ndërprerë buxhetet e tyre. Megjithatë, duket se asgjë nuk e dekurajon “Open Letter”, një shtëpi e vogël botuese që merret me publikimin e letërsisë së huaj, e themeluar një vit më parë me mbështetjen e Universitetit të Rokesterit, në Nju Jork. “Jashtë është një numër i madh lexuesish që janë të interesuar për letërsinë e huaj dhe nuk arrijnë të marrin atë që dëshirojnë”, shpjegon Chad W. Post, drejtori i shtëpisë botuese “Open Letter”. “Edhe pse është një situatë pak e vështirë, ne nuk kemi ndërmend të rrimë duarkryq”, thotë ai. Asnjë nga 16 titujt e librave të publikuar deri tani nga “Open Letter” nuk ka shitur më shumë se tremijë kopje, por përpjekjet e shtëpisë botuese kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e lexuesve dhe të kr…

Salinger, ikja e fundme e një të ikuri

JD Salinger është një nga emrat më të mëdhenj të letërsisë amerikane, me një vepër që solli në jetë personazhin e famshëm të adoleshentit Holden, që në kërkim të dashurisë, vëmendjes dhe arritjes së burrërisë përjetoi gjithë andrallat e një brezi të sapodalë nga lufta. Salinger shkroi një libër që u bë më i famshëm se vetë ai, pozicionin e të cilit deri më sot nuk e ka sfiduar askush në letërsinë amerikane

Në një shoqëri si kjo e jona, ku antivlerat janë ato që ngrihen në piedestal dhe reklamohen me forcë nga makina e pamëshirshme dhe keqdashëse e propagandës, shpesh njerëzit që mbartin vlera të vërteta fshihen për të përcjellë kumtin e tyre vetëm përmes veprave. Ata nuk kanë nevojë për lavdinë vezulluese që zakonisht në publik e marrin të paaftët, apo reklamuesit e antivlerave. Atyre u mjafton që të mos lënë pa thënë atë për të cilën erdhën në jetë. Përcjellja e mesazhit, mbërritja e tij te njerëzit është shpërblimi më i madh që mund të marrin dhe që ata vetë presin. Në këtë shoqëri d…

E mira dhe e keqja pas Rajhut të Tretë

Disa çështje mbesin kurciale, e kaluara nuk kalon kurrë.

Nga Alessandra Iadicicco La Stampa

Siegfried Lenz, lindur në Prusi 83 vite më parë, do të marrë këto ditë në itali çmimin Nonino, të cilin do t’ia dorëzojë autori italian Claudio Magris. Çmimi i jepet sidomos për librin Një minutë heshtje. Delikatesa me të cilën ka “pëshpëritur një histori dashurie pa kohë” dhe madhështia me të cilën “ka ditur ta ballafaqojë pa retorikë dramën e një populli”, janë meritat ia njeh juria e kryesuar nga V.S. Naipaul dhe e përbërë nga Adonis, Peter Brook, Norman Manea, Edgar Morin dhe Ermanno Olmi. E takojmë në Hamburg.

Çfarë efekti ju bën sot ta rilexoni, përmes një distance prej 40 vitesh, temat si lufta dhe nazizmi, dhuna dhe persekutimi, raporti mes autoritetit, “gëzimit të detyrës” dhe “detyrës së mosbindjes”?
“Leksione në gjermanisht u botua më ’68, por janë disa aspekte ende aktuale në këtë libër. Çështje si përgjegjësia morale, modelet që duhet ndjekur, metodat edukative, konfrontimi mes të mi…

Libri me i madh ne bote

Libri më i madh në botë, i cili ishte
bërë për rivendosjen e monarkisë,
do të hapet për ekspozim
për publikun për herë të parë në
historinë e vet 350 vjeçare.
Një tregtar holandez i quajtur Yohannes
Klencke ka bërë një atlas rreth dy metra
të lartë, për të cilin nevojiten gjashtë
veta për ta mbajtur, për monarkun e
kthyer në një ofertë për të fituar simpatinë
e tij në vitin 1660.
Tani do të jetë një prej atraksioneve në ekspozitën
e Bibliotekës Britanike, të titulluar
“Magnificent Maps: Power, Propaganda and
Art”. Peter Barber, i cili është përgjegjës për
koleksionet e hartave, ka thënë për atlasin e
Klencke-s: “Në një nivel është një ryshfet; në
nivelin tjetër është një mendjemadhësi intelektuale
që do të rrethonte të gjithë dijen e botës
në një libër.”
Atlasi përmban 39 harta, përfshirë ato të
kontinenteve të botës, Britanisë dhe vendeve
të tjera të rëndësishme europiane.
Rreth 100 harta të murit janë zgjedhur, disa
nga Biblioteka Britanike dhe të tjerat janë
marrë hua, për të përfaqësuar atë se si janë
përd…

