Skip to main content

Tregimi argëtues, një krijim alla amerikan

nga Mark Twain


Rrëfimtari është i pafajshëm dhe i gëzuar me veten. i duhet
të ndalojë shpesh nga të qeshurat e forta; por trupi i tij
ngjethet nga nënqeshjet e brendshme; dhe në fund pas 10
minutash audienca shpërthen në të qeshura.
Thjeshtësia dhe pafajësia, sinqeriteti dhe pavetëdija e
fermerit plak janë krejt artificiale dhe rezultati është një
interpretim i hijshëm dhe i këndshëm njëkohësisht

Pauza është një tipar
jashtëzakonisht i rëndësishëm
në çdo lloj tregimi. Duhet të
ketë gjatësinë e duhur – as më
shumë e as më pak – ose
përndryshe dështon apo e
humbet qëllimin e tij dhe
shkakton trazira

Arti i të rrëfyerit një
tregim argtëtues është
krijuar në Amerikë dhe ka
mbetur po aty. Ky lloj
tregimi rrëfehet me
ashpërsi; rrëfimtari bën
të pamundurën për ta
fshehur të vërtetën për të
cilën dyshohet, duke
qenë se ajo mbulohet me
të qeshurën dhe
zbavitjen; por, ama,
rrëfimtari i një tregimi
komik të tregon që në
fillim se kjo është gjëja
më e bukur që ai ka
dëgjuar ndonjëherë, më
pas e tregon me një
kënaqësi energjike dhe
është ai personi i parë që




pjesë nga
“Historitë komike
dhe të mençura”


Nuk pretendoj aspak t’ju rrëfej ndonjë
histori ashtu siç duhet rrëfyer. Thjesht pretendoj
të di se si duhet rrëfyer një histori,
sepse kam qenë i shoqëruar përditë me ekspertët
e rrëfimtarëve të historive prej shumë
vitesh.
Ka shumë lloje historish, por vetëm njëra
prej tyre është e vështirë – ajo argëtuesja.
Do të shkruaj gjatë për këtë. Tregimi argëtues
është amerikan, tregimi komik është
anglez, tregimi i mençur është francez.
Tregimi argëtues varet nga ndikimi që ka
mbi mënyrën e të rrëfyerit; tregimi komik dhe
ai i mençur ndikohet nga çështja që trajton.
Tregimi argëtues mund të jetë i gjatë dhe
mund të mos arrijë askund; por tregimet
komike dhe të mençura duhet të jenë patjetër
të shkurtra dhe të mbarojnë një një pikë
të caktuar. Tregimi argëtues gyrgullon gjatë,
të tjerët fiken më shpejt. Tregimi argëtues
është një vepër arti – një art delikat – dhe
vetëm një artist mund ta rrëfejë bukur atë;
por asnjë lloj arti nuk është i nevojshëm në
të rrëfyerit e llojeve të tjera të tregimit;
çdokush mund t’i rrëfejë ato.
Arti i të rrëfyerit një tregim argtëtues është
krijuar në Amerikë dhe ka mbetur po aty.
Ky lloj tregimi rrëfehet me ashpërsi; rrëfimtari
bën të pamundurën për ta fshehur të
vërtetën për të cilën dyshohet, duke qenë se
ajo mbulohet me të qeshurën dhe zbavitjen;
por, ama, rrëfimtari i një tregimi komik të
tregon që në fillim se kjo është gjëja më e
bukur që ai ka dëgjuar ndonjëherë, më pas e
tregon me një kënaqësi energjike dhe është
ai personi i parë që qesh me atë që tregon.
Nganjëherë, nëse ka patur sukses, ndjehet
i gëzuar dhe i lumtur njëkohësisht, vetëm
për faktin se përsërit “thelbin” e tij, sheh
fytyrë për fytyrë ata që dëgjojnë, duke
mbledhur edhe duartrokitjet dhe më pas nis
e përsërit.
Është patetike, gjithsesi. Shumë shpesh,
sigurisht, tregimi argëtues dhe përçartës,
madje edhe i shkëputur mbaron me një thelb,

