Skip to main content

Kostas VARNALIS - Njerezit e perulur

Do te me mjaftonin vetem tri fjale, per te treguar se cfare sherbimesh te medha i kam sjelle une atdheut ne ndarjen e qytetareve, nga njera ane ? njerez te ngopur me te mirat e jetes, nga tjetra ? ne rrenjedale.
Po filloj.

A.
Une kam provuar se shpirti i njeriut eshte i pavdekshem. Pra, ekzistoka shpirti! Per hir te shpirtit ekzistojne (domethene, duhet te ekzistojne) shteti (ligje e prifterinj) dhe perendite. Frika e perendive dhe e ligjeve na mban qe te mos e ngarkojme shpirtin me mekate... e te mos futemi ne burg.
Qytetare te Athines!
Po te mos ekzistonte shpirti, nuk do te kishin ekzistuar as perendite, as prifterinjte, as edhe shpirti i pavdekshem.
Ne, te mjeret e rrenjedalet, duhet te kemi besimin se do te gezojme te gjitha te mirat ne jeten e pertejshme, e cila s?do te kete kurre mbarim, mjaft qe te vdesim. Neve nuk na lejohet te marrim mbrapsht me duart tona ato, qe na i marrin sunduesit me ane te forces e te dinakerise, me pak fjale, ato qe perfitojne me gjakun tone e me voten tone. S?ka asnje dyshim se ata do te denohen nga Zoti ne boten tjeter. Kemi per te pare me syte tane sesi, ne sketerre, ata do te futen ne kazane te mbushur me katran dhe do te vlojne perdite e pergjithnje. Se, po t?i denojme ne me duart tona, atehere do te behemi ne te ligj, do te ngarkohemi ne me mekate dhe do te na fusin ne ne kazanet e xhehnemit.

B.
Kjo nuk ka qene fjale qe e merr era, por guri themeltar i doktrines sime. Per kete i dhashe edhe nje forme te prere katrore, duke predikuar: "Me mire ta pesoj ne kurrizin tim cdo padrejtesi, sesa te bej vete padrejtesira!" Dhe nje gur i tille themeltar forcohet me teper mbi reren e ujit dhe ne shpirtrat e dobet. Sa me teper i perulur te jete njeriu, aq me i pavendosur behet, sa me i lodhur te jete nga jeta, aq me pak merr fryme lirisht, me pak mendon e me pak zemerohet. Qe te rezistosh kundrejt padrejtesise, duhet guxim e besim ne vetvete, po aq me teper duhet guxim qe te besh padrejtesira. Duke jetuar gjithnje me friken ne bark, nuk deshiron te kesh telashe te medha e te ndiesh vazhdimisht ne shpirt nje frike te madhe. Prandaj e le veten te terhiqesh ne rehatine e mungeses se vullnetit dhe ne egoizmin e dhembjes. Dhe jo vetem qe qendron pasiv kur te grabisin c?nuk ke, por nuk i prek me dore as ato te pakta qe ke, agjeron me dashje duke mos ngrene, mos pire e duke mos prekur femra, urren e perbuz diellin, detin, ajrin e paster te malit e shetitjet dhe kerkon te gjesh semundjet, vuajtjet, ndersyne, heshtjen e vdekjes. Dhe ja parulla: "Dhembja forcon moralin!" Une, pra, kam qene ai qe kam ngritur ne qiell si flamur te Kopese gezimin e dhembjes. Sa per ata, qe s?mund te durojne dhembjen, jane menduar ligjet e Solonit, pse ne baze te ketyre ligjeve jane ngritur tempujt e dashurise se lire. Ne te tille tempuj-kuplara, cilido blen me cmim te ulet persosmerine, domethene, harresen e vetvetes.

C.
Po kete mendim e kam shprehur edhe ndryshe me keto fjale: "Asnje nuk behet i lig me dashje." Kjo do te thote shkurt: mos denoni ata qe bejne padrejtesi, sepse do t?u beni... padrejtesi. Ata jane te pafajshem. Te shkretet, nuk dine se bejne keq. Kini durim. Po t?i mesojme se c?eshte e mira dhe e keqja, do te zhduken nga kjo bote te gjitha te ligat e padrejtesite dhe do te mbreteroje kudo shpirtmiresia... Per kete na nevojiten shkolla. E keto shkolla, e dini se kush do t?i ngreje? Ata qe bejne padrejtesira. Dhe ja perse: Pasuria qe kane eshte edhe detyra, edhe shpejtesia, edhe e mira. E qe te mo e bejme terkuze duke u zgjatur, ata vete do te edukojne djemte e popullit qe, kur te rriten, te mos rezistojne kunder padrejtesise.
eshte e qarte tani se filozofia ime mbronte regjimin e pabarazise, ate qe kemi thene e sterthene: "interesin e me te fuqishmit". Pa dyshim, per nje arsye te tille ju nuk duhej te me vrisnit! Shtetet, qe do te vijne me pas, do ta dine me mire punen e tyre. Keshtu, shkolla, shtypi e kerbaci nuk do te lene gje pa bere per te pajtuar ata qe s?mund te pajtohen me anen e parulles se "harmonise se klasave". Vetekuptohet tani se une kam qene dirigjenti i pare i kesaj harmonie, megjithese ju po me denoni me vdekje si ateist. Neser-pasneser te krishteret do ta bazojne fene e tyre mbi keto mesime. Do te me nderojne si nje profet te perendise se tyre dhe surratin tim do ta pikturojne neper kisha me nje aureole te gjere e te arte rreth flokeve te tyre.

