Fatmira Nikolli
Në Tiranë e sjell libri, aktivitetet për të. Prej kohësh i zhvendosur në Spanjë, paçka fëmijërisë e rinisë që ka lënë këtu, kujtimet e kthejnë herë pas here pas në kohë. Vetëm pothuaj një javë më parë, libri i tij "Mozart me vonesë", u vlerësua nga çmimet "Kult" si "libri më i mirë artistik". Atë natë, kur tërhoqi çmimin, ai tha se "puna e shkrimtarit, veçanërisht e romancierit, është një punë vetmitare, prandaj i gjithë procesi i punës është i mbushur me dyshime..." Fjalën e mbylli me një dedikim: "këtë çmim ua dedikoj fëmijëve të mi". Dhe, po atë natë, kur u vlerësua me çmim, na premtoi që do të gjente kohën të rrëfehej, e jo vetëm për çmimin. Dhe e mbajti premtimin. Në këtë intervistë tregon emocionet si shkrimtar pas vlerësimit, ndjesitë që i dha procesi i të krijuarit. Këtë herë, në një rrëfim jashtë skemës së politikës, Shehu tregon se ardhjet në Tiranë, veç kënaqësisë së takimit me miq të vjetër, e çojnë në një kujtese ëndërrore, që përherë e më tepër dhe në mënyra të pakuptueshme e nga më të papriturat ushqejnë ëndrrat e tija me sy hapur... Si një libër i hapur, Shehu tregohet i sinqertë, teksa tregon kush e uroi, kënaqësitë që i jep Tirana, lidhjet e tij me librin e më tej.
Ju u vlerësuat me çmimin "libri më i mirë artistik" nga akademia e "KULT". Çfarë është për ju ky çmim?
Për mua është në radhë të parë nxitje në lidhje me punën time të mëtejshme, është inkurajim, veçanërisht kur kam parasysh se në edicionin e vjetshëm ky çmim iu dha Ismail Kadaresë, dhe në një tjetër të mëparshëm iu dha Fatos Kongolit. Nuk dua të bëj kurrsesi krahasime, por mendoj se këto emra janë domethënës për rëndësinë e çmimit.
Ju keni botuar një sërë librash. Ç'do të thotë ky vlerësim pikërisht për romanin "Mozart me vonesë"?
Prej shkrimeve të mia, ky roman është nga të paktat gjëra që ende më interesojnë, prandaj më vjen mirë që vlerësohet pikërisht ky.
Çfarë mendoni se ka bërë më shumë për vete jurinë në këtë libër? Për këtë duhet të pyesni anëtarët e jurisë, ndërsa mua s'më takon të merrem me supozime se çfarë mund të jetë më shumë apo më pak tërheqëse në librin tim. Dhe, përgjithësisht, asnjëherë, gjatë procesit të krijimit apo më pas, nuk çoj nëpër mend supozime mbi parapëlqimet e lexuesve. Botimi është për mua futje e ca letrave në shishe dhe hedhje e shishes në mes të oqeanit.
Duhet të keni marrë shumë urime. Cilat kanë qenë dhe nga kush?
Po përmend vetëm të parin dhe të fundit. Urimin e parë ma bëri kolegu dhe miku im i mirë, Gentian Çoçoli, i cili ishte ulur pranë meje kur u dha çmimi, dhe më shtrëngoi dorën tek po çohesha për t'u ngjitur në skenë. I fundit është një tjetër koleg dhe mik i mirë, Visar Zhiti, i cili para pak ditësh më dërgoi një e-mail nga Roma.
"Mozarti..." është një roman me spiunime, hetime, burgosje, tradhti. Mos ne i kemi shumë qejf këto histori, apo aty gjejmë veten?
Këtë nuk e di. Sidoqoftë, nëse lexuesi gjen veten në një vepër letrare, dhe ngelet aty, kjo sjell një raport të gabuar të tij me tekstin, sepse verbon shqisën estetike të lexuesit.
Ju vini në Tiranë kur në vendlindje ju pret ndonjë aktivitet për librin, ose për librat. Pjesën tjetër të kohës në Shqipëri si e kaloni, me çfarë merreni?
Vij në Tiranë edhe për aktivitete të tjera, të Qendrës së Kulturës Kontemporane të Barcelonës, për të cilën punoj dhe që zhvillon prej vitesh aktivitete në bashkëpunim me institucione kulturore shqiptare. Konkretisht, partnerët tanë shqiptarë janë Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, si dhe Instituti Shqiptar i Medias. Vij gjithashtu për pushime. Në të gjitha rastet, qoftë për punë, qoftë për pushime, një nga gjërat kryesore është takimi me miq të vjetër. Ndërkaq, vetvetiu ndodh, si të thuash, njëfarë karikimi i kujtesës, i një kujtese ëndërrore, që përherë e më tepër dhe në mënyra të pakuptueshme e nga më të papriturat ushqen ëndrrat e mia me sy hapur, të cilat i hedh në letër, të cilën pastaj e fus në shishe dhe shishen e hedh në mes të oqeanit.
Kur do të kemi një libër të ri tuajin në dorë? Nuk e di, më mbetet shumë punë me librin që jam duke shkruar. Mund ta mbaroj vitin e ardhshëm, por nuk jam krejt i sigurt. Çdo libër më kërkon kohën e tij, që s'mund t'ia refuzoj. Unë punoj intensivisht dhe nuk ngutem.