Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2009

Femrat duan fëmijë, meshkujt jo

Ke ëndërruar gjithnjë të kesh një fëmijë dhe tani ndihesh gati, por ka një problem, sepse partneri nuk ndan të njëjtin entuziazëm me ty dhe shtyn gjithçka për një afat të pacaktuar. Ndërkohë që ti vuan, ai vazhdon të reflektojë, ndërsa ora jote biologjike

Historia është gjithnjë e njëjta: femra kërkon të bëjë një fëmijë, ndërsa mashkulli heziton: "Jam 33 vjeçe, shkruan Karmen në një blog në internet, dhe dëshiroj që të bëhem nënë. E di që edhe të dashurit tim i pëlqen të bëhet baba, sepse ma ka thënë shumë herë. Por për fat të keq, sa herë që prek këtë temë, ai thotë që nuk është momenti i duhur dhe se duhet që të presim edhe ca". Një histori të ngjashme tregon edhe Mary, një vajzë 29 vjeçe: "Unë dhe i dashuri im bashkëjetojmë prej 5 vjetësh dhe tani ka ardhur momenti të bëjmë një fëmijë. Sa herë që flas për dëshirën time, ai më dëgjon, por pa shumë interes. Unë i adhuroj fëmijët, pasi jam rritur në një familje me tre motra e vëllezër më të vegjël. E di mirë se si rritet…

Kanceri i gjirit, si ta shmangim?

Kanceri i gjirit është sëmundja që gratë i druhen më shumë dhe zbulimet e fundit në lidhje me predispozitat gjenetike të shfaqjes së sëmundjes e bëjnë atë edhe më problematike. Megjithatë, ekzistojnë masat parandaluese që mund ta lehtësonin shumë situatën

Frika e kancerit të gjirit është burim ankthi për shumë gra. Shpesh ato kanë ndjenja fataliste në lidhje me rrugën që mund të marrë një sëmundje e tillë, që në rastin më të mirë mund të përfundojë me një operacion radikal për heqjen e gjirit. Këto ndjenja ankthi i bëjnë që të mos kenë shpresë te marrja e masave parandaluese, që në fakt janë shumë të domosdoshme për reduktimin e rrezikut. Sipas një studimi të fundit, sapo është zbuluar një gjen i ri në kromozomin 8 i quajtur NRG1. Është një gjen që e kemi të gjithë dhe që në raste të caktuara luan një rol shumë të rëndësishëm në ndalimin e përhapjes së gjëndrave tumorale. Ai ka fuqi frenuese ndaj qelizave kanceroze. Një në dy gra që janë diagnostikuar me kancer gjiri kanë një version t…

Letërsia artistike në faqet e gazetës “Dielli”

Duke shfletuar “Diellin” befasohemi nga larmia e shkrimeve artistike të botuara qysh kur filloi botimi i tij më 1909. Në faqet e tij shihen autorë me famë kombëtare e ndërkombëtare. Janë botuar tregime të shkurtra, poezi sintetike, si edhe novela që vijonin në disa numra



Fan Noli, Konica dhe kryesia e Vatrës synonin t’i njihnin emigrantët shqiptaro-amerikanë, me disa nga kryeveprat e letërsisë botërore, edhe pse shumica e lexuesve të “Diellit” ishin analfabetë, ose vetëm me disa klasa të fillores. Ata e vlerësonin letërsinë si mjet efikas për edukimin artistik të emigrantëve dhe njëkohësisht patriotik.



Naum Prifti

Kur flasim për letërsinë artistike në faqet e Diellit, kemi parasysh si letërsinë origjinale nga autorë shqiptarë, ashtu edhe letërsinë e përkthyer nga gjuhët e tjera, prozë e poezi, meqë ato përbëjnë një binom të pandarë. Duke shfletuar Diellin befasohemi nga larmia e shkrimeve artistike të botuara qysh kur filloi botimi i tij më 1909. Në faqet e tij shihen autorë me famë komb…

Nderohet Adelina Mamaqi

Për nder të 70 vjetorit të lindjes dhe 50 vjetorit të krijimtarisë së shkrimtares për fëmijë Adelina Mamaqi, në Prishtinë u mbajt një aktivitet kulturor, në të cilin u lavdërua shkrimtarja për fëmijë, Adelina Mamaqi. E pranishme në këtë aktivitet qe edhe vet shkrimtarja.