Perktheu Spiro Xhai

Popular posts from this blog

KADARE ME «KUSH E SOLLI DORUNTINËN» U NXIT SHQIPTARËVE ARMIQËSINË ME PERËNDIMIN DHE E BËN IDEATORIN E BESËS PËRDHUNUES TË MOTRËS

Novela e Ismail Kadare, «Kush e solli Doruntinën», e botuar për herë të parë në vitin 1980, mbahet si një nga kryeveprat e këtij shkrimtari. Por kjo novelë, që më pas është quajtur dhe roman, siç ka ndodhur me pjesën më të madhe të novelave të Ismail Kadare, është në fakt një projektim në të shkuarën, me bazë një legjendë të vjetër, i paradigmave ideologjike të propa­gandës së regjimit komunist, të kohës kur u shkrua kjo novelë. Më konkretisht, Kadare letrarizon, me një pro­jek­tim në të shkuarën, paradigmën izolacioniste antiperëndi­more, sipas së cilës gjendja e Shqipërisë komuniste, e kohës kur shkrua­nte autori, si e rrezikuar nga Lindja dhe Perëndimi dhe e izoluar prej tyre, qe një vazhdim i një linje të gjithkoh­shme të historisë shqiptare. Pikërisht Kadare këtë e paraqit tek novela «Kush e solli Doruntinën», e cila u botua në vitin 1980, menjëherë pas prishjes së Shqipërisë enveriane me Kinën, aleatin e vet të fundit të madh. Tash Shqipëria komu­niste i shihte si njëlloj armiq …

ISMAIL KADARE TEK «URA ME TRI HARQE» I PARAQET SHQIPTARËT SI TRIBU XHUNGLE QË EDHE URËN E PARË TË GURTË UA NDËRTUAN SLLAVËT

Novela e Ismail Kadare, «Ura me tri harqe», e botuar së pari në vitin 1978, si pjesë e triptikut (tre novela) me të njëjtin titull, dhe e ribotuar me disa ndryshime në periudhën paskomuniste (këtu i referohem botimit më të fundit, të vitit 2004), mba­het si një nga kryeveprat e Ismail Kadare. Ajo është përkthyer në shumë gjuhë të huaja, por si për të gjithë librat e Kadaresë nuk kemi të dhëna për numrin e kopjeve të botuara dhe të shitura në gjuhë të huaj. Megjithatë, edhe për aq sa është botuar dhe lexuar nga të huajt, ky libër i ka bërë një dëm të madh nacionit (kom­bit) shqiptar, se sipas këtij libri shqiptarët dalin si një popull shumë më i prapambetur se fqinjët në prag të okupimit turk (ngjarjet në novelë zhvillohen në gjysmën e dytë të shekullit XIV), që në këtë kohë nuk kanë ndërtuar as ura të thjeshta prej guri, dhe habiten kur dëgjojnë se mund të ndër­tohet një e tillë. Novela është një projektim në të shkuarën e lar­gët mesjetare e paradigmës ideologjike komuniste të kohës …

KUSH ESHTE HAMLETI?

Nga Profesor Alfred Uçi

Një kritik ka thënë se emrin e Hamletit e dinë të gjithë njerëzit, jo vetëm ata që e kanë lexuar tragjedinë shekspiriane ose që e kanë parë në skenë e në ekran. E me gjithë këtë, para ndërgjegjes estetike njerëzore mbetet pa përgjigje përfundimtare pyetja enigmë: Ç’është Hamleti? Nuk besojmë të ketë një figurë tjetër letrare, për të cilën të jenë zhvilluar shekuj me radhë diskutime pa fund dhe të jenë dhënë aq shumë përgjigje të mençura, të thella, origjinale, ndonëse të pamjaftueshme, se sa për Hamletin(Është llogaritur se zbërthimit të Hamletit i janë kushtuar rreth 25 mijë studime kritiko-letrare). Pyetjes së parë, mund t’i shtohet një pyetje e dytë: A mund të ketë në përgjithësi përgjigje shterruese për këtë çështje? Në përpjekjet për të dhënë shpjegime, në krye qëndron vetë drama e Shekspirit, që bart jo vetëm enigmën, por edhe mundësinë e deshifrimit të saj të saktë. Më mirë se Shekspiri, kush mund ta dinte se ç’është Hamleti! Prandaj vëmendja kryesore dre…