pikë, me një krismë apo si doni ta quani ju
vetë.
Më pas dëgjuesi duhet të jetë vigjilent,
sepse në shumë raste rrëfimtari e heq vëmendjen
nga thelbi i ngjarjes, me pretekstin
se nuk di ende bërthamën e saj.
Artemus Ward përdorte pikërisht këtë
mashtrim në një masë të madhe, madje; më
pas audienca e vonuar e kap shakanë.
Dan Setchell e ka përdorur këtë metodë
para tij, Nye dhe Riley dhe të tjerët e përdorin
edhe sot e kësaj dite. Por rrëfimtari i
tregimit argëtues e shqipton keq thelbin e
ngjarjes; ai ngre zërin herë pas here. Kur e
riprodhon atë, në Angli, Francë, Gjermani
dhe Itali ai e nënvizon, vendos disa pika
çuditëse pas saj dhe nganjëherë e shpjegon
në parantezë. E gjitha kjo duket paksa e
mërzitshme dhe na shtyn të heqim dorë nga
argëtimi për një hop.
Më lejoni t’ju sjell një shembull për
metodën komike, duke përdorur një anekdotë
që ka qenë shumë popullore në mbarë
botën që prej 150 vjetësh. Rrëfimtari e rrëfen
kështu:

USHTARI I PLAGOSUR

Në rrjedhën e një beteje të caktuar, një ushtar,
këmba e të cilit u qëllua prej një ushtari
tjetër, i cili po nxitonte për ta kapur pas shpine;
më pas djali i sjellshëm i Marsit, e mbajti mbi
supe të pafatin. Plumbat dhe topat fluturonin
nga të gjitha drejtimet.
Në një kohë të shkurtër, e thirri një oficer që
i tha: “Ku po shkon me këtë kërmë?”
“Në prapavijë, zotëri, ka humbur njërën
këmbë”.
“Këmbën?” ia kteu oficeri i habitur “do të
thuash kokën, apo jo mor budalla?”
Prej andej, ushtari e lëshoi tjetrin dhe qëndroi
i shushatur. Më pas mori fjalën dhe tha:
“Është e vërtetë, zotëri, ajo që më thatë”. Më
pas, shtoi “POR AI MË THA SE ISHTE KËMBA E TIJ!!!”
Këtu rrëfimtari shpërthen në të qeshura,
duke përsëritur thelbin e tregimit herë
pas here me anë të gulçimeve dhe britmave.
Duhet vetëm një minutë e gjysmë për ta
treguar këtë te një tregim komik; nuk ka
vlerë rrëfimi, sidoqoftë. Sa i takon tregimit
argëtues, duhen të paktën 1o minuta dhe
kjo është gjëja më e bukur që kam dëgjuar
ndonjëherë – siç thotë James Whitcomb Riley.
Ai e rrëfen nën petkun e një personazhi
fermer plak, i cili e kish dëgjuar për herë të
parë dhe ia rrëfen fqinjit të tij në mënyrë të
përsëritur ngjarjen.
Por ai nuk mund ta mbajë mend; kështu
që e përzien të gjithë dhe sorrollatet pa
shpresë rreth e rrotull, duke i dhënë rëndësi
detajeve të mërzitshme që i përkasin përrallave