Nga Alfred Beka
Shtatëdhjetë vjetori i lindjes si dhe pesëdhjetë vjetori i krijimtarisë së shkrimtares për fëmijë Adelina Mamaqi u shënua në Prishtinë me një aktivitet kulturor. Vallëzimet e baletit nga vajzat e studios së baletit “Mjellmat”, interpretimet muzikore nga shkolla e kitarës “Vihuela” si dhe interpretimi i këngës me titull “Eja”, teksti i së cilës është shkruar nga Adelina Mamaqi, të cilin e këndoi këngëtari i grupit Trix, Veli Sahiti, i dhanë lezet manifestimit si dhe e çmallen shkrimtaren Adelina Mamaqi, e cila ndodhet në Kosovë për të dytën herë që nga viti 1972 kur kishte qenë për herë të parë.

Duke folur në emër të Ministrisë së Kulturës, Lirie Kajtazi, zëvendësministre në MKRS, tha se ndodhet sot këtu …

Paul Polansky/ Zëri i të heshturve të Kosovës

Poeti amerikan, Paul Polansky, ka nisur në Itali një turne për të paraqitur para lexuesit librin e tij të ri të titulluar "Undefeated", ("I pambrojtur") që është një vëllim me poezi të përzgjedhura nga viti 1991 deri në vitin 2008.

Ai është shkrimtar, poet, por është edhe fotograf. E kanë quajtur deri edhe "personazh legjendar"... jo më kot. Jeta e tij është një aventurë e vërtetë, e mbushur me episode që kanë lënë shenjë. Prej shumë vitesh ka zgjedhur të jetojë në Ballkan për t‘i dhënë zërin e tij poetik komunitetit më të keqtrajtuar dhe më të shtypur, atij "rom". Paul Polansky është një luftëtar i denjë i të drejtave të njeriut. Është amerikan i gjeneratës së luftës së Vietnamit, por që ndryshe nga shumë të tjerë refuzoi të ishte pjesë e saj, sepse kishte parë "shumë shokë shkolle të ktheheshin të shkatërruar prej asaj lufte". Në shkrimet, poezitë dhe mendimet e hedhura në letër gjen eksperiencën e një 77-vjeçari. Vite të jetuara int…

Të humbasësh kilet e tepërta pa u sfilitur

Nuk është e nevojshme të sfiliteni në palestër, të vraponi sikur po ju ndjek njeri këmba-këmbës, apo të vdisni urie me ndonjë dietë të fortë. Për të qenë në formë, ose për të ruajtur peshën që dëshironi mjafton vërtet shumë pak. Ndonjë shembull? Dilni shë



Ja disa mënyra të thjeshta për të ruajtur peshën ideale pa u lodhur shumë dhe pa mbajtur dieta

Shijojeni ushqimin

Ju duket e gabuar, por në fakt, nuk është. Ushqimi duhet shijuar jo të konsumohet shpejt e shpejt. Të shijosh ushqimin është çështje më vete. Mos hani kurrë në këmbë si një kalë, por uluni si njerëz në tavolinë: mëngjesi, dreka dhe darka janë momente pushimi. Nuk jeni në "pit stop", që t‘ju kronometrojnë orën. Hani ngadalë dhe përtypeni mirë ushqimin, sepse kjo do t‘i bëjë mirë edhe tretjes. Shpesh pesha në stomak dhe fryrja pas ngrënies së një vakti, i detyrohen pikërisht shpejtësisë me të cilën konsumohet ushqimi.

Ecni

Nuk është e nevojshme të vraponi në të ftohtë dhe në kohë me shi, apo të masakroni veten mbi një …

Dhori Qiriazi Poeti i përvuajtur lirik

Nga Naum Prifti

Me Dhorin ishim bashkë në
shkollën Unike të Ersekës.
Për shkak të moshës, ai ish
te një klasë më poshte se
unë, por ne u miqësuam shpejt për hir të bashkëpunimit në gazetën e murit të shkollës. Ashtu si unë edhe ai vinte çdo ditë nga fshati dhe kthehej pasditeve në shtëpi, në Lëngëzë, nje emër krejt shqiptar, por një fshat aq i vogël aq i vogël, sa vështirë t’i gjeje shoqe tjetër në Kolonjë. Kishte vetëm tetë a nëntë shtëpi, anash Virkës, një përroi të thellë, ku ujët nuk shteronte kurrë. Shtëpitë ishin në anën veriore ku e rrihte dielli dhe po në atë faqe ndodheshin edhe pronat e tyre, livadhet, arat e kopshtet, pemët dhe kullotat.
Fshati im Rehova, ishte pak më afër se Lëngëza, gati njëzet minuta nga Erseka, ndërsa Lëngëza gjysmë ore, pra për ne vajtja në shkollë ishte sin jë shëtitje, ndërsa disa nxënës të tjerë detyroheshin të vinin nga një orë e më shumë larg çdo ditë, vetëm nga dëshira për të vazhduar shkollën. Qysh në fillim më la mbresë të veçantë shkrimi i Dho…

