Skip to main content

Sëmundjet reumatizmale, si t‘i dallojmë?

E kemi thënë vazhdimisht se vjeshta është koha kur njerëzit ndihen të lodhur, në depresion e shumë të tjerë akoma sëmuren në mënyrë të pashpjegueshme dhe të përsëritur. Shirat, era dhe lagështira, tipike të sezonit të vjeshtës, në fakt mund të shkaktojnë apo përkeqësojnë edhe shqetësimet e shumta reumatizmale. Mund të ndërhyhet te dieta, në stilin tonë të jetesës apo në ritmet e përditshme për të shmangur këto lloj shqetësimesh? Ja se çfarë këshillojë mjekët. Para së gjithash është i nevojshëm një sqarim, duke qenë se shumë flasim për reumatizëm, por pak e dinë se çfarë kuptohet vërtet me këtë fjalë: "Reumatizmat janë një grup sëmundjesh, në përgjithësi kronike, të karakterizuara nga dhembje në kyçe dhe muskuj. Me këtë term kuptohen shqetësime shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri për sa i përket shkaqeve, mekanizmave të shfaqjes, zhvillimit, prognozës dhe terapisë". Simptomat e sëmundjes ndryshojnë nga një njeri te tjetri. Megjithatë ka disa shenja të përgjithshme të saj. Sa më shumë që sëmundja avancon, aq më tepër enjten, deformohen dhe dhembin kyçet, kufizohet lëvizja dhe shtohet dhembja. Për sa i përket shkaqeve të përgjithshme, mjekët përmendin moshën, ku artroza sa vjen e theksohet. Po ashtu klima e ftohtë ndikon shumë në rëndimin e artrozës poliartikulare. Nëse vuani nga artrit reumatik, ju mund të humbni edhe oreksin, të ndjeheni të dobët dhe të pafuqishëm. Por, për t‘i mos lejuar simptomat që të përparojnë, ju duhet të mbani një dietë ushqimore të balancuar dhe të bëni ushtrime të lehta. Hani shumë fruta dhe perime. Ju duhet të merrni rregullisht vitamina, sepse sëmundja juaj ju bën deficitar në disa lloj vitaminash si p.sh: Vitamina D, që është shumë e rëndësishme për kockat. Gjithashtu duhet të merrni edhe kalcium. Ndryshe nga çmendohej, sëmundjet reumatizmale nuk janë tipike të plakjes, apo moshës së tretë, përkundrazi shumë të rinj (sipas disa vlerësimeve një në dhjetë europianë) kanë sëmundje reumatizmale. Si t‘i dallojmë?

"Nëse format degjenerative të lidhura me osteoatrozën dhe ostoporozën tentojnë të prekin një pjesë të popullsisë më të madhe në moshë, artriti reumatik mund të prekë njerëz më të rinj në moshë. Një nga karakteristikat më të rëndësishme të reumatologjisë është mungesa, e një analize patognomonike në gjendje të konfirmojë me siguri diagnozën e një sëmundjeje specifike. Çdo sëmundje kërkon kritere specifike për ta diagnostikuar, për këtë arsye bëhet e domosdoshme vizita te një specialist i këtyre sëmundjeve.

Reumatizën apo artrozë, cili është ndryshimi?

Me fjalën reumatizëm kuptohen të gjitha sëmundjet reumatike. Artroza, ose më mirë osteoartroza, është një formë e veçantë e reumatizmës që karakterizohet nga brerja me kalimin e viteve e kërcit që ndodhet në zonën ku bashkohen kockat midis tyre.

Është e vërtetë se lloji i ushqimeve mund të shmangë shqetësimet akute?

Në të kaluarën, i jepej shumë rëndësi, parandalimit përmes dietës, të ashtuquajturave reumatizma dismetabolike si për shembull përdhesi. Sot për shkak të informacioneve të shumta që disponojmë roli i dietës në këto lloj sëmundjesh është reduktuar shumë. Megjithatë duhet të theksoja atë që të gjithë mjekët thonë: një ushqyerje e shëndetshme dhe e ekuilibruar, si për nga sasia ashtu edhe për nga cilësia, është një lloj ilaçi parandalues për të gjitha sëmundjet në përgjithësi.

Përse nga lagështia, dhembjet bëhen më të forta? Mund të konsiderohet kjo një shenjë e dukshme e pranisë së sëmundjeve reumatike?

Shtimi i dhembjeve në prani të lagështisë nuk është i lidhur shumë me lagështinë se sa me ndryshimet barometrike që shoqërojnë ndryshimet klimatike.

Dush me ujë të nxehtë, pak gjimnastikë e lehtë dhe veshje të rënda. Është e vërtetë se me këto këshilla mund të ndihemi më mirë?

Sigurisht që po, mbi të gjitha nëse bëhet fjalë për dhembje të lokalizuara vetëm në një ditë. Ndryshe është puna nëse dhembja zgjat sepse atëherë bëhet e nevojshme një konsultë me mjekun specialist në gjendje të na orientojë drejt diagnozës së saktë. Sot, në fakt, diagnostikimi i hershëm është bërë shtylla e trajtimit të çdo sëmundjeje, duke qenë se vetëm ndërhyrja fillestare mund të shmangë dëmtimet e mëvonshme që mund të jenë shumë të rënda dhe me pasoja të pakthyeshme.