në fakt; duke bërë gabime të vogla
herë pas here dhe duke mos i korrektuar ato;
duke kujtuar gjëra që ka harruar t’i vendosë
në vendin e duhur; duke ndaluar së rrëfyeri,
ndërkohë që duhet të përpiqet të kujtojë
emrin e ushtarit që ishte plagosur, dhe më
në fund duke sjellë ndër mend emrin e ushtarit
që nuk është përmendur fare dhe duke
thënë me gjakftohtësi se emri i tij nuk kishte
fare rëndësi e të tjera me radhë.
Rrëfimtari është i pafajshëm dhe i gëzuar
me veten. i duhet të ndalojë shpesh
nga të qeshurat e forta; por trupi i tij ngjethet
nga nënqeshjet e brendshme; dhe në
fund pas 10 minutash audienca shpërthen
në të qeshura.
Thjeshtësia dhe pafajësia, sinqeriteti dhe
pavetëdija e fermerit plak janë krejt artificiale
dhe rezultati është një interpretim i
hijshëm dhe i këndshëm njëkohësisht.
Ky është arti – vetëm një mjeshtër mund
ta kuptojë mirë atë. Për t’i bashkuar mospërputhjen
me absurditetin, duket si një
mënyrë e paqëllimtë. Kjo është baza e artit
amerikan. Një tjetër tipar është shqiptimi i
gabuar. E treta është vënia në dukje e diçkaje
pa e ditur atë dhe që del nga të menduarit
me zë të lartë.
E katërta dhe e fundit, është pauza. Armemus
Ward do t’ia niste të rrëfente me një
gjallëri të madhe diçka që është menduar
dhe duket vërtet një mrekulli; më pas humb
besimin dhe pas një pauze shton një vërejtje
të papërshtatshme në një mënyrë krejt
të veçantë; tani duket se mina po shpërthen.
P.sh. ai mund të thoshte me padurim dhe
mjaft i zemëruar “Dikur më ka ndodhur të
njoh një burrë në Zelandën e Re, që nuk
kishte asnjë dhemb në gojë”, këtu do të ishte
fikur fare frymëzimi i tij; një pauzë heshtjeje,
mendimtare vijon më pas dhe ai mund
të thoshte si një ëndërrimtar “ai burrë mund
të kafshonte më mirë se ata që kanë dhëmbë”.
Pauza është një tipar jashtëzakonisht i
rëndësishëm në çdo lloj tregimi. Duhet të
ketë gjatësinë e duhur – as më shumë e as
më pak – ose përndryshe dështon apo e humbet
qëllimin e tij dhe shkakton trazira.
Nëse pauza është shumë e shkurtër,
atëherë pranohet edhe pika mbresëlënëse
dhe audienca gjen kohë për të parë surprizën
e qëllimshme – dhe më pas ju nuk mund t;i
habisni ata, të jeni të sigurt për këtë.
Në podium isha mësuar të tregoja një
histori me fantazma që bëri një pauzë nga
fundi dhe se pauza ishte gjëja më e rëndësishme
në gjithë historinë e rëfyer.

