Skip to main content

Posts

Showing posts from November, 2009

Shenime per shenimet e Mitrush Kutelit

Nga Aurel Plasari

Jeunes hommes do t’i kishin quajtur, po të shëtisnin në Fushat Elizeje të Parisit, dy “burrat e rinj” që një mbasdite vjeshte të vitit 1939 barisnin poshtë e lart shëtitores së Tiranës: Mitrush Kuteli dhe Vangjo Nirvana. Ushtronin frëngjishten e tyre duke kuvenduar - për çfarë? - për kritikën letrare. Të dy të kthyer prej studimesh jashtë, të dëshiruar për t’u përfshirë në “botën e shkrimtarëve” të Shqipërisë, madje të dy me emra të rremë, i qanin sho-shokut hallet dhe zavallet e një kritike të mirëfilltë letrare në mjedisin shqiptar. I pari ia qortonte të dytit kritikën që nuk kishte “hejnë e bisturiut të kirurgut”, as “fshikullën e frazës luftarake”. “I kuptoj mirë të gjitha dhe të jap të drejtë, - ia priste i dyti, - por rroj në Shqipëri i lidhur këmb’ e duar bashkë e s’kam si bëj ndryshe. Ti je i lumtur që jeton jashtë...”. Nuk do të shkonte shumë dhe edhe vetë Kuteli, i kthyer për të punuar në atdhe, do ta përjetonte të marrët pjesë në “botën e shkrimtarëve”: “Në…

Atdhetarizmi dhe iluminizmi, tipare qenësore të jetës dhe veprimtarisë së Atë Shtjefën Gjeçovit

Isuf B.Bajrami

"Këto punë po i shkruaj këtu, o vëlla shqiptar, jo me ndonjë qëllim të keq, por pse po ma ka ënda me e mbështetë në to vjetërsinë e kombit tonë. Le ta marrë vesh bota se hyjnitë, mënyrat dhe sjelljet e besimtarëve, si grekët dhe latinët e vjetër i patën prej etërve tanë, Pellazgëve" - Shtjefën Gjeçovi

Sapo kujton emrin e tij, edhe më të fundmit të shqiptarëve që ka pasur rastin të bëjë qoftë edhe dy klasë shkollë, do t'i vejë menjëherë mendja te "Kanuni i Lekë Dukagjinit", mbledhur e kodifikuar nga Frati i Madh. Po Atë Shtjefini ishte shumë më tepër se kaq. Një nga figurat më poliedrike që njeh historia e kulturës shqiptare, ai pati etjen e pashuar të gërmonte nga pakë në të gjitha fushat e diturisë. Mahniti me kulturën e tij Faik Konicën, i cili e përshkruan me nderim e simpati të thellë në parathënien e Kanunit; la pa mend shkrimtarin e ri modern të Shkollës letrare të Veriut, Dom Lazër Shantojën, edhe ky martir i krishterimit , i cili i kushtoi…

Tue kujtue Pader Zefin!

Nga Kolec Çefa
Pader Zefin e kam njofte qysh femije, por atehere na ishte ba mendja Pader Justin, Pader Marin, Pader Viktor, Pader Donat etj; e fra Zefi, si e thirrshim na, rrinte i qete ne shezlongun e vet e studionte ne heshtje. Rralle rrijshim me te, por edhe ai shpesh nuk shifej. E kush e dinte se ku shkonte Fra Zefi. Ndoshta, vetem Provinciali. As Justini qe banonte me te ne nje kuvend e i ndante dhomat e tyne nje koridor i gjane dy-tre metrash, nuk e dinte se Fra Zefi, me 1956, ishte shugurue meshtar tinez. E pra, Justini pergatiste fshehtas dy studente per meshtare. Dy vjet ma vone, kur u lejue te thonte meshen ballafaqas, Pader Justini shkroi keto dy epigrame gezimi qe tingellojne, si nje proteste e kjarte disidence, vertet e heshtun, por denoncuese, e forte, kambengulese. Epigramet botohen per here te pare. Doreshkimin e kësaj vepre, e para e llojit ne letersine tone, e kemi gati per botim, perkthimin e epigrameve etj. nga latinishtja i ka ba perkthyesi, leksikografi e poliglo…