Cila është këshilla juaj për ta jetuar sa më mirë vjeshtën?

Shëndeti është një gjendje që kërkon ndërgjegjësim dhe angazhim. Duhet të ushqehemi me ushqime të sezonit, mbi të gjitha biologjikë, që nuk janë të pasur vetëm me kalori, por me të gjithë elementët e nevojshëm për një funksionim korrekt të organizmit tonë. Shpesh në vendet perëndimore janë vënë re episode të kequshqyerjes, për shembull për sa i përket disa vitaminave ose mineraleve të veçanta, për shembull te personat mbi peshë. Pastaj shumë i rëndësishëm është edhe aktiviteti fizik. Duhet të nisim ecjen dhe të riorganizojmë ditët tona kaotike në qytetet e mëdha, duke lënë shpesh makinat dhe duke ju kthyer zakoneve të vjetra. Vetëm kështu do të jemi në gjendje të zgjasim jetën dhe t‘i japim jetë viteve, d.m.th t‘i bëjmë ata sa më të mirë.

Popular posts from this blog

KADARE ME «KUSH E SOLLI DORUNTINËN» U NXIT SHQIPTARËVE ARMIQËSINË ME PERËNDIMIN DHE E BËN IDEATORIN E BESËS PËRDHUNUES TË MOTRËS

Novela e Ismail Kadare, «Kush e solli Doruntinën», e botuar për herë të parë në vitin 1980, mbahet si një nga kryeveprat e këtij shkrimtari. Por kjo novelë, që më pas është quajtur dhe roman, siç ka ndodhur me pjesën më të madhe të novelave të Ismail Kadare, është në fakt një projektim në të shkuarën, me bazë një legjendë të vjetër, i paradigmave ideologjike të propa­gandës së regjimit komunist, të kohës kur u shkrua kjo novelë. Më konkretisht, Kadare letrarizon, me një pro­jek­tim në të shkuarën, paradigmën izolacioniste antiperëndi­more, sipas së cilës gjendja e Shqipërisë komuniste, e kohës kur shkrua­nte autori, si e rrezikuar nga Lindja dhe Perëndimi dhe e izoluar prej tyre, qe një vazhdim i një linje të gjithkoh­shme të historisë shqiptare. Pikërisht Kadare këtë e paraqit tek novela «Kush e solli Doruntinën», e cila u botua në vitin 1980, menjëherë pas prishjes së Shqipërisë enveriane me Kinën, aleatin e vet të fundit të madh. Tash Shqipëria komu­niste i shihte si njëlloj armiq …

ISMAIL KADARE TEK «URA ME TRI HARQE» I PARAQET SHQIPTARËT SI TRIBU XHUNGLE QË EDHE URËN E PARË TË GURTË UA NDËRTUAN SLLAVËT

Novela e Ismail Kadare, «Ura me tri harqe», e botuar së pari në vitin 1978, si pjesë e triptikut (tre novela) me të njëjtin titull, dhe e ribotuar me disa ndryshime në periudhën paskomuniste (këtu i referohem botimit më të fundit, të vitit 2004), mba­het si një nga kryeveprat e Ismail Kadare. Ajo është përkthyer në shumë gjuhë të huaja, por si për të gjithë librat e Kadaresë nuk kemi të dhëna për numrin e kopjeve të botuara dhe të shitura në gjuhë të huaj. Megjithatë, edhe për aq sa është botuar dhe lexuar nga të huajt, ky libër i ka bërë një dëm të madh nacionit (kom­bit) shqiptar, se sipas këtij libri shqiptarët dalin si një popull shumë më i prapambetur se fqinjët në prag të okupimit turk (ngjarjet në novelë zhvillohen në gjysmën e dytë të shekullit XIV), që në këtë kohë nuk kanë ndërtuar as ura të thjeshta prej guri, dhe habiten kur dëgjojnë se mund të ndër­tohet një e tillë. Novela është një projektim në të shkuarën e lar­gët mesjetare e paradigmës ideologjike komuniste të kohës …

KUSH ESHTE HAMLETI?

Nga Profesor Alfred Uçi

Një kritik ka thënë se emrin e Hamletit e dinë të gjithë njerëzit, jo vetëm ata që e kanë lexuar tragjedinë shekspiriane ose që e kanë parë në skenë e në ekran. E me gjithë këtë, para ndërgjegjes estetike njerëzore mbetet pa përgjigje përfundimtare pyetja enigmë: Ç’është Hamleti? Nuk besojmë të ketë një figurë tjetër letrare, për të cilën të jenë zhvilluar shekuj me radhë diskutime pa fund dhe të jenë dhënë aq shumë përgjigje të mençura, të thella, origjinale, ndonëse të pamjaftueshme, se sa për Hamletin(Është llogaritur se zbërthimit të Hamletit i janë kushtuar rreth 25 mijë studime kritiko-letrare). Pyetjes së parë, mund t’i shtohet një pyetje e dytë: A mund të ketë në përgjithësi përgjigje shterruese për këtë çështje? Në përpjekjet për të dhënë shpjegime, në krye qëndron vetë drama e Shekspirit, që bart jo vetëm enigmën, por edhe mundësinë e deshifrimit të saj të saktë. Më mirë se Shekspiri, kush mund ta dinte se ç’është Hamleti! Prandaj vëmendja kryesore dre…