Skip to main content

Posts

Showing posts from December, 2009

Besimi mysliman dhe folklori i krahinës së Çamërisë

Nga Namik Selmani, mësues
namikselmani@ yahoo.ca

Asnjë historian, demograf, sociolog, gjeograf, arkeolog, folklorist, gjuhëtar, që merr përsipër të qëmtojë në fushën e vet studimore për krahinën e Çamërisë nuk mund të anashkalojë kurrësesi faktin, aspak të diskutueshëm, të ndikimit të jashtëzakonshë m të besimit islam në jetën ekonomike, shoqërore, shpirtërore, të kësaj krahine që, të paktën në shekujt e fundit e sidomos në 100 vitet e fundit e ka pasur dhe e ka (ndonëse me një popullsi tashmë të shpërngulur me forcë nga trojet e veta stërgjyshore) këtë besim si identitet dhe si mbijetesë.
Ky vitalitet shpirtëror, ndër më të rrallët në forcën e tij në mbarë Ballkanin bashkë me atë të popullsisë së Kosovës, i mbështetur te ky besim njësohej me shumë fusha të jetës së popullsisë çame që në traditat zakonore, në ato ndërtimore, në guzhinën tradicionale, në onomastikën e pasur e aq të larmishme, në urimet e mallkimet, në dasmat e gëzimet, në ritet fetare që bëheshin aq të rregullta në të…

Ismail Kadare, Tragjikomikja dhe modernja te “Darka e gabuar”

Nga Mexhit Prençi

Tragjikomedia moderne “Darka e gabuar” sfidon thëniet e mediokërve se krijimtaria e viteve të fundit e Kadaresë është në rënie. Origjinaliteti i modernitetit të saj është i spikatur. Stili i shkrimtarit është i aftë të shpreh mendime të mëdha, thellësia e ndjenjës dhe frymëzimit janë të lindura dhe të arritura nëpërmjet artistikes, estetikes dhe figurës së mendimit në paraqitjen e të madhërishmes dhe, fisnikëria në zgjedhjen e fjalëve e të fjalive, janë elemente të stilit të lartë siç do të shprehej Longini, që e ka ngjitur autorin në rendin e lartë estetik, do të thoshte Benedette Krroçe.
* * *
Kadare nuk shkruan si gjithkush, por si askush, duke sfiduar gjithkushët që shkruajnë letërsi të alibisë. Sartri i shkruante një mikut të tij: “Duhet bërë si gjithë të tjerët dhe jo si askush, - kjo, përmbledh moralin që autorët tanë ua kanë shitur lexuesve. Më këtë ata janë justifikuar: duhet të bëjmë si gjithë të tjerët dmth të shesim verën e Bordos sipas rregullave të mësua…

At Gjergj Fishta Tetë letra nga Korrespodenca

At Viktor Demaj

Jemi mesue me shijue veprat e shkrimtarve simbas shkrimeve të tyne, tue lexue krijimtarinë hyjm në kantakt të drejtëperdrejtë me botën dhe me shpirtin e tyne krijues. Nji mënyrë për me studiue nji personalitet asht edhe letërkëmbimi i tij me njerëz të shquem të brezit të tij. Në letërkëmbim, ose siç thirret korrispondencë del në pah, vëhet në dukje, jo aq shumë krijimtaria e shkrimtarit por shumë herë bota e brendshme, ndiestitë e zemrës, fisnikëria e naltë e shpirtit. Në letërkëmbimi në të shumtën e rasave nuk ka vend çensura, flet shpirti i lirë jo i ndrydhun prej publikut admirues apo kritikues. Prandej korrispondenca asht nji element përbas, themelor për kritikën letrare dhe historinë e letersisë per me njoftë botën komplekse të shkrimtarit dhe krijimtarinë e tij. Në korrispondencë zbulohen të fshehta rreth ideve dhe shkrimit të vepravet, çështjevet shoqnore e politike e historike të vendit, kuptojmë gjendjen shpirtnore dhe morale të shkrimtarit, atë çka zemra e tij…

Përtej reklamës së një libri

Romani "E kuqja e demave", sendërton një realitet imediat letrar, ku shfaqen dhe ecin paralelisht dhe në përballëvënie dy dashuri reale dhe tronditëse, mbase dy dashuri të forta dhe çmendurake, të zjarrta dhe të lodhura njëherit



