Skip to main content

Posts

Showing posts from September, 2009

Zbulohet dorëshkrimi i rrallë i At Gjergj Fishtës

Admirina Peçi

Përballja e parë me këtë dorëshkrim ka qenë një befasi e rrallë. Krejt i zverdhur e me fletët e dëmtuara në caqe, i mbledhur tog në një dosje të veçantë, prej disa vitesh ka gjetur prehjen në bibliotekën e françeskanëve në Shkodër. Është nji ndër perlat e kësaj biblioteke e ruhet si të ishte një thesar. Çdokush që ka pasur rastin të kundrojë dorëshkrimet e Fishtës s’mund të mos e njohë kaligrafinë e tij të veçantë. Bëhet fjalë pra për një dorëshkrim të panjohur të at Gjergj Fishtës, një komedi, e cila edhe pse e pabotuar ka qenë ndër veprat teatrale më të pëlqyera në Shkodrën e viteve 1910-1920. Ishte zhdukur pa nam e nishan e askush nuk e dinte fatin e tij për më shumë se 50 vite. At Vitor Demaj, i cili kujdeset me devotshmëri për pasuritë e kësaj biblioteke e vendos dorëshkrimin mbi tryezën e drunjtë. E hap me kujdes dosjen ku është vendosur dorëshkrimi e nuk harron të tërheqë vëmendjen se “asht tepër delikat e i dëmtuem nga koha”. Na lejon ta fotografojmë dhe mandej na…

Rregullat për mëngjesin e duhur...

Tre nga dhjetë europianë e nisin ditën jo në mënyrën e përshtatshme, shpesh me një kafe apo një lëng të shpejtë frutash. Por, studimet e fundit tregojnë se ajo që konsumohet në mëngjes luan një rol të rëndësishëm për të ushqyer trurin dhe evituar mbipeshëNëse hani rregullisht mëngjes keni zgjedhur mënyrën më të mirë për të mbrojtur shëndetin, nëse jo duhet të dini diçka: nga pikëpamja e ushqyerjes, të formës fizike dhe performancave të përditshme nuk ka asgjë më të keqe se sa të heqësh dorë nga mëngjesi. Ky është një gabim që bën më shumë se 10 për qind e europianëve. Për më tepër që, nga ata që ulen në tavolinë para se të nisin ditën vetëm 30 për qind janë të mirinformuar rreth asaj që po konsumojnë. Që mëngjesi është një nga vaktet më të rëndësishme të ditës e kanë konfirmuar me dhjetëra studime. Më i fundit është ai i bërë nga një universitet anglez, i cili ka treguar të njëjtën gjë. Sipas analizës së tyre, një mëngjes i mirë jo vetëm na jep energjinë e nevojshme për aktivitetet e …

Si duhet lexuar Faik Konica

Vepra e Konicës, e krijuar në një periudhë më të hershme letrare, është vlerësuar qysh herëtbrenda kufi jve të shkencës mbi letërsinë. Ndonëse theksohet se të gjitha veprat e gjata tëKonicës autori nuk i përfundoi, për fat të mirë, novela “Një ambasadë e Zulluve në Paris”, ecila është teksti me numër 1, pranohet si vepër e kryer përfundimisht në vetvete

Kohët e fundit, pasi për aq e aq kohë lëvduam sa mundëm apo nëmëm sa bëmë faj, ia kemi nisur diskutimit për vlerat e letërsisë shqiptare në përgjithësi dhe të asaj bashkëkohore në veçanti. Më mirë vonë se kurrë thuhet rëndom në shqip. Të diskutosh do të thotë të nisësh punë që zgjidh probleme të mbetura pezull, por kush do ta kalojë atë në grindje, kuptohet që nuk ka të drejtë. Dhe nuk kish si të ndodhte ndryshe. Në letërsinë tonë bashkëkohore problemi i vlerës duhet analizuar në pajtim me rregullat dhe kriteret më të përhapura që praktikohen në letërsinë europiane dhe atë botërore, theksoi këto ditë në kumtesën e vet profesor Hamit Xha…

Sytë, si të kurojmë shikimin e dobët

Disa sëmundje kanë periudha të caktuara të shfaqjes. Alergjia dhe infektimi i syve në të shumtën e rasteve shfaqet gjatë ditëve të ngrohta. Tashmë dihet që alergjia shtohet në ditët me temperatura të larta, me forcimin e rrezeve të diellit dhe me shtimin e pluhurave në ambient, të cilat shtojnë thatësirën e syrit dhe shtimin e infeksioneve.

Bimët

Për kurimin e sëmundjeve të syrit, që shfaqen gjatë kësaj periudhe mjekësia popullore vjen në ndihmë me bimët e saj. Një prej bimëve, që përdoret për këtë qëllim, është eufrazia. Eufrazia është bimë njëvjeçare, gjysmëparazite, e cila lidhet te rrënjët e barërave. Lulet janë me ngjyrë të bardhë ose rozë me pika të verdha të ndritshme në qendrën e lules. Shija e bimës është e hidhur. Bimën mund ta gjejmë nëpër livadhe dhe nëpër të gjitha vendet e mbuluara me bar.

