Skip to main content

Posts

Showing posts from May, 2010

I dashuruar me Ballkanin

ARDIAN KLOSI



I pari dijetar që zhvilloi konceptin e filologjisë ballkanike. Profesori i Lajcigut e mësoi shqipen më së pari si toskërishte në Manastir, pastaj me një elbasanas gegënishten në Athinë në vitet 1889/90.
Ka qëndruar dy herë në Shqipëri të mesme, sidomos në Elbasan, para se t'i jepte formën përfundimtare Gramatikës së tij që u mbështet mbi gegënishten jugore.

Gustav Weigand në 80-vjetorin e vdekjes
Belgershain është një lokalitet i vogël pranë Lajpcigut, ai ka sot rreth 3.500 banorë, një kështjellë, një kishë, njolla pyjesh, liqenesh e përrenj që ndajnë lagjet e banimit ose vilat nga njëra-tjetra.
Midis tyre dallon nga trajtat e veçanta që të kujtojnë mënyrën tradicionale të ndërtimeve në Vllahi shtëpia që ngriti këtu 85 vjet më parë Gustav Weigandi (Vajgand 1860-1930).
Më datë 30 maj, pra sot, kjo komunë e vogël kujton, në 80 vjetorin e tij të vdekjes, me një ceremoni dhe një ekspozitë dijetarin filolog që studioi me themel popujt e Gadishullit tonë dhe vuri themelet e një g…

Gjithçka me asgjë!

DEMIR GJERGJI 


Poeti Ylli Xhaferri shfaqet para lexuesit me poezitë e tij me të mira të shkruara në vite
Nga një lexim, qoftë edhe rastësor i poezisë së Ylli Xhaferrit të krijohet ndjesia se po udhëton herë në një relief të thyer gri nga gurët e mbuluar me myshk të vjetër, ku papritur të zë mjegulla e ta terratis pamjen ose të  përfshin një dritë e çuditshme hëne, duke të çuar në botë të tjera, ose shpesh të zë një shi nëpër të cilin ke dëshirë të mos e ndalësh udhën, të luash, të qullesh, ose t’i zbardh pamjet bora që s’dihet nga vjen, akullin që s’dihet pse ka ngrirë. Është po ky lexim që të zbret pastaj në rrafshina shkretane, që nuk janë gjë tjetër veçse trishtimi njerëzor, që të ul buzë një lumi gjysmë të fshehur nëpër shelgjishte, që s’është gjë tjetër veçse bota jote shpirtërore gjysmënudo,  gjysmenigmë, përreth është fusha, fusha nën mu(z)g, fusha nën diell, nën erë, nën ngjyrat e stinëve, pastaj shfaqet papritur deti, tronditës në përmasa, i papërballueshëm në joshjet për avent…

Shaban Sinani - Orhan Pamuk shkrimtari i kodit te identitetit

Ndihem i privilegjuar, po aq dhe në përgjegjësi, të them pak fjalë për shkrimtarin nobelist Orhan Pamuk, profesor i letërsisë së krahasuar në Columbia University, i cili, prej ditës së sotme, duke pasur mirësinë të pranojë titullin doctor honoris causa, që po i jepet me vendim të autoriteteve shkencore të Rektoratit të Universitetit të Tiranës, do t’i bëjë nder me emrin e tij profesoratit dhe studentëve të tyre, si dhe botës akademike-universitare shqiptare në përgjithësi.
Lexuesi dhe dija shqiptare e ka njohur vonë shkrimtarin Orhan Pamuk. E njohëm pasi ishte bërë fenomen europian, atlantik, botëror. Kjo gjë që ka ndodhur jo rrallë me mënyrën si ka komunikuar letërsia shqipe me letërsitë e popujve të rajonit. Pavarësisht nga kjo vonesë relative, brenda dy-tri vjetësh letërsia e Orhan Pamuk është bërë pjesë e jetës shpirtërore të shqiptarëve. Tashmë janë në gjuhën tonë veprat më të rëndësishme të tij: “Unë jam e kuqja” (2006), “Bora” (2007), “Baulja e babait” (2007), “Kështjella e bard…

Dashuria - një tabu, një palimpsest

Josif Papagjoni


Teksa lexojmë një roman, gjithherë, si një rrjedhë uji ndën të, na gllabëron kërshëria: përse bëhet fjalë, çfarë problemi (halli) ka autori, ku do të dilet më tutje? Kërkojmë, pra, t’i vemë një “gjuhë” asaj që rrëfehet apo që përjetohet, qoftë edhe kur shumëçka mbulohet nga veshjet e trasha të metaforave, simboleve, hermetizmit, dyzimeve të skajta, shumëkuptimësive. Mirëpo ajo, “gjuha”, për dreq, mungon. Është diku e fshehur. Ndoshta tallet me përpjekjen tonë për të marrë vesh ç’po thuhet mbi fletët e romanit, i cili e lë enkas pezull fundin, ta humbet fillin, qartësinë. Dhe mbetesh, asoherë, në përsiatjet e tua, i vetëm, i hutuar, pa dorën shoqëruese të autorit për të të nxjerrë nga labirinthi. As ashtu, as kështu; edhe ashtu, edhe kështu. I tillë është romani i fundit i Kadaresë, “Aksidenti”, botuar fillimisht në Francë më 2008 dhe tani së fundi nga Shtëpia Botuese “Onufri”. Një strukturë romanore tjetërfarë, që del nga pena e tij mjeshtërore: e hapur, pa caqe të përc…

‘Stambolli’ i shkrimtarit Orhan Pamuk dhe vendlindjet ku duket se prej nuk ndodh asgjë

Arian Leka

Katër vjet më parë, teksa lexoja romanin “Unë jam e kuqja”, m’u krijua bindja se kisha njohur jo vetëm personazhet, por edhe autorin e veprës, ndaj nuk më mbetet tjetër veçse t’i uroj shkrimtarit Orhan Pamuk rikthimin në gjuhën time përmes librit ‘Stamboll – kujtime dhe qyteti’ e sakaq të mendoj se kështu si ka ardhur jeta, njerëzit nuk munden më t’i shmangen njëri-tjetrit dhe mos një herë, një herë do të takohen në qendra apo në periferitë e qendrave, në krye të rrugëve apo në fund të kapitujve të një romani, si për t’i thënë në ngut e sipër njëri-tjetrit: “po rendim më shumë se dikur...” Po për ku...?...Në kërkim të kujt...?
Një përgjigje është në kërkim suksesit (!), drejt të lumturisë (!) në kërkim të asaj përsosmërie (!) që kërkuan miniaturistët e kuajve në oborrin e Sulltan Muratit III apo dy onufrët tek pikturojnë kuaj në ikonë.
Ndërkaq njeriu jeton, bëhet më i ditur, më i famshëm, bekohet me familje dhe fëmijë, bëhet më i pasur, me të gjitha llojet e pasurive që përfyt…

Si do të ishte një shoqëri pa filozofinë?

Mira Meksi
Guri FilozofalNën dritën e “Ç’kuptim ka e gjithë kjo?” të Thomas Nagel
Prej disa numrash tashmë, revista “Mehr Licht”, përpos materialeve të zgjedhura në faqet e saj, i ka ardhur në dorë lexuesit edhe përmes një nisme të re, më konkretisht, përmes disa titujve të përzgjedhur si lexime plotësuese apo shoqëruese, me synimin për të pasuruar sa më tepër botën shpirtërore dhe përvojën intelektuale të lexuesit. Nën dritën e këtij synimi parimor lipset që të vështrohet edhe libri i porsadalë në treg, “Ç’kuptim ka e gjithë kjo?”, i Thomas Nagel-it, një prej zërave më të njohur në zhvillimet e mendimit filozofik të kohëve tona. Duke iu drejtuar një game të gjerë lexuesish, madje për t’u shprehur me vetë fjalët e Thomas Nagel-it, “atyre lexuesve që nuk zotërojnë qoftë edhe njohuritë më fillestare rreth problemeve kryesore që trajtohen në domenin e filozofisë”, në faqet e këtij libri spikat dukshëm një gjuhë e qartë dhe e drejtpërdrejtë, çka synon që të largojë tëhu “kufijtë” dhe “dogana…

LASGUSHI – POET I BUKURISË MAGJIKE

Kujtime nga Naum Prifti
“…se qeveria është si ai hajvani i madh që shkon rrugës dhe i shkel marauzhgat me këmbë pa i vënë re.” Lasgush


LASGUSHI NË QYTETIN E VET
Nga qershori deri në fund të nëntorit Lasgushi veronte në Pogradec, në mjedisinku ishte lindur dhe rritur. Në qytet ai kishte një shtëpi të vogël, të modelit të vjetër, ndërtuar nga babai, ose gjyshi i tij, me cilën e lidhnin shumë kujtime. Për shkak se vuante nga një hernie kronike, Lasgushi i përballonte me vështirësi udhëtimet e gjata, por ai e mirrte në sy sakrificën, kur mendonte se pas një dite të lodhshme, do të pushonte disa muaj në klimën e mrekullueshme të vendlindjes. Ai u besonte fiziologëve modernë se klima e vendlindjes ka veti rigjeneruese për qelizat e trupit. Pogradecarët krenoheshin me të, sepse ai ishte legjendë e gjallë, poet me famë, pavarësisht nga trajtimi qeveritar. Nga ana tjetër Lagushi ishte njeri i thjeshtë, i dashur, i sjellshëm. Ai takohej përzemërsisht me njerëzit që njihte, (me përjashtim të të ardhu…