Behar Gjoka

Shtysat për të vajtur te libri janë të shumta dhe po kaq të çuditshme. Gjithnjë e më shpesh, gjatë kësaj ndërkohje, komunikimi me lexuesin, pavarësisht nivelit dhe qasjes ndaj tekstit, shijes dhe mungesës së saj, po formatohet me hapësirë të gjerë veprimi, ajo dukuri mediatike, që do të mund të emërtohej si reklamë për librin. Pra, tashmë ka qëlluar që reklama për librin, të jetë një faktor nxitës dhe vendimtar për ta kërkuar një tekst të ri jo vetëm të huaj, por edhe të letrave shqipe. Kështu në pranverën e vitit 2008 u bë shkak kryesor reklama, që të lexoja Ishullin e shkrimtarit B. Blushi, ndërsa për 2009, reklama mediatike, u bë shkasi thelbësor që të shfletoja edhe romanin E kuqja e demave të shkrimtares Mira Meksi. Kuptohet se reklama…

Ditët e fundit të Lef Nosit

“…Në tetorin e
vjetit 1944.
Antarët e
Këshillit të naltë (Regjencës)
mbasi kishte perfundue sundimi
i tyne i 100 ditve, tue pa
se tashma nuk çante kryet për
ta kurrnji shqiptar e lëshuen
Tiranen dhe kerkuen strehim
të përkohshëm në Kuvendin
Françeskan, Mehdi Frashëri, më
duket se u bashkue me ushtritë
gjermane dhe iku, At Anton
Arapi tha se do t’ishte marre
me ikë e me e lanë popullin e
vorfën vetëm, se duhej dekë në
Shqipni. Pregatiti nji strofull diku
ndër male të Dukagjinit. Ndërsa
Lef Nosi, nji zotni i mbajtun
që nuk e kishte shokun ndër
shqiptarë, nuk tundej fare: un
– thonte, nuk i kam keq kurrkuj:
gjithmonë në jetën time kam ba
veç mirë, prandaj as komunistat,
as kurrkush tjetër nuk kanë
pse më kërkojnë llogari, dhe
vazhdonte i qetë tue kontrollue
koleksjonin e fundit të pullave të
postës, e me nji lente të madhe
kqyrte a kishin dalë mirë e kjartë
germat e vulave postare ma të
fundit. Por tue kenë se Kuvendi
Françeskan zakonisht i kishte
dyert e hapuna gjithmonë hinte e
delte gjithkush, At Frano Kiri, që
kish ma…

Sharl Bodler: “rri urtë, o Brenga ime!”

Charles Baudelaire është një nga poetët më të mëdhenj të shek. të 19të . Ai
njihet si ‘krijuesi i kritikës moderne’, i cili tronditi bashkëkohësit me
idetë e tij. Bashkë me Stèphane Mallarmè dhe Paul Verlaine, Baudelaire
bën pjesë në grupin e Dekadentëve. Tek “Piktori i jetës moderne” (Le Peintre De La
Vie Moderne – 1863), ai diskuton duke mbrojtur ‘artificializmin’, dhe shpjegon se
vetja është origjinale, sepse është egocentrike, ndërsa virtuti është artificial sepse
për të qënë të mire, ne duhet të shkojmë kundër impulseve tona natyrale.
Charles Pierre Baudelaire lindi në 9 Prill 1821, në Paris, ku dhe jetoi shumicën
e jetës së tij. Babai, François Baudelaire, ishte një ish-prift i ve dhe në moshën 60
vjeçare ai u martua me Caroline Dufaÿs, një 26 vjeçare, e cila ishte rritur jetime dhe
e varfër. Pas vdekjes së të jatit në 1827, e ëma u martua me Majorin, Jacques Aupick.
Baudelaire dhe Aupick kishin fillimisht mardhënie të mira , por në vitin 1830 ata
filluan të hasnin disa vështirsi në komunik…

Engjëjt e pamundur të Napolit

Ndërsa afrohet fundi i vitit, afrohet edhe një tjetër fund. Një burrë me një identitet të rremë dhe me një të kaluar me fantazma, kthehet në shtëpi për të mbyllur hesapet për të fundit herë



Tregimi i Krishtlindjeve

Paco Ignacio Taibo II

Vetëm tani, kur vjeshta e Verakruzit vjen e paralajmëruar më shumë për dhimbjen e kockave të mia, sesa për shfaqjen e uraganeve në veri, ato stuhitë e tmerrshme që vijnë nga veri-jugu në lindje-perëndimin e Gjirit të Meksikës, me valë të dendura resh të zeza, duke ngritur erëra që prishin bukurinë e palmave dhe zakonet e plogështa të bashkëvendësve të mi; vetëm tani vendos të kthehem, në këto ditë që u paraprijnë Krishtlindjeve. Dhe do të jetë një histori e thjeshtë, duke qenë se faktet nuk pranojnë subjekte letrare... Do të jetë kështu? Ose thënë më mirë, ajo që do të duhet të rrëfej është si në një strehim të së shkuarës, ku mund të jetohet në një mënyrë tjetër e tashmja. Ka qenë një kohë e që më pas u ndoq nga një parantezë e gjatë e asaj që erdhi pas…