Në mjekësinë popullore përdoret e gjithë bima në lulëzim. Kjo bimë përdoret për shërimin e sëmundjeve të syve, të konjuktovitisit (qepallës), blefaritisit, iridociklitisit. Përveç efektit…

Arbën XHAFERRI - LILI I SHQETËSON TË SHQETËSUESHMIT

Pas dështimit të shteteve totalitare dhe me demokratizimin e tyre, u hap një mundësi e re për shprehje të lirë të men-dimit. Koha e re nxori në shesh shumë gazetarë, opinionistë, analistë të rinj që informonin opinionin sipas aftësive dhe përcaktimeve të tyre në shoqëri. Mirëpo, siç ndodh gjithnjë, këto analiza shpesh herë ishin fryt i imagjinatës së tyre, ose në versionet e skajshme, fryt i interesave të tyre konkrete. Edhe gazetaria, ngjashëm me kategoritë e tjera profesionale publike, treguan dobësi ndaj korrupsionit.Gazetaria e periudhës së shprehjes së lirë sot e gjithë ditën vuan nga mungesa e hulumtimit të njëmendët të temës që trajtohet, nga zëvendësimi i hulumtimit me imagjinatë, si dhe nga mundësia joshëse e korruptimit. Shumë analistë, në fakt, nuk janë të tillë. Ata realisht janë njerëz që dinë të shkruajnë në mënyrë të logjikshme, të ndërtojnë argumentin në mënyrë formale, por u mungon verifikimi i premisave kryesore.Natyrisht, në mesin e tyre ka analistë, opinionistë të …

Agim VINCA - LIBËR QË ZHVIDHOS MEKANIZMIN E NJË SISTEMI REPRESIV E GRANDOMAN

Në pamundësi që të marr pjesë në përurimin e librit të mikut tim, Ylber Lilit, “tetovarit nga Tirana”, siç e pata quajtur që në takimin e parë me të, Ju përshëndes të gjithëve, kurse autorin e përgëzoj për librin dhe promovimin e tij. Libri i pedagogut dhe publicistit të njohur, Ylber Lili, Grandomania (Tregime, skica, përsiatje), që për nga zhanri është libër mikst, i përbërë nga shkrime zhanresh të ndryshme, por me një frymë e koncept unik, si me titullin, ashtu edhe përmbajtjen e tij, e shpjegon më së miri situatën e krijuar këto ditë në Maqedoni, pas daljes në dritë të Enciklopedisë famëkeqe të AMSHA-së, në të cilën falsifikohet historia dhe fyhen shqiptarët.Nuk është vështirë të konstatohet se kjo situatë është në radhë të parë pasojë e grandomanisë së politikës shtetërore maqedonase dhe e inferioritetit të faktorit politik shqiptar, të përçarë e vasal. Sepse ku ka grandomani më të madhe sesa të tentosh të përvetësosh historinë e të tjerëve dhe figurat më të ndritura të asaj hist…

POSTSCRIPTUM PËR LIBRIN “MAQEDONIA NË DARËN E KRIZAVE”

Këtyre ditëve në Tetovë u bë promovimi i dy librave publicistikë “Maqedonia në darën e krizave” dhe “Grandomania” të publicistit shqiptar, Ylber Lili.
Nga Agron TUFA

Ja, më në fund, një libër që duhej të ishte shkruar kohë më parë; një libër, për të cilin kishim nevojë, sikundër ka nevojë shikimi për ta dalluar më qartë objektin e turbulluar nga sfondi. Me-gjithë paragjykimet e lira e të hamendësuara, libri i gazetarit Ylber Lili realizon, më së paku, njohjen e kontekstit konjuktural politik e nacio-nalist, në darën e të cilit qëndron e mbërthyer çështja ekzistenciale e shqiptarëve të Maqedonisë, në shtetin gjoja multietnik maqedonas. Përfytyrimi ynë mbi çështjen shqiptare në Maqedoni, për faj të mung-esës së debateve apo librave lidhur me të, por edhe për faj të informa-cionit të “dytë”, është thjeshtëzuar e rutinizuar skematikisht me infor-macione e kronika koprace televizive, të cilat, në mungesë të një koherence të mprehtë, na japin një imazh paksa të trëndafiltë, pa arritur kurrë t…

Gënjeshtrat e "mira" u bëjnë keq fëmijëve

Sipas studiuesve amerikanë, për zhvillimin e fëmijëve nuk ekzistojnë gënjeshtrat "për mirë", por tetë në dhjetë prindër vazhdojnë t‘i gënjejnë fëmijët
Rezultatet e studimit amerikan: Edhe prindërit që gënjejnë për mirë e humbasin besimin e të vegjëlveParalajmërime të rrezikshme ("Vazhdo të mos i lash veshët... Ke për të parë po nuk të mbiu majdanoz brenda tyre"), ose këshilla fantazmagorike: "Hiqe biberonin, kështu do të vijë ta marrë zana". Jeta e fëmijëve gjatë viteve të para të jetës është e mbushur me krijesa imagjinare, pajisje të çuditshme shtëpiake dhe bimë që në vend të tokës preferojnë dyllin e veshit.

