Skip to main content

Umberto Eko - Ashtu si dashuria, libri nuk vdes kurrë

Ditë më parë, duke punuar rraskapitshëm, ndesha në një kanal, ku po transmetohej një farë spoti i gjatë, apo lajmërimi për diç që gatitej të vinte. Kam përshtypjen si ishte te Katra apo Pesa, por s’jam fort i sigurt (dhe thënë këtë, siç theksoja në një Zarf të shkuar, sa shumë qenka i pambrojtur ideologjikisht telespektatori krahasuar me lexuesin e gazetave, e cili e di me siguri se kush po i flet). Qenë duke u reklamuar çudanet Cd-rom, disqet që mund të na ofrojnë të njëvlershmen e një enciklopedie të tërë, me ngjyra, tinguj dhe mundësisht me lidhje të menjëhershme nga argumenti në argument. Meqenëse po krijoj një farë përvoje në këtë fushë, e pra e njoh argumentin, po e ndiqja ngulazi. Derisa, në një farë pike, dëgjova emrin tim: po thuhej se unë do ta pranoja se këto disqe do të zëvendësojnë përfundimisht librat.
Askush, nëse nuk është paranojak, s’mund të mëtojë që të tjerët të lexojnë gjithçka që ai shkruan, por të paktën mund të shpresojë që mos t’i thonë të kundërtën, sidomos nëse po e përdorin, paligjshëm, si dëshmitar të diçkaje. Në të vërtetë po e përsëris fort e më fort se Cd-rom “nuk” mund të zëvendësojë librin. Ose ai që e ka shtriqur atë tekst është një i marrë, ose është një gënjeshtar. Nuk ka mundësi të tjera. Në çdo rast, lipsej që të sterilizoheshin prindërit e tij prej kohësh, pse tashmë dëmi është bërë.
Ka dy lloje librash. Ato për t’u konsultuar dhe ato për t’u lexuar
Të parët (prototip është lista telefonike, por mund të shkohet deri te fjalorët dhe enciklopeditë) zënë shumë vend në shtëpi, janë të vështirë për t’u manovruar dhe janë të kushtueshëm. Ata mund të zëvendësohen nga disqet multi-medial, kështu lirohet hapësirë, në shtëpi në biblioteka publike, për librat për të lexuar (që shkojnë nga “Komedia hyjnore” te romani i verdhë më i vonë).
Librat për t’u lexuar nuk mund të zëvendësohen nga asnjë gjësend elektronik.
Janë bërë për t’u mbajtur në dorë, edhe në shtrat, edhe në barkë, edhe atje ku nuk ka spina elektrike, edhe atje ku e kur çfarëdo lloj baterie shkarkohet, mund të nënvizohen, të përballojnë libërshënues, mund të bien në tokë, apo të braktisen hapur në dysheme, apo në gjunjë kur na merr gjumi, rrinë në xhep, rrëgjohen, marrin një trajtë vetanake sipas intensitetit dhe rregullsisë së leximeve tona, na kujtojnë (nëse na shfaqen shumë të freskët dhe të paprekur) se ende nuk i kemi lexuar, lexohen duke mbajtur kokën si të duam ne, pa na detyruar të rrimë e të lexojmë të çimentuar në ekranin e kompjuterit, miqësor në gjithçka përveçse me cervikalen. Provoni të lexoni gjithë “Komedinë hyjnore”, edhe vetëm me nga një orë në ditë në kompjuter dhe pastaj më bëni me dije.
Libri për t’u lexuar i përket atyre mrekullive të teknologjisë së përjetshme, ku bëjnë pjesë rrota, thika, luga, çekiçi, kutia, biçikleta. Thika u shpik shumë shpejt, biçikleta shumë më vonë. Po le të mundohen sa të duan dizenjatorët, duke modifikuar ndonjë pjesë, thelbi i thikës mbetet gjithnjë i njëjtë. Ka makina që e zëvendësojnë çekiçin, por për disa gjëra do të lypet ngaherë nevoja e diçkaje që ngjason me çekiçin e parë, që s’është gjetur kurrë në koren e tokës. Mund të shpikni një sistem kambjoje shumë të sofistikuar, por biçikleta mbetet ajo që është, dy rrota, një shalë dhe pedalet. Përndryshe quhet motor dhe është tjetër gjë.
Njerëzimi ka shkuar përpara nëpër shekuj duke lexuar dhe duke shkruar fillimisht në gurë, pastaj në rrasa, pastaj në rrotulla, por ishte një mund i madh. Kur zbuloi se fletët mund të lidheshin mes syresh, edhe pse ende dorëshkrime, lëshoi një ofshamë lehtësimi. Dhe kurrë nuk mund të heqë më dorë nga ky mjet i mrekullueshëm.
Forma-libër është e përcaktuar nga anatomia jonë. Mund të jenë të stërmëdhenj, por së shumti ata kanë funksionin e dokumentit apo zbukurimit; libri standard nuk duhet të jetë më i vogël se një paketë cigare, apo më i madh se “Espresso”. Varet nga përmasat e dorës sonë, dhe këto - të paktën tash për tash - nuk kanë ndryshuar, me paqtimin e Bill Gates-it. Është e vërtetë që teknologjia na premton makina, me të cilat mund të eksplorojmë përmjet kompjuterit bibliotekat e gjithë botës, të përzgjedhim tekstet që na interesojnë, t’i shtypim në shtëpi në pak sekonda, me germat që dëshirojmë – ashtu siç na e lyp miopia, apo siç na e ka ënda nga ana estetike – teksa e njëjta fotokopje na i lidh kopjet, në atë mënyrë që secili prej nesh të jetë në gjendje të krijojë vepra personale. Po pastaj? Do të zhduken krijuesit, tipografitë, libërlidhjet tradicionale, por do kemi ndër duar, ende dhe ngaherë, një libër.

