Skip to main content

Posts

Showing posts from September, 2010

FREDERIK RRESHPJA, i dënuar në dy burgje, i lirë në lirikë! (1940 – 2006)

Nga Petraq KOTE

Të shkruarit është jetë qeni, por e vetmja jetë që vlen të jetohet. Gustave Flaubert
Dikur Rreshpja kishte evoluar mbi këtë urtësi të hidhur të bërësit të Madame Bovary (1857)  : Unë nuk shkruaj,  përshkruaj… më sakt poetoj. Frederik RRESHPJA ishte i dënuar të jetonte në dy burgje njëherëshi. Në burgun e madh Shqipëri dhe në  më të tmerrëshmin e vogël, atë të Spaçit a kush e di se me ç’emër tjetër! Ky i vogli e kishte bërë dhe s’e kishte bërë të “ egër “ Frederikun, por burgu i madh, supertmerri Shqipëria ( e rrethuar me tela me gjëmba për rreth trurit të sajë e këta tela me gjëmba, me rrymë elektrike. Të mos hynin e të mos dilnin mend ) e kishte daltuar  të “ hidhur “,  “ vetmitar “… “ fatthënës “ si Dodana e Tomorrit. Ai kurrë nuk u zemërua me pasojën, urreu shkakun, shkaktarët  dhe  nuk e shau kurrë Atmëmëdheun siç e shau Fishta, Konica etj.. Ai e dinte… asnjëherë ndonjë poet nuk u bë  më i madh se Atdheu i tij!... dinte thënien e Sokratit " Poetët janë vetëm inter…

FREDERIK RREPJA, i dënuar në dy burgje, i lirë në lirikë! ( 1940 – 2006 )

Dikur Rreshpja kishte evoluar mbi këtë urtësi të hidhur të bërësit të Madame Bovary (1857): Unë nuk shkruaj, përshkruaj… më sakt poetoj. Frederik RRESHPJA ishte i dënuar të jetonte në dy burgje njëherëshi. Në burgun e madh Shqipëri dhe në më të tmerrëshmin e vogël, atë të Spaçit a kush e di se me ç’emër tjetër! Ky i vogli e kishte bërë dhe s’e kishte bërë të “ egër “ Frederikun, por burgu i madh, supertmerri Shqipëria ( e rrethuar me tela me gjëmba për rreth trurit të sajë e këta tela me gjëmba, me rrymë elektrike. Të mos hynin e të mos dilnin mend ) e kishte daltuar të “ hidhur “,“ vetmitar “… “ fatthënës “ si Dodana e Tomorrit. Ai kurrë nuk u zemërua me pasojën, urreu shkakun, shkaktarët dhe nuk e shau kurrë Atmëmëdheun siç e shau Fishta, Konica etj.. Ai e dinte… asnjëherë ndonjë poet nuk u bëmë i madh se Atdheu i tij!... dinte thënien e Sokratit " Poetët janë vetëm interpretë të Zo…

Atij, edhe padeshtas, i shkon syni ke brumi njerzues (Nga arti i Martin Camajt)

Ernest Koliqi

Nga arti i Martin Camajt

Camaj, tashma, ka nji emën mirkumbues ndër shijuesa të poezis shqiptare. Me veprat e derisotmen ka bindë se u pajis nga natyra me nji talent të hollë e njiherit të fuqishëm. Ai fillon parabolën e vet ashtu e aty ku shum tjerë dëshirojnë me sosë mbas nji jete kalue n’ethe të përpjekjeve në lamë të letresis. Dukagjini,- ky vis ku u ruejtën të paprekuna doket e burrnija stërgjyshore dhe ku banorët mund të njehen ma tepër se ngjeti tepricë katallajsh ilirjanë, kursye nga stuhia zvetënuese kavaletave,- Dukagjini, thom, tekembramja gjeti mjetin shprehës. Grumbulli indiesive ndrydhë ndër mote vjen tue u shfaqë. Pamjet e ndryshme të jetës së vendit të vet dalin nëpër art të tij të vizatueme me drita e me hije dridhëse. Atij, edhe padeshtas, i shkon syni ke brumi njerzues. N’ato vigaj të rrzuem, ai kërkon njerin. Lufta qi Malsori ndërmerr për me dal nga gurëzimi i nji gjendjeje shoqnore kurrkund në pajtim me kohën e sotshme, ia thekë shpirtin. Ai s’don qi …

N’Saraje Camaj!

Violeta Murati 

Me botimin në numrin e parë të saj, “Kritika, tremestrale shqiptare”, e konceptuar nga Leka Ndoja, asnjë libër tjetër nga Martin Camaj nuk ndodhet në treg. Përkushtimi autorial i kushtohet Camajt me rastin e 85-vjetorit të lindjes. Në libraritë e kryeqytetit nuk ekziston ndonjë libër apo vëllim poetik nga ky autor. Ndërsa në postën elektronike dramaturgu Stefan Çapaliku na njofton se ditën e shtunë, në bar restorant “Sarajet” ka përgatitur një performancë teatrore me veprën e Camajt, e organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike. Një njoftim i pambërritur akoma është se nesër Akademia e Shkencave ka gati një konferencë kushtuar Camajt
Me botimin në numrin e parë të saj, “Kritika, tremestrale shqiptare”, e konceptuar nga Leka Ndoja, asnjë libër tjetër nga Martin Camaj nuk ndodhet në treg. Përkushtimi autorial i kushtohet Camajt me rastin e 85-vjetorit të lindjes. Në libraritë e kryeqytetit nuk ekziston ndonjë libër apo vëllim poetik nga ky autor. Ndërsa në postën elek…

Poezi nga Alma Papamihali

Alma Papamihali
Ajri im (nga libri - Shtegtim pulebardhe)

O natë që përkulesh ngadalë, e shtrihesh si shelg mbi liqen, patjetër çfarë doje tregove ndaj ikën e pas më nuk vjen.
Në shtrat ashtu mbledhur kruspull, të mbeturat orë shfleton, vetë ajri në "të dashur" shndërrohet, ndaj ëndrra më ndryshe shijon.
Dhe nata përkulet ngadalë e s´do të tregojë më se ç´di, me ngjyra të çelura është veshur, se vetë dashuria s´mban zi.

Paqe Qielli (Nga Libri - Shtegtim pulebardhe)
Mjaft folëm për dashuritë, për ato që ndonjëherë, me çmimin sakrificë puthen, si të përjetshme hiqen, (dhe kur me krahë janë) por shpesh si flutura,