Luan Rama

Arjola Hekurani






“Dorëshkrimet e purpurta” dhe “Parisi letrar” janë dy vëllimet e reja që sjellin para lexuesit shkrimtarin Luan Rama. Libri i parë, veç të tjerash, sjell edhe ndodhinë interesante të studiuesit francez, Pierre Batiffol i cili zbuloi kodikët e Beratit dhe i dyti, u drejtohet autorëve francezë më në zë si: Hygo, Balzak, Flober, Bodler, Apollner, Eluard apo Colette, Desnos dhe Duras...
Në kërkim të historive të panjohura
Historitë e panjohura, apo ato për të cilat nuk është folur ende, e shtyjnë të derdhë në letër dhe të flasë për ngjarje apo karaktere interesante. Personazhet e tij thuajse gjithnjë kanë diçka për të thënë apo për të shkëmbyer me lexuesin. Shqipëria dhe Franca gjejnë ngaherë një pikë takimi në librat e tij, edhe atëherë kur janë histori të trilluara. Së fundmi, Luan Rama ka zgjedhur të vijë para lexuesit me dy vëllime të reja, “Dorëshkrimet e purpurta” dhe “Parisi letrar”. I pari, veç të tjerash, sjell edhe ndodhinë interesante të studiuesit francez, Pierre …

Çfarë ndodh në një qendër rehabilitimi

Dhënia e tepruar ndaj seksit është një patologji si shumë të tjera, me rrënjët e ngulura thellë në fëmijëri. Bëhet fjalë për sjellje që ta nxjerrin jetën jashtë kontrollit dhe ta fusin nëpër hulli të paimagjinueshme. Varësia ndaj seksit nuk karakterizohet vetëm nga dobësia e marrjes së vendimit të duhur kur je përballë një tundimi apo një joshjeje, por ka të bëjë edhe me sjelljen seksuale në tërësi
Historia e Tiger Woods, sportistit më të pasur dhe më të famshëm të botës dhe dramës së tij të fundit familjare dihet. Megjithatë, për ata që nuk e kanë dëgjuar bëhet fjalë për publikimin e dhjetëra marrëdhënieve dhe historive që kampioni i golfit ka pasur me bukuroshe të ndryshme, ndërkohë që ka qenë i martuar. Kështu, për të shpëtuar emrin dhe ndoshta edhe martesën, atij i rekomanduan që të shkonte të “dezintoksikohej” në një shtëpi të posaçme kure, ku rehabilitohen ata që kanë probleme me varësinë ndaj seksit, sepse rasti i Wood pa dyshim që ka të bëjë me një patologji, edhe pse për disa …

Anton Cehov, si ka qene

Nga Marian Fell*


Vitet e fundit te shekullit te nentembedhjete ishin te ngjyrosura per Rusine plot me medyshje dhe gjithkund mbreteronte merzia. Pika kulmore e vitalitetit ne vend, qe ishte arritur gjate luftes kunder turqve, ishte dobesuar shume ne fillimi te viteve '80, duke lene pas vetes nje nivel gati te vdekur apatie, i cili zgjati derisa jeta filloi te gjallerohej serish nga interesi i larte, qe po ngjallte Revolucioni. Gjate ketyre viteve tejet gri, vendi gati i shkrete dhe qytetet e fjetura provinciale te Rusise gati e varrosen nje fshataresi, e cila ishte skllaveruar nga mungesat e shumta dhe varferia e skajshme si edhe nje klase e larte e edukuar, qe ishte e skllaveruar tashme nga pertacesia dhe kotesia. Shumica e "intelektualeve", qe s'kishin edhe nje mundesi te vetme shkarkimi te energjive te tyre, ishin te kenaqur ta largonin merzine e tyre ne shishen e vodkes dhe ne lojera te pafundme letrash; ndersa vetem me idealistet ne kete atmosfere te mbytur gulco…