Ja edhe një histori tjetër:




NJË BISEDË TELEFONIKE


Merrni parasysh që një bisedë telefonike
– kur jeni ulur dhe nuk merrni ju pjesë në
bisedë – është një prej kurioziteteve më
solemne të jetës moderne të sotme. Dje po
shkruaja një artikull me temë mbi filozofinë
sublime, ndërkohë që një bisedë zhvillohej
në një dhomë. Vura re se shkruaja më me
kujdes kur dikush nuk e kishte mendjen tek
unë. Kështu nisi. Një pjesëtar i familjes sonë
erdhi një ditë dhe më kërkoi të lidhesha me z.
Bagley dhe ta takoja në qendër të qytetit. Nuk
e dija arsyen, kështu që preka telefonin dhe
ja si vijoi biseda:
Zyra qendrore: (me zë të ashpër) Përshëndetje!
I. Zyra Qendrore?
C. Padyshim që po. Çfarë dëshironi?
I. A më lidhni ju lutem me z. Bagley?
C. Dakord. Prisni pranë receptorit.
Më pas më kapi veshi fjalët shiko, shiko, shiko,
shiko dhe më vonë një zë femëror si cicërimë:
P o? Dëshironit të flisnit me mua?
Pa kthyer përgjigje, mora në dorë telefonin
dhe u ula.
Të ndodh të dëgjosh shumë pyetje; përgjigjet
as që i dëgjon. Nuk ke asnjë interes. Dëgjon tek
jepen ftesa; ti nuk dëgjon falënderime për ftesën.
Ti dëgjon pauza të një heshtjeje të vdekur,
të pasuara nga thirrje të pavend dhe të pajustifikueshme
që vijnë si pasojë e një surprize të
gëzueshme apo të një dhimbjeje, pse jo edhe të
një ankthi.
Nuk mundesh as t’i vësh kokën apo bishtin
një bisede.
Po? Pse, si ndodhi?
Pauzë.
Çfarë thatë?
Pauzë.
Oh, jo, nuk mendoj kështu.
Pauzë.
Jo, jo! Jo, nuk doja të thoja këtë. Doja të
thoja vëri pikat mbi i.
Pauzë.
E ktheva në prapaskenë në një cep.
Pauzë.
Po, më pëlqen kjo mënyrë; por mendoj se
është më mirë më pak zhurmë.
Pauzë.
Unë zakonisht përdor karficë në flokë.
Pauzë.
Çfarë thatë? (mënjanë). Fëmijë, qetësohuni!
Pauzë.
Oh! i dashuri im, mendova se ishte macja!
Pauzë.
Që kur?
Pauzë.
Përse, nuk e kam dëgjuar ndonjëherë këtë.
Pauzë.
Ti po më habit. Duket krejtësisht e pamundur.
Pauzë.
Përse vallë?
Lëvduar qoftë Zoti!
Pauzë.
Mirë, deri ku do shkojë kjo botë? Ç’bëhet
me kishën?
Pauzë.
A ishte nëna e saj atje?
Pauzë.
Përse, z. Bagley, duhej të kisha vdekur fare
prej poshtërimit! Çfarë bënë ata?
Pauzë e gjatë.
Nuk mund të jem shumë e sigurt, sepse nuk
kam marrë shënime vetë.
Pauzë.
Po, jam i mendimit se është shumë e ëmbël
– shumë solemne dhe mbresëlënëse.
Pauzë.
Oh, pika rërshire, pika rrëshire! Kurrë nuk
i lejoj ata të hanë bonbone me shirita. Sigurisht
që ata nuk munden, derisa goja t’u mbushet me
dhëmbë, sidoqoftë.
Pauzë.
Çfarë?
Pauzë.
Ec nga e djathta. Ai është këtu duke shkruar
– kjo gjë nuk e mërzit aspak.
Pauzë.
Shumë mirë, do të vij nëse mundem. (mënjanë).
i dashuri im, nuk lodhesh që e mban në
krahë këtë për kaq shumë kohë? Do të doja të ...
Pauzë.
Oh jo, jo kështu; më pëlqen të bisedoj – por
kam frikë se të lëndoj.
Pauzë.
Vizitorë?
Pauzë.


Jo, ne nuk e përdorim gjalpin.
Pauzë.
Po, kjo është një gjë shumë e mirë; të gjitha
librat për ushqimet, theksojnë se gjalpi është i
pashëndetshëm. As ai nuk e pëlqen aspak.
Pauzë.
Oh, mendoj se është shumë kryelartë.
Pauzë.
Duhet të largohesh? Mirë pra, mirupafshim.
Pauzë.
Po, kështu mendoj. Mirëpafshim.
Pauzë.
Ora 4. Duhet të bëhem gati. Mirupafshim.
Pauzë.
Faleminderit shumë. Mirupafshim.
Pauzë.
Oh, nuk ka problem. Më pëlqeu shumë kjo
që the. Mirupafshim.
(Lë pezull telefonin dhe thotë “Edhe kjo e
lodh goxha krahun!”)
Një njeri thotë një shprehje brutale “mirupafshim”
dhe ky është fundi i bisedës.

