Skip to main content

Joanne Rowling, zonja Harry Potter

Suksesi i librave të shkrimtares duket sikur ka ndodhur sa hap e mbyll sytë, sikur Rowling të ketë shqiptuar heshtur fjalët: Reducto! Petrificus totalus! Diffindo!

Silueta e saj shfaqet papritur në “Royal Albert Hall”, nis e materializohet pak nga pak zana e të gjitha zanave, magjistarja e të gjitha magjive, pse jo shtriga e gjithë shtrigave: Joanne Kathleen Rowling, gruaja e cila ka shpikur sagën e jetimit me shenjë në ballë që e shndërroi në një ndër shkrimtaret më të dashura në botë. Duket grua e brishtë, me një triko golfi tipike turk të lëshuar mbi pantallona, flokët e gjatë të oksigjenuar alla Donatella Versace, me një fytyrë që të kujton një tjetër personazh të njohur, Margaret Thatcher. Suksesi i librave të shkrimtares duket sikur ka ndodhur sa hap e mbyll sytë, sikur Rowling të ketë shqiptuar heshtur fjalët: Reducto! Petrificus totalus! Diffindo! Formula magjike e Harry Potter i ka        garantuar një të ardhme të padiskutueshme gruas që nuk ndalon së shkruari volume të tëra historish fantastike. Pamja gjiganteske e J.K. Rowling gati dominon në fraksionin më të vogël të popullit të saj: miliona fëmijë dhe adoleshentë, pse jo edhe të rritur që janë lidhur fort pas saj, rrëfimeve plot fantazi dhe aventura që mbushin ditët e tyre. Ajo që i bashkon të gjithë këta fëmijë me njëri-tjetrin është pasioni për Harry Potter, prandaj ata quhen një popull unik në botë. Krijuesja e këtij populli që duket se ka trazuar fantazinë është padyshim një gjeni pasi të gjithë janë sy e veshë drejt saj. Ata që i besojnë kryekëput fantazive që shkruhen në librat e J.K. Rowling me fshesa fluturuese, dragonj, shkopinj magjikë, pse jo edhe romancave të ngrohta që ndodhin në shkollën e magjisë, janë garantuesit e një suksesi të padiskutueshëm të shkrimtares, duke sjellë në llogarinë e saj miliona dollarë. Distanca e publikut të parritur që lexon këto histori është kaq e madhe nga e përditshmja, aq sa shkrimtarja e quan gjithë këtë fat një spirale pa fund e krye, pasi situatat që lexojmë në libër, janë pjesë e makinës së marketingut, shpesh të pashpjegueshëm dhe ekstrem. Ajo ndihet gruaja më e lumtur në botë, pasi kontribuon për të ndryshuar jetën e fëmijëve, të paktën në mënyrë imagjinare. Shkrimtarja e Harry Potter, sipas revistës “Forbes” renditet në listën e njerëzve më të pasur në Britaninë e Madhe.
Librat tuaj janë përkthyer në 50 gjuhë të botës, çfarë mendon për versionet e ndryshme?
Shpesh kam marrë kopje të librit tim në japonisht dhe më ka pëlqyer, por mendoj se përkthimi që më ka bërë më shumë përshtypje është ai i versionit grek.
Përse vetëm 7 volume të Harry Potter, kur dihet që kurioziteti ka ardhur në rritje?
E para, sepse ishte një premtim dhe e dyta ka lidhje pikërisht me shifrën, nëse keni lexuar me kujdes librat e mi, një ndër shifrat mitike dhe që lidhet fort me magjinë është pikërisht numri shtatë, prandaj vendosa të ndaloj së shkruari për Harry Potter.
Ndihesh e lumtur edhe për faktin se financiarisht je shpërblyer?
Jam e sigurt se ajo që më bën më të lumtur ka të bëjë me faktin që unë vazhdon të shkruaj. Nuk më pëlqen të flas për shifra shitjesh, por mjaftohem me faktin që ndihem vërtet me fat. Për suksesin tim flitet ngado dhe nuk është aspak e nevojshme që ta shoh gjithë këtë vorbull lëvdatash vetëm në këndvështrimin financiar. Tani ka ardhur koha që gjithçka që bëj, e bëj për veten time, jo më për para. Shpesh kam  dyshuar nëse isha vërtet personi i duhur për të shkruar një libër si Harry Potter, kjo për shkak të karakterit tim, por tani e kam kuptuar se ndihem pikërisht e lumtur edhe për faktin se kam zbuluar se çfarë jam në gjendje të bëj, duke evituar në mënyrë të ftohtë karakterin tim.
