Skip to main content

Grossman: "Ja si fitova mbi frikën ndaj të tjerëve"

Bota nuk na është armike



është një nga shkrimtarët izraelitë më të shquar dhe më prodhimtarë. Gjatë gjithë rrugëtimit të tij letrar ka promovuar paqen dhe dialogun mes vendeve dhe njerëzve që ndajnë konflikte me njëri-tjetrin

David Grossman, libri juaj i fundit flet për një udhëtim në Galile. Temën e udhëtimit e keni përfshirë shpesh në librat tuaj. Çfarë përfaqësojnë udhëtimet për ju? A janë vallë ikje nga realiteti, apo një rrugëtim i paqartë drejt njohjes më të mirë të vetvetes?

Një udhëtim nuk është kurrë një arrati dhe mendoj se është një mjet përmes së cilit njohim realitete të reja, njerëz të rinj. Një udhëtim evokon elementë të rinj brenda teje. Mua më pëlqen ndryshimi, lëvizja, shpejtësia. Të udhëtosh do të thotë që të bësh vazhdimisht pyetje, sepse në një udhëtim kushtet ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme në çdo moment, dhe duhet të jesh i përgatitur. Më kujtohet kur ecja nëpër Galile… Nuk e kisha bërë kurrë më parë një gjë të tillë, pra të ecja fill i vetëm dhe përgjatë një distance të jashtëzakonshme. Ndërkaq e kuptova menjëherë se udhëtimi po më ndryshonte. Vetë fakti që ia kisha dalë mbanë ta përfundoja, njerëzit që kisha hasur, bisedat me ta, vëmendja ndaj gjërave të cilat më parë nuk më kishin bërë të ndjeshëm, si lulet, kafshët, aromat, ngjyrat… të gjitha këto për mua ishin krejtësisht të reja.

Kur thoni se një udhëtim nuk është kurrë një arrati, keni parasysh se gjithmonë nisemi për t‘u rikthyer?

Ndoshta fillimisht mund të jetë një arratisje apo një rendje pas diçkaje, por pa mendoni pak për profetin Xhiona në Bibël. Ai mundohej që t‘i ikte profecisë që Zoti i kishte parathënë, por ndërsa tentonte ta bënte një gjë të tillë, u gjend në një situatë shumë më të vështirë se ajo prej së cilës po ikte. Edhe librat e mi të tjerë që kam shkruar janë libra që "rendin". Libri i parë që kam botuar titullohet: "Ratz, njeriu që vrapon". Unë personalisht jam një njeri që mund të qëndroj për orë e orë duke shkruar, pastaj më pëlqen që befas të çohem e të lëviz, nuk ka rëndësi se ku, por të lëviz, të iki, të rend. Në këtë ikje, ama, kam nevojë që të takoj njerëz, të jem në kontakt me ta.

Është një nevojë si fizike, ashtu edhe psikologjike?

Mendoj se po, edhe pse pjesa më e madhe e frymëzimit më vjen kur jam në shtëpi, ulur në dhomën time. Nuk e di ku e kam lexuar, po mendoj se ka qenë e Kamy-së, se sikur një