Përktheu: Rudina Dahri

Popular posts from this blog

KADARE ME «KUSH E SOLLI DORUNTINËN» U NXIT SHQIPTARËVE ARMIQËSINË ME PERËNDIMIN DHE E BËN IDEATORIN E BESËS PËRDHUNUES TË MOTRËS

Novela e Ismail Kadare, «Kush e solli Doruntinën», e botuar për herë të parë në vitin 1980, mbahet si një nga kryeveprat e këtij shkrimtari. Por kjo novelë, që më pas është quajtur dhe roman, siç ka ndodhur me pjesën më të madhe të novelave të Ismail Kadare, është në fakt një projektim në të shkuarën, me bazë një legjendë të vjetër, i paradigmave ideologjike të propa­gandës së regjimit komunist, të kohës kur u shkrua kjo novelë. Më konkretisht, Kadare letrarizon, me një pro­jek­tim në të shkuarën, paradigmën izolacioniste antiperëndi­more, sipas së cilës gjendja e Shqipërisë komuniste, e kohës kur shkrua­nte autori, si e rrezikuar nga Lindja dhe Perëndimi dhe e izoluar prej tyre, qe një vazhdim i një linje të gjithkoh­shme të historisë shqiptare. Pikërisht Kadare këtë e paraqit tek novela «Kush e solli Doruntinën», e cila u botua në vitin 1980, menjëherë pas prishjes së Shqipërisë enveriane me Kinën, aleatin e vet të fundit të madh. Tash Shqipëria komu­niste i shihte si njëlloj armiq …

ISMAIL KADARE TEK «URA ME TRI HARQE» I PARAQET SHQIPTARËT SI TRIBU XHUNGLE QË EDHE URËN E PARË TË GURTË UA NDËRTUAN SLLAVËT

Novela e Ismail Kadare, «Ura me tri harqe», e botuar së pari në vitin 1978, si pjesë e triptikut (tre novela) me të njëjtin titull, dhe e ribotuar me disa ndryshime në periudhën paskomuniste (këtu i referohem botimit më të fundit, të vitit 2004), mba­het si një nga kryeveprat e Ismail Kadare. Ajo është përkthyer në shumë gjuhë të huaja, por si për të gjithë librat e Kadaresë nuk kemi të dhëna për numrin e kopjeve të botuara dhe të shitura në gjuhë të huaj. Megjithatë, edhe për aq sa është botuar dhe lexuar nga të huajt, ky libër i ka bërë një dëm të madh nacionit (kom­bit) shqiptar, se sipas këtij libri shqiptarët dalin si një popull shumë më i prapambetur se fqinjët në prag të okupimit turk (ngjarjet në novelë zhvillohen në gjysmën e dytë të shekullit XIV), që në këtë kohë nuk kanë ndërtuar as ura të thjeshta prej guri, dhe habiten kur dëgjojnë se mund të ndër­tohet një e tillë. Novela është një projektim në të shkuarën e lar­gët mesjetare e paradigmës ideologjike komuniste të kohës …

KUSH ESHTE HAMLETI?

Nga Profesor Alfred Uçi

Një kritik ka thënë se emrin e Hamletit e dinë të gjithë njerëzit, jo vetëm ata që e kanë lexuar tragjedinë shekspiriane ose që e kanë parë në skenë e në ekran. E me gjithë këtë, para ndërgjegjes estetike njerëzore mbetet pa përgjigje përfundimtare pyetja enigmë: Ç’është Hamleti? Nuk besojmë të ketë një figurë tjetër letrare, për të cilën të jenë zhvilluar shekuj me radhë diskutime pa fund dhe të jenë dhënë aq shumë përgjigje të mençura, të thella, origjinale, ndonëse të pamjaftueshme, se sa për Hamletin(Është llogaritur se zbërthimit të Hamletit i janë kushtuar rreth 25 mijë studime kritiko-letrare). Pyetjes së parë, mund t’i shtohet një pyetje e dytë: A mund të ketë në përgjithësi përgjigje shterruese për këtë çështje? Në përpjekjet për të dhënë shpjegime, në krye qëndron vetë drama e Shekspirit, që bart jo vetëm enigmën, por edhe mundësinë e deshifrimit të saj të saktë. Më mirë se Shekspiri, kush mund ta dinte se ç’është Hamleti! Prandaj vëmendja kryesore dre…