Ke menduar ndonjëherë për të hequr dorë nga Harry Potter, ndërkohë që shkruaje vazhdimisht për të?
Po. Ka ndodhur pikërisht në momentin kur shkruaja volumin e katërt dhe isha shumë e stresuar, isha gati duke u kthyer pas, pasi nuk kisha një paqe të brendshme shpirtërore për të shkruar atë që doja. E dini pse ndodhi e gjithë kjo mërzi dhe humbje muze tek mua? Në atë moment unë u bëra një person i njohur në publik dhe ky fakt dukej sikur më gozhdonte para informacioneve që vinin gjatë gjithë kohës drejt meje. Ndoshta për shkak të famës, shumë gjëra u vështirësuan, madje mbaj mend që m’u desh shumë forcë dhe vullnet të vazhdoj të shkruaj. Por, nuk duhet ta mohoj që kalova disa javë të zeza në jetën time, brenda të cilave mendoja nëse ja vlente vërtet barra qiranë për të ecur akoma përpara, apo të mjaftohesha me suksesin e momentit. Lavdi Zotit, u pendova shpejt.
Të shkruash letërsi për fëmijët realisht duhet të jesh e lidhur fort me ta, të njohësh botën e tyre, si funksionon kjo lidhje mes jush?
Ky është një fakt shumë i rëndësishëm, por edhe shumë universal. Të shkruash për fëmijët është e lehtë, por kur bie fjala tek adoleshentët vështirësohet puna. Duhet të hysh në mendjen e tyre, të fantazosh në mënyrën me surreale të mundshme versione dhe histori që askush nuk do t’i besonte përveç tyre, pasi ata janë të vetmit që përthithin në mënyrën më të pastër një gamë të madhe historish që lidhen fort me fantazinë, që për të tjerët duken dokrra. Kur shkruaja romanet e mia të para me protagonist Harry Potter, mbaja shpesh lidhje të forta me ta, (sigurisht në mënyrë indirekte), duke njohur çdo skutë të mendjes së tyre, madje edhe pyetjet më të çuditshme që nxirrnin nga goja. Kjo ndodh edhe me personazhet e mia. Dua të them një kuriozitet, lidhja ime me fëmijët është e jashtëzakonshme, unë marr në adresën time postare plot 700 zarfe nga e gjithë bota, që ndoshta janë edhe pjesë e frymëzimit tim.
Një nga gjërat më të bukura të librave të fundit është se Harry Potter është një adoleshent i shpërqendruar, çfarë të ka frymëzuar për ta përshkruar atë?
Motra ime, ajo ishte shumë e shpërqendruar në periudhën e adoleshencës.
E ndien që je transformuar si person?
Sigurisht, më duket sikur kam një ventilator nga pas që më ftoh gjithë kohës.
Ka ndonjë gjë për të cilën je penduar kur ke shkruar këtë roman?
Po. Nëna ime vdiq kur po shkruaja librin tim të parë dhe i tregova që tema kryesore ishte vdekja. E gjithë kjo ishte në fakt si një parathënie që më bindi të luftoja fort me të keqen, së cilës nuk ka asnjë mundësi dhe asnjë shteg për ta evituar. Nëse e keni lexuar librin e parë ajo që kam bërë lidhet me vdekjen e prindërve të Harry Potter. Ishte e çuditshme se këtë e bëra me shumë lehtësi dhe në fakt më pas ndodhi vdekja e nënës time dhe unë po bëja fajtore veten që James dhe Lily vdiqën në atë mënyrë. A duhet vërtet njerëzit të vdesin kaq lehtë si në romane?
Librat e tu flasin për të keqen, por ka edhe shumë humor, mos vallë kjo reflekton personalitetin tënd?
Sigurisht, besoj se kjo është e vërtetë, nëse brenda meje nuk do të alternoheshin e mira dhe e heqja, ky libër nuk do të ishte kaq i dashur për fëmijët.