Nuk ka më "Nesër është e diel" nga Halil Jaçellari

Miranda Haxhia

Më trishtoi për herë të parë në jetë telefonata e mikut tim, poetit të veçantë Faslli Haliti, ndjeshmëria e të cilit e kapërcen cakun e poetit, të bashkëqytetarit, sepse është ndjeshmëri intelektuale për njeriun e kulturës, të letërsisë, të demokracisë. Duhej të zemërohesha me Faslli Halitin, por nuk mundesha, sepse kështu pikëllimi për humbjen e shokut, të mikut është më e madhe se çdo mendim tjetër i çastit. Telefonatë lushnjarësh, telefonatë kujtese, nderimi, respekti, vlere!

Pas ikjes prej kësaj jete, pak javë më parë të poetit "të harruar", Dhori Qirjazit, si një shenjë perëndie se shkrimtarët nuk duhen braktisur, nuk duhen lënë të vetmuar në asnjë çast, më kap trishtimi se sërish po shkruajmë për një shkrimtar të talentuar sapo marrim vesh se u fik. Shuhet në Romë pas një sëmundjeje të rëndë, shkrimtari lushnjar, Halil Jaçellari në moshën 69 vjeç. Dikujt i duket moshë e madhe, dikujt herët për t'i dhënë lamtumirën kësaj bote. Përpara se të ishte shkrim…

Cili është sporti i duhur për fëmijët?

Pjesa më e madhe e prindërve janë të interesuar t‘i regjistrojnë fëmijët në kurse sportive. Mundësitë janë të shumta, nga noti te volejbolli. Por si ta zgjedhim disiplinën e duhur? Shpesh pediatrët dhe specialistët kanë pak njohuri për shkencat motore. J

Një nga pyetjet që shtro-jnë pjesa më e madhe e prindërve është: "Fëmija im duhet të ndjekë një lloj sporti, cili është i duhuri?". Disa pëlqejnë gjim-nastikën artistike, të tjerë notin dhe volejbollin, disa golfin dhe karatenë. Zgjedhja bazohet pothuajse gjithmonë tek orari shkollor. Prindërit nuk pyesin kurrë nëse sporti është vërtet i përshtatshëm për fëmijën dhe trupin e tij. Por edhe nëse do ta merrnin në konsideratë këtë gjë, mungojnë personat që duhet t‘i orientojnë. "Bëni një provë dhe shihni se si do të shkojë", kështu këshillojnë disa specialistë të sportit. "Problemi është se në Europën Perëndimore, ndryshe nga ajo që ndodh në Europën Lindore, nuk ka profesionistë që të kujdesen për sportet e fëmijëv…

Francis Chenot, një poet belg në kërkim të poezisë arbëreshe

Nga Dhurata Hamzai

- Kjo intervistë i është marrë poetit belg, Francis Chenot, si pjesëmarrës në edicionin e 5-të të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë POETEKA, që u zhvillua këtë vit në Durrës nga data 21 deri më 27 shtator 2009


“Për të portretizuar me pak rreshta poetin Francis Chenot, është më e udhës skicimi i heshtjes dhe vetmisë. Prej këtij binomi të çuditshëm lind poezia e tij, imazh i pandarë prej truallit të Ardenne-s, krahinës belge ku Chenot ka lindur...”, shkruhet për të në revistën “Poeteka”, Nr.15, Vjeshtë 2009.
Nëse lexon poezitë e tij, vëren trishtimin e një skeptiku të pandreqshëm që nuk i sjell mërzi, megjithatë, askujt. Ajo që ai ndjen është një mënyrë të pari e botës, krejt e ndryshme nga të tjerët, por pa e shprishur dhe trazuar larminë e ndjesive dhe ideve. Është pak i çuditshëm poeti Chenot, një njeri i rrahur nga jeta dhe aktivist, me të njëjtën madhështi sa ai është i qetë dhe i heshtur. Duke u marrë me poezi, gazetari, kritikë e përkthim, Chenot ka një parim të …

KUR AJO KALON

Fernando PESSOA

I ulur tek Dritarja
Përmes xhamave të pudrosur nga dëbora,
Shikoj imazhin e saj te adhurueshëm, imazhin e saj, ndërkohë
Kalon… kalon… kalon atje tej…

Mbi mua, trishtimi ka përplasur velin:
Një krijese me pak në këtë botë
Dhe një engjëll më shumë në qiell.