Arti i të shkruarit

Nga Ndue Ukaj

1. Në traditën e shkrimit letrar, ekziston një debat i pambarim për rolin që ka letërsia në një shoqëri. Platoni donte t'i dëbonte poetët nga shteti i tij ideal si prishës të moralit dhe ketë e bënte nga fakti se pranonte ndikimin e jashtëzakonshëm të letërsisë tek rinia, edukimi i pasioneve dhe ndjenjave të saj. Më tej, dijetari tjetër antik Aristoteli vë në spikamë katharsin si një aspekt funksional të letërsisë në shoqëri. Ndërkaq shkrimtari gjenial argjentinas Jorge Luis Borgesi, tek letërsia sheh shpirtin, andaj ja dedikon librit atributin më te madh të lumturisë njerëzore. Në këtë linjë mendimesh për artin letrar na del edhe filozofi dhe esteticienti Friedrich Hegel, i cili shkruan: "Vepra artistike vjen nga shpirti dhe ekziston për shpirtin, dhe epërsia e saj rrjedh nga fakti që, nëse një produkt natyror është një produkt i pajisur me jetë, ai është i vdekshëm; ndërsa një vepër artistike është një vepër që vazhdon të ekzistojë". Pra, njëfarë mënyre, n…

Të rrëfesh botën e fëmijëve

Leena Lander

Përballja me publikun është gjithnjë një sforco që duhet ta bëjë me veten. Më shumë se të flasë, i pëlqen të shkruajë. Leena Lander, shkrimtarja finlandeze e lindur më 1955 po njeh suksesin e saj në shumë vende të botës. "Unë jam shumë e ndrojtur. Kam frikë të flas para njerëzve. Një nga motivet që më ka shtyrë t‘i shkruaj historitë është përpjekja për të kuptuar se çfarë ndodhte përtej asaj që nuk mundesha dot ta shprehja me fjalë". Një pjesë e mirë e librave të saj i kushtohen fëmijëve. Në rreshtat e saj nuk ka thjesht kthime nostalgjike në kohët e fëmijërisë. Në trupat imcakë, thuajse të pafajshëm, shtypjet e ambientit thuajse projektojnë qenien e tyre në të ardhmen. "Shtëpia e fluturave të zeza", i sjellë në shqip nga "Dituria" i kushtohet pikërisht fëmijëve. Eksperienca personale e ndihmon, por gjithsesi shkrimtarja bën dallimin. "Ka një diferencë të madhe mes të qenit fëmijë i kohëve të sotme dhe fëmijë në vitet ‘50-‘60. Atëkohë Fin…

Gjumi na ndihmon të kujtojmë

Ndërsa jemi duke fjetur, truri ynë vazhdon të punojë për të përforcuar atë që kemi mësuar. Ky është përfundimi i një studimi i publikuar nga revista "Science". Në këtë mënyrë mund të përmirësohen edhe më shumë metodat e mësimit

Shkenca nuk ua ka vënë kurrë veshin pohimeve që për të mësuar gjuhën franceze ose kineze mund të dëgjosh një mësim në CD, ndërsa je duke fjetur. Gjithsesi, shumë shkencëtarë kanë arritur në përfundimin se nëse do ishte i mundur mësimi, leksioni i gjuhës me shumë mundësi do të zgjonte këdo që është në gjumë, por asnjëherë nuk do të ishte e mundur që në një tru, i cili është në gjumë të thellë, të hyjnë fjalë ose shprehje të ndryshme. Ndërkohë, një studim i ri, i fokusuar në një tjetër metodë dëgjimi gjatë gjumit, na lejon të kuptojmë më mirë se në ç‘mënyrë funksionon një tru, i cili është duke fjetur.

Shkencëtarët e "Northwestern University" kanë bërë me dije se transmetimi i disa tingujve zanorë specifikë, ndërsa jemi duke fjetur, u ka shërbye…

Tokat e heshtjes

Raja Shehadeh



Malësitë skoceze të para nga shkrimtari palestinez Raja Shehadeh, i cili zbuloi një ngjashmëri të papritur mes shqopishtës dhe Bregut Perëndimor

Kam lindur në një tokë me kodra të pasura me histori dhe ku jetonte një popull heroik, që dua t‘ua tregoj me çdo kusht. Nuk mendoja se ishte e njëjta gjë për "Highlands" (Malësitë skoceze). Së bashku me gruan time Penny kishim rezervuar një dhomë në hotelin "Inveronan" në Glen Orchy, pranë urës që mban të njëjtin emër. Zgjodhëm këtë hotel, sepse në vitin 1803, William Wordsworth dhe e motra Dorothy kishin qëndruar këtu gjatë udhëtimit të tyre për në malësinë skoceze. Ishim të sigurt se poeti i madh romantik do të ishte një drejtues i mirë për shëtitjet. Falë një anglezi arrita t‘i njihja këto vende unike dhe të veçanta në veri të Skocisë.

Morëm një tren nga Edinburgu për në "Bridge of Orchy". Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Nuk kam pasur shumë raste të hipi në tren: që prej vitit 1948 ka qenë …