Përktheu: Eldon Gjikaj
(Marrë nga rubrika “La bustina di Minerva”, L’espresso)

Popular posts from this blog

KADARE ME «KUSH E SOLLI DORUNTINËN» U NXIT SHQIPTARËVE ARMIQËSINË ME PERËNDIMIN DHE E BËN IDEATORIN E BESËS PËRDHUNUES TË MOTRËS

Novela e Ismail Kadare, «Kush e solli Doruntinën», e botuar për herë të parë në vitin 1980, mbahet si një nga kryeveprat e këtij shkrimtari. Por kjo novelë, që më pas është quajtur dhe roman, siç ka ndodhur me pjesën më të madhe të novelave të Ismail Kadare, është në fakt një projektim në të shkuarën, me bazë një legjendë të vjetër, i paradigmave ideologjike të propa­gandës së regjimit komunist, të kohës kur u shkrua kjo novelë. Më konkretisht, Kadare letrarizon, me një pro­jek­tim në të shkuarën, paradigmën izolacioniste antiperëndi­more, sipas së cilës gjendja e Shqipërisë komuniste, e kohës kur shkrua­nte autori, si e rrezikuar nga Lindja dhe Perëndimi dhe e izoluar prej tyre, qe një vazhdim i një linje të gjithkoh­shme të historisë shqiptare. Pikërisht Kadare këtë e paraqit tek novela «Kush e solli Doruntinën», e cila u botua në vitin 1980, menjëherë pas prishjes së Shqipërisë enveriane me Kinën, aleatin e vet të fundit të madh. Tash Shqipëria komu­niste i shihte si njëlloj armiq …

ISMAIL KADARE TEK «URA ME TRI HARQE» I PARAQET SHQIPTARËT SI TRIBU XHUNGLE QË EDHE URËN E PARË TË GURTË UA NDËRTUAN SLLAVËT

Novela e Ismail Kadare, «Ura me tri harqe», e botuar së pari në vitin 1978, si pjesë e triptikut (tre novela) me të njëjtin titull, dhe e ribotuar me disa ndryshime në periudhën paskomuniste (këtu i referohem botimit më të fundit, të vitit 2004), mba­het si një nga kryeveprat e Ismail Kadare. Ajo është përkthyer në shumë gjuhë të huaja, por si për të gjithë librat e Kadaresë nuk kemi të dhëna për numrin e kopjeve të botuara dhe të shitura në gjuhë të huaj. Megjithatë, edhe për aq sa është botuar dhe lexuar nga të huajt, ky libër i ka bërë një dëm të madh nacionit (kom­bit) shqiptar, se sipas këtij libri shqiptarët dalin si një popull shumë më i prapambetur se fqinjët në prag të okupimit turk (ngjarjet në novelë zhvillohen në gjysmën e dytë të shekullit XIV), që në këtë kohë nuk kanë ndërtuar as ura të thjeshta prej guri, dhe habiten kur dëgjojnë se mund të ndër­tohet një e tillë. Novela është një projektim në të shkuarën e lar­gët mesjetare e paradigmës ideologjike komuniste të kohës …

KUSH ESHTE HAMLETI?

Nga Profesor Alfred Uçi

Një kritik ka thënë se emrin e Hamletit e dinë të gjithë njerëzit, jo vetëm ata që e kanë lexuar tragjedinë shekspiriane ose që e kanë parë në skenë e në ekran. E me gjithë këtë, para ndërgjegjes estetike njerëzore mbetet pa përgjigje përfundimtare pyetja enigmë: Ç’është Hamleti? Nuk besojmë të ketë një figurë tjetër letrare, për të cilën të jenë zhvilluar shekuj me radhë diskutime pa fund dhe të jenë dhënë aq shumë përgjigje të mençura, të thella, origjinale, ndonëse të pamjaftueshme, se sa për Hamletin(Është llogaritur se zbërthimit të Hamletit i janë kushtuar rreth 25 mijë studime kritiko-letrare). Pyetjes së parë, mund t’i shtohet një pyetje e dytë: A mund të ketë në përgjithësi përgjigje shterruese për këtë çështje? Në përpjekjet për të dhënë shpjegime, në krye qëndron vetë drama e Shekspirit, që bart jo vetëm enigmën, por edhe mundësinë e deshifrimit të saj të saktë. Më mirë se Shekspiri, kush mund ta dinte se ç’është Hamleti! Prandaj vëmendja kryesore dre…