I ulur tek Dritarja,
Përmes xhamave, të pudrosur nga dëbora,
Mendoj se shoh imazhin e saj, imazhin e saj,
Që nuk kalon tani… që nuk kalon atje tej…

Perktheu:

Poezi nga Nichita Stanescu (1933–1983, Rumani)

Aroma nga kodra e lartë

BËHEM I PADUKSHËM

Bëhem i padukshëm duke fërkuar llampën e Aladinit
Rrallohem me fjalë e gjithçka;
Rrjetë nën thonjtë e një zoti johyjnor, -
Në vete do kap yje me fytyrë;

Yje me dhëmbë, yje me bisht,
Yje me një sy në ballë,
Kollona me kapitele nën një Eladhë,
Oblike piramida, i përmbysur mali

Antikohë, dhe, antiekzistencë-
Aromë e planetit shkulur nga qielli,
Për hundën me tetë vrima, thelbi,
Dhe për askënd, ngricë e ashpër.

I padukshëm kaloi përmes askujtve, të tjerëve,
Me përbindshin tim personal shkoj për peshkim.
Antixhuxhët dhe antizdapët
Do të kapin në kordat e nervave të mia, një mit.

AROMA NGA KODRA E LARTË

Sikur të kish rënë shi prej kohësh, tokë e zezë
Rrëshqitëse, bubuzhelë
Me këmbë të qullta të mbajtura ngjitur pas trupit
Në gjethe të zeza
Ose, në xhama, në çardakë o zot,
Oh,
Dhe një ajër si i ndenjur sënduqësh
Me ngjyrë të gjelbërt zhupkosur

Iku pra Zoti ah, iku
Më kot kam aromë, më kot
Kodër e lartë me luginë, kodër e lartë
Ziosur nxirë, me bar të zi…


Ç’ ËSHTË NJERIU?
CILA ËSHTË…

FRAGMENT nga libri “Çdo gjë që zotëroj, e mbaj me vete”

SHKRUAR NGA HERTA MULLER, FITUESJA
E ÇMIMIT NOBEL PËR LETËRSINË, MË 2009


Më 2009 romani i saj i titulluar “Çdo gjë që zotëroj, e mbaj me vete”
është nderuar me çmimin German Book Prize. Në këtë libër Muller
përshkruan udhëtimin e një gruaje për në Bashkimin Sovjetik si një
shembull i fatit të popullit gjerman në Transilvani pas Luftës së Dytë
Botërore. Autorja është frymëzuar nga përvoja e poetit Oskar Pastior,
kujtimet e të cilit Muller i ka përfshirë në libër, por gjithashtu ka
përshkruar edhe atë çka i ndodhi nënës së saj në këtë udhëtim.

Mbaja me vete çdo gjë që kisha. Në të
vërtetë nuk ishin krejtësisht të miat. Valixhja
prej lëkure derri ishte një lloj kutie gramafoni.
Xhaketën e pavlerë ma kishte dhuruar
babai im. Pantallonat m’i kishte dhuruar
xhaxha Edvini. Kambalet prej lëkure
m’i kishte dhuruar komshiu, i quajtur Herr
Carp. Dorashkat jeshile m’i kishte dhuruar
halla Fini. Vetëm kravata prej mëndafshi dhe
çanta e tualetit ishte imja, por edhe këto
ishin dhurata nga krishtlindjet e viteve të
fun…

Kafka në proces

Nga Christoph Schult, Der Spiegel


Lufta për dokumentet e Kafka-s kthehet nëpër gjykatat e Izraelit.

Para se të vdesë, në vitin 1924, Franz Kafka ia kishte lënë letrat e tij Max Brod-it, i cili i kishte nxjerrë nga Çekosllovakia para avancimit të nazistëve. Tani, vajza e sekretares së ndjerë të Brod-it dëshiron t’ia shesë ato një instituti gjerman. Por beteja ligjore në Izrael është bërë Kafka-eskë.

Dikush duhet të ketë shpërndarë gënjeshtra rreth Eva H. sepse, megjithëse ajo nuk mban gjëra me vlerë në apartamentin e saj, një infiltrues kishte hyrë vonë një natë. Macet e saj papritmas kishin ngritur kokat e tyre dhe pastaj silueta e një burri muskuloz, që mbante dorëza të bardha, u duk përballë xhamit të derës së dhomës së saj të fjetjes.

Eva Hoffe, 75 vjeçare, e mori telefonin celular dhe thirri 100, numrin e policisë së Izraelit. “Është një hajdut në shtëpinë time, Spinoza Street, Tel Aviv," pëshpëriti ajo.
“A jeni e sigurt se ai është ende në apartamentin tuaj?” pyeti zëri në fun…