Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2010

FRAGMENT NGA ROMANI “ NATA PA MËNGJES”

Biser Mehmeti Biser Mehmeti, u lind në fshati Sefer të Preshevës, shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Ferizaj, kurse fakultetin e letërsisë dhe të gjuhës shqipe në Prishtinë. Gjatë kohës sa ka qenë stundent ka bashkëpunuar me revistat "Zëri i rinisë" dhe "Bota e re" ku ka botuar një numër të madh shkrimesh gazetareske, por edhe krijime të ndryshme letrare. Me shkrime letrare  merret që nga shkolla e mesme Është bashkautor në librin “Katërmbëdhjetë autorë” i botuar në vitin 1985 në Ferizaj,nga Klubi letrar “De Rada”( të cilin pushteti i atëhershëm  e pati djegur!)dhe në antologjinë “Orët e bardha” të krijuesve të klubit letrar “De Rada” të Ferizajt,botuar në vitin 2001. Në gazetën "Bota sot" ka botuar një numër të madh tegimesh. Në vitin 2004 në SHB "Vatra" në Shkup ka botuar romanin "Nata pa mëngjes". Në dorëshkrim ka përmbledhjen me tregime "Katër kalorësit e apokalispsit". Punon në Ferizaj si  mësimdhëns i gjuhës shqipe.


PËRMBLEDHJA POETIKE: "KRISMA E FJALËS" nga SHABAN CAKOLLI

KRISMA E FJALES
Autori: Shaban Cakolli

JEHONA E SHEKUJVE

Aty pran trotuarit
rrokaqielli përgëdhel yjet
më poshtë
nën hije purgatori
tenda e fshehur e mallkimit


Në guvën e shpirtit

Në guvën e shpirtit

Shpresa – ylber amshimi
ngrihet hark në qiell
nënë të cilin rrjedh
lumi i amshimit

Kush është ai trim
që mund ta kapërcejë
harkun e fatit të vet
që poemën e vet
ta dëgjojë për së gjalli


FJALA JUAJ

Në kujtesë do mbetet
ajo fjalë
që vjen maleve
me flakën e kushtrimit
heu
kush është trim
se ora ka ardhë
ujkun e çalë
ta heqim zvarrë
nëpër baltë


UNË DHE MALLI

Tërë natën bashkë
unë dhe malli

na mbyti halli
i kësaj jete jallane

Kur s’kam gjumë fare
ndez një cigare
brengat t’ kthej në tym


DROJA

Druaj se djalli
me xixa stralli
na vizaton yllin
midis balli

Vijnë pastaj hijenat
t’i grisin pelenat
e foshnjeve të palindura

Këta klysh popi
soji e sorrollopi
që të pijnë gjak populli
shekulli s’i ngopi

Në këtë rreth harkor
të rrugëtimit mizor
vetëm lëmshi i fatit
na mbeti në dorë


FJALA E HUMBUR

Mbeta pa fjalë
a ditën kur jam nisur në jetë
rrugëve të paruugë
në …

Poezi nga Viola Isufaj

Viola Isufaj ka lindur në Durrës në vitin 1980. Punon si pedagoge në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjise, Dega Gjuhë-Letërsi, Universiteti i Tiranës.
Ka botuar artikuj shkencorë, ka kumtuar në disa konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare si dhe ka botuar disa cikle poetike dhe librat në prozë : Zotit M., një letër, Saga e Gjarprit, Ditë të askujt.
Gjuha e prozës së saj është vlerësuar si "një lloj etheje e ëmbël, e përmbajtur dhe luksoze" , ndërsa me natyrën e shkrimeve të saj është thënë nga kritika se "i është imponuar një lexuesi të kufizuar, por tepër cilësor: shkrimtarë, profesorë, studiues e studentë, deri tek Ismail Kadareja, i cili shkroi një parathënie parashikuese e vlerësuese."
Viola Isufaj është intervistuar disa herë në Shqipëri e Kosovë për veprimtarinë artistike dhe studimore.




Palas
Diell
Diell i bardhë
Dallgë të bukura
Kuaj të bukur
(grishje të bukura)
...
Lulet e rralla të zemrës sime
Janë më të pagane
Nga të gjitha.





Ish- mjellma e liqenit që më sh…