Popular posts from this blog

KADARE ME «KUSH E SOLLI DORUNTINËN» U NXIT SHQIPTARËVE ARMIQËSINË ME PERËNDIMIN DHE E BËN IDEATORIN E BESËS PËRDHUNUES TË MOTRËS

Novela e Ismail Kadare, «Kush e solli Doruntinën», e botuar për herë të parë në vitin 1980, mbahet si një nga kryeveprat e këtij shkrimtari. Por kjo novelë, që më pas është quajtur dhe roman, siç ka ndodhur me pjesën më të madhe të novelave të Ismail Kadare, është në fakt një projektim në të shkuarën, me bazë një legjendë të vjetër, i paradigmave ideologjike të propa­gandës së regjimit komunist, të kohës kur u shkrua kjo novelë. Më konkretisht, Kadare letrarizon, me një pro­jek­tim në të shkuarën, paradigmën izolacioniste antiperëndi­more, sipas së cilës gjendja e Shqipërisë komuniste, e kohës kur shkrua­nte autori, si e rrezikuar nga Lindja dhe Perëndimi dhe e izoluar prej tyre, qe një vazhdim i një linje të gjithkoh­shme të historisë shqiptare. Pikërisht Kadare këtë e paraqit tek novela «Kush e solli Doruntinën», e cila u botua në vitin 1980, menjëherë pas prishjes së Shqipërisë enveriane me Kinën, aleatin e vet të fundit të madh. Tash Shqipëria komu­niste i shihte si njëlloj armiq …

ISMAIL KADARE TEK «URA ME TRI HARQE» I PARAQET SHQIPTARËT SI TRIBU XHUNGLE QË EDHE URËN E PARË TË GURTË UA NDËRTUAN SLLAVËT

Novela e Ismail Kadare, «Ura me tri harqe», e botuar së pari në vitin 1978, si pjesë e triptikut (tre novela) me të njëjtin titull, dhe e ribotuar me disa ndryshime në periudhën paskomuniste (këtu i referohem botimit më të fundit, të vitit 2004), mba­het si një nga kryeveprat e Ismail Kadare. Ajo është përkthyer në shumë gjuhë të huaja, por si për të gjithë librat e Kadaresë nuk kemi të dhëna për numrin e kopjeve të botuara dhe të shitura në gjuhë të huaj. Megjithatë, edhe për aq sa është botuar dhe lexuar nga të huajt, ky libër i ka bërë një dëm të madh nacionit (kom­bit) shqiptar, se sipas këtij libri shqiptarët dalin si një popull shumë më i prapambetur se fqinjët në prag të okupimit turk (ngjarjet në novelë zhvillohen në gjysmën e dytë të shekullit XIV), që në këtë kohë nuk kanë ndërtuar as ura të thjeshta prej guri, dhe habiten kur dëgjojnë se mund të ndër­tohet një e tillë. Novela është një projektim në të shkuarën e lar­gët mesjetare e paradigmës ideologjike komuniste të kohës …

KUSH ESHTE HAMLETI?

Nga Profesor Alfred Uçi

Një kritik ka thënë se emrin e Hamletit e dinë të gjithë njerëzit, jo vetëm ata që e kanë lexuar tragjedinë shekspiriane ose që e kanë parë në skenë e në ekran. E me gjithë këtë, para ndërgjegjes estetike njerëzore mbetet pa përgjigje përfundimtare pyetja enigmë: Ç’është Hamleti? Nuk besojmë të ketë një figurë tjetër letrare, për të cilën të jenë zhvilluar shekuj me radhë diskutime pa fund dhe të jenë dhënë aq shumë përgjigje të mençura, të thella, origjinale, ndonëse të pamjaftueshme, se sa për Hamletin(Është llogaritur se zbërthimit të Hamletit i janë kushtuar rreth 25 mijë studime kritiko-letrare). Pyetjes së parë, mund t’i shtohet një pyetje e dytë: A mund të ketë në përgjithësi përgjigje shterruese për këtë çështje? Në përpjekjet për të dhënë shpjegime, në krye qëndron vetë drama e Shekspirit, që bart jo vetëm enigmën, por edhe mundësinë e deshifrimit të saj të saktë. Më mirë se Shekspiri, kush mund ta dinte se ç’është Hamleti! Prandaj vëmendja kryesore dre…