Sipas një studimi të Universitetit të Kalifornisë- San Diego dhe të Torontos, ky është realiteti i ndërtuar nga gënjeshtrat e prindërve, të cilët gënjejnë më shumë se fëmijët. Efektet e këtyre absurditeteve mbi psikologjinë e fëmijës nuk mund të anashkalohen, madje për psikologen amerikane, Gail Heyman, autore e studimit të publikuar nga "Journa…

MES QIELLIT DHE TOKËS

Moikom ZEQO

Ungjilli sulmon pasionet dhe flet vetëm për shpirtin. Ky është një nga ndryshimet më kolosale mes Dhjatës së Vjetër dhe Dhjatës së Re. E famshme është parabola e Krishtit për eunukët qiellorë. Mbretëria mesianike është përherë qiellore.
Një prift rebel dhe i rrezikshëm si Tomaso Kampanjela, në traktatin e tij "Qyteti i Diellit", duke qenë adhurues i Krishtit, bën të kundërtën. Kërkon të bëjë një mbretëri mesianike tokësore. Arti bizantin u drejtohet vdektarëve të Tokës. Por është një thirrje e thekshme deri në infinit për Qiellin.
Por simbolet dhe detajet e peizazheve, të ujërave, të kafshëve dhe të shpendëve krijojnë një nostalgji të pafund e madhështore për Tokën. Toka kështu fiton një plotfuqishmëri, ndonëse plotfuqishmëria e Qiellit duket më absolute. Dihet proverbi i lashtë mistik: "Njeriu është në gjumë, kur vdes zgjohet prej tij."
Ngjan se shën Pali (Hebrejve 13-14) qe i njësishëm me këtë proverb, kur shkruante: "Në tokë nuk ka asnjë qytet, ku m…

“Shqiptarët e mi” dhe “Mali i Zi – yni”

Jovan NIKOLAIDIS

Pashë një ëndërr. Sikur Mali i Zi dhe Kosova ishin bërë të pavarur. Kori në aulat e senatit të Washingtonit këndon himnin amerikan në gjuhën malazeze dhe shqipe, ndërsa refrenin e këndonin njëkohësisht në të dyja gjuhët. Me dekret të të dy shteteve, në Sallën e Rrumbullakët, kufijtë janë shpallur si vende ku njerëzit nuk ndahen, por bashkohen, rojat e kufirit po ndërrojnë flamujt shtetërorë, të cilët i ngjajnë njëri-tjetrit. Tani kompozitorët e kompozojnë himnin shqiptar dhe malazez si kontrapunkt, merret vendim (i shqiptuar në anglisht) që fëmijët shqiptarë të mësojnë në shkollat e fshatit pasazhe të painkriminuara nga “Kurora e maleve”, kurse nxënësit e shkollave të mesme malazeze të krahasojnë pjesë nga Kanuni i Lekë Dukagjinit me Enciklikat e Shën Pjetrit. Ligji për multikulturën, i ndërtuar mbi parimet e Deklaratës për të Drejtat e Njeriut, nënkupton përfshirjen e “besës” në matricën e eposit heroik malazez, ndërsa pleqtë e Malit të Zi, në Ditën e Krishtlindjeve d…

PËRKTHIMI I HESHTJES

Alush AVDULI
Fjala e shkruar manifeston si formë. Sipas Borhesit, tre plus një është një mënyrë për të thënë katër. Tautologjia e fjalës. Trishtimi mbi qelq është i qeshur. Të shkruarit është dhimbja e heshtjes së afirmuar.



1.
Jermin e kemi brenda vetes... Mbeten fjalët heshtje e përkthyer që dhunojnë vlerat orgjinale. Dritat e kuptimeve e përshkojnë jo vetëm si komunikim, por edhe për të fshehur. Heshtjet e shkruara habiten: Ç’bëhet brenda nesh?!.. Fjalët duan dëshirat e tyre të pastrehë dhe skeletin e heshtjes në arkivol. Qëllimet shikojnë ndryshe.
Të gjitha janë relative, por arti është fillimi i absolutes.
Sintaksat harmonizojnë zemërimin e qetësisë. Kujtesa fle në shtratin e pluhurit. Heshtja del nga qarkullimi. Turma e kundërshton, është truri i pastruar pa rrudha. Heshtja është grua lakuriqe, fjala e vesh. Fjala, rrogëtare e përuljes në një vetëmburrje të paturpshme. Artikulimet e mbarsin. Dhe në vazhdim gjendja lehonë e heshtjes së dështuar. Jemi të dorëzuar në këtë ferr të shpik…