Skip to main content

Posts

Showing posts from November, 2010

Pjesë nga libri “Sekreti”

Nuk mund ta ndihmosh botën duke u perqëndruar në gjërat negative.Nëse përqendrohesh tek ato, jo vetëm që i shton më tepër, por njëkohësisht tërheq më shumë gjëra negative në jetën tënde. Kur shfaqen imazhe të diçkaje që ti nuk e dëshiron, duhet të ndryshosh mënyrën e të menduarit dhe të emetosh një sinjal të ri.Edhe nëse është një problem botëror, ti nuk je i pafuqishëm.Ke gjithë fuqinë e duhur.Përqendrohu në faktin që të gjithë jetojnë në gëzim.Përqendrohu në bollëkun e ushqimit.Përqendroji mendimet e tua të fuqishme tek ajo që është e nevojshme.Ke aftësinë për t`i dhënë aq shumë botës duke emetuar ndjenja dashurie dhe mirëqenieje, pavarësisht asaj çfarë ndodh përreth teje. Rhonda Byrne
Shumë herë njerëzit më thonë: ‘’James duhet të jem i informuar.’’ Ndoshta duhet të jesh i informuar, por nuk ke pse mbytesh me informacionin. James Ray
Kur zbulova Sekretin, vendosa të mos shihja më lajme apo të lexoja gazeta, sepse nuk më bënin të ndihesha mirë.Shërbimet informative dhe gazetat nuk duhen …

Eliminimi i stresit në fytyrë, me metoda natyrale

Tensioni psikik mund të shfaqet në pamjen e lëkurës në tri mënyra: me tkurrjen e muskujve (shtangim i fytyrës), ngushtimin e enëve të gjakut (zbehje, humbje e shkëlqimit dhe freskisë)..
Kur të jeni në fuqi të plotë, trupi juaj prodhon qeliza të cilat luftojnë me bakteret dhe viruset dhe nuk lejojnë që ta sulmojnë lëkurën tuaj. Prandaj, sasia e madhe e stresit dhe ulja e imunitetit ndikojnë dëmshëm në lëkurë. Prandaj, puçrra do të mbetet në lëkurë disa ditë ose, ndoshta, edhe disa muaj jeni përmbajtur të gjitha rregullave për mirëmbajtjen e lëkurës, rregullisht i keni bërë trajtimet kozmetike, keni harxhuar të holla për kremra të mira, mirëpo edhe më tej keni telashe me lëkurë problematike.
Studimet Kërkimet më të reja tregojnë se niveli i lartë i kortizolit - hormon i stresit, mund të jetë shkaktar për probleme të shumta dermatologjike. Kur jeni të tensionuara, trupi juaj prodhon hormone, ndërsa pasojat katastrofike nuk mund të fshihen, sepse shfaqen pikërisht atje ku shihen më së shumti…