Ka do dit
që po shof fare mirë
se si nga vuejtja syt po më
madhohen,
nepër ball dhe ftyrë
rrudhat po më shtohen
e si buzqeshja m’asht e
hidhun...
... dhe po ndij
se si mëngjeset e mia
nuk janë ma mëngjese
hovi e pune,
as ndërtimi, por të shtymt
dita më ditë
e një jete që s’durohet.
Dalngadalë po shof
si jeta një nga një
secilin ndjesi
me tradhti
po ma vulos
dhe s’po më mbetë asgja
që me u nda
si shej gëzimi,
përpara
nuk e dishe, ojetë,
se kaq i tmerrtë
asht grushti i yt
që mbyt
pa mëshirë.
Por kot
në pasqyrë po shof
se si nga vuejtja syt po më
madhohen
nëpër ballë dhe në ftyrë
rrudhat po më shtohen,
dhe shpejt do të bahem
flamur i vjetruem
i rreckuem
ndërluftat e jetës.
Marë nga “Kangët e fundit”
Poeti në kujtimet e së motrës
Më 1932, mbasi mbaroi seminarin e Bitolit, im vëlla, Milloshi,
njëzet vjeç, u kthye në Shkodër. Megjithëse ka qenë
gjithmonë delikat, këtë mot dukej shumë më mirë se kurdoherë.
Menjëherë kërkoi bursë për të vazhduar mësimet,
por nuk i dhanë. Vetëm pas dhjetë muajve, kur u shtetëzuan
shkollat, e dërguan mësues në Vrakë, 7 km larg Shkodrës.
Udhën për në fshat shtrëngohej ta bënte ditë për ditë me
biçikletë, në shi e në vapë, dhe me atë pak ushqim që merrte
me vete për drekë.
Kur e njohën mirë banorët e Vrakës, nisën ta duan e ta
nderojnë, por strapacat e mëdha që hoqi muajt e parë ia zgjuan
sëmundjen e mushkërive. Gjithë përpjekjet që t’ia priste
hovin me transferimin e tij nga
një fshat malarik në Shkodër
në një vend malor si Puka, ku
shërbeu më 1936 dhe 1937, nuk
i sollën dobi. Në verën e vitit
1935, mjekët e Tiranës e këshilluan
të shtrohej në ndonjë sanatorium.
Për në Golnik nuk i
dhanë pasaportë, dhe në
Athinë, për mungesë
ekonomike, nuk ndenji veçse
një muaj.
Më 22 dhjetor 1937 erdhi në
Torino. Dëshironte që të regjistrohej
në Fakultetin e Letërsisë,
dhe t’i binte pas shëndetit. Pasi
dokumentet shkollore iu kthyen
nga Tirana të palegalizuara,
regjistrimin nuk mundi ta bëjë.
Por kjo e keqe nuk e preokupoi
aq shumë sa ajo tjetra. Në
klimën e fortë të Torinos
sëmundja e tij mori hov. Mjekët e këshilluan të shtrohej në
sanatorium. E vendosën në sanatoriumin “San Luigji” afër
Torinos. Këtu, në fillim u duk sikur po shërohej. Të gjithë ia
thoshin këtë; edhe ai vetë sikur e ndiente përmirësimin. Kur
e vizitonin shokët të dielave, ish i gëzuar dhe i priste me
padurim. Por ky përmirësim nuk zgjati shumë: filloi të ndihej
keq. Mjekët i propozuan një operacion të vogël. Milloshi
pranoi dhe operacioni u bë në qershor. Efekti qe fatal: iu pre
oreksi, humbi fuqinë dhe humorin e tij tërheqës. Besonte se
po të transferohej në ndonjë sanatorium malor, do të bëhej
më mirë. Mezi siguruam një vend në “Ospedale Valdese”,
në Tore Peliçe, afër Torinos, për ku e shoqëruam më 12 gusht.
Milloshit i pëlqeu shumë ky vend dhe tha se do të dilte ta
shëtiste sapo të çlodhej nga udhëtimi. Por nuk e shëtiti
kurrë...Për dy ditë mundi të dalë nga pak në kopshtin e sanatoriumit;
të tretën pati një krizë aq të fortë sa kërkoi oksigjen.
Dy javët e tjera ndenji në shtrat pa lëvizur, me pak
ose aspak ushqim, duke folur për herë më rrallë, krejt i
ndërgjegjshëm për çka ndodhte me të...”