Skip to main content

Posts

Showing posts from 2010

Revista “TIME”: 100 këshillat e fundit nga mjekët amerikanë për kurimin e sëmundjeve

Studimi 5 faqësh i botuar në revistën amerikane nga specialistët më të mirë amerikanë, tani edhe në shqip 


Shëndeti është më shumë se mungesa e sëmundjes. Por shpesh herë ne tregohemi të pavëmendshëm ndaj tij, madje edhe kur ndjejmë ndonjë shqetësim. Ndërkohë që një shqetësim sado i vogël nëse lihet pas dore më vonë mund të jetë një problem serioz për shëndetin e çdo kujt. Mënyra tradicionale e kurimit të sëmundjeve jo gjithmonë ka dhënë rezultate pozitive për një kohë të gjatë. Për çdo sëmundje ditë pas ditësh dalin studime të reja, të cilat rekomandojnë edhe mënyra të reja trajtimesh, që falë eksperimenteve kanë rezultuar të suksesshme. Askush prej nesh nuk duhet ti “përbuz” këto njohuri, të cilat mund të jenë tepër të domosdoshme për shëndetin tonë. Sa më shumë të informuar të jemi për shëndetin dhe sëmundjet si dhe trajtimin e tyre aq më të zotë do të jemi për t’ia dal mbanë me sukses problemeve shëndetësore. Në suplementin e sotëm”, i botuar nga revista “TIME” në SHBA ju do të nji…

Moti i ftohtë, ushqimet që mbrojnë zemrën, luftojnë gripin dhe forcojnë imunitetin

10 ushqimet e shëndetshme në vijim janë ato të cilat duhet t’i keni në tavolinë kur të uleni për të ngrënë gjatë 3 vakteve të ditës, nëse dëshironi që ju dhe familja juaj të keni imunitet të fuqishëm
E dimë që gjithmonë mundohesh të gjesh mënyra për të zvogëluar efektet e ftohjes dhe gripit, por a ke menduar ndonjëherë që të bësh diçka që ta parandalosh atë pa pasur nevojë që të shërosh. Ju duhet të ushqeni sistemin e imunitetit tuaj me përbërësit e duhur që t’i ndihmosh të punojë si është më së miri. 10 ushqimet e shëndetshme në vijim janë ato të cilat duhet t’i keni në tavolinë kur të uleni për të ngrënë gjatë 3 vakteve të ditës, nëse dëshironi që ju dhe familja juaj të keni imunitet të fuqishëm që lufton viruset e dimrit e të mos sëmureni fare.
Agrumet Shumica e njerëzve fillojnë të marrin vitaminë C, pasi të ftohen apo i kap gripi, por a e ke ditur se për të mbajtur sistemin e imunitetit tuaj të punojë në nivel 100% ky ushqim (agrumet) është në krye të listës. Vitamina C ndihmon rrit…

Pjesë nga libri SEKRETI

Kur shohim përreth nesh, madje edhe trupin tonë, ajo që shohim është maja e ajsbergut. Dr.John Hegelin
Mendo për këtë një çast.Shikoje dorën tënde.Ajo duket e fortë, por në të vërtetë nuk është e tillë.Nëse do ta vije nën një mikroskop të përshtatshëm, do të shihje një mase energjie që dridhet. Bob Proctor
Gjithçka është bërë nga e njëjta substancë, qoftë dora jote, oqeani apo edhe një yll. John Assaraf
Gjithçka është energji dhe më lejo të të ndihmoj ta kuptosh paksa këtë.Kemi Universin, galaktikën tonë, planetin tonë dhe pastaj janë individët;dhe brenda këtij grupi janë sistemet e organeve, qelizat, molekulat dhe pastaj atomet.Dhe më pas është energjia.Pra, nivelet për të cilat mund të mendosh janë të shumta, por në Univers gjithçka është energji. Dr.Ben Johnson
Kur zbulova Sekretin, doja të dija opinionet e shkencës dhe të fizikës për sa i përket kësaj njohjeje.Ajo çka zbulova ishte absolutisht mahnitëse.Një prej gjërave më entuziazmuese të të jetuarit në këtë kohë është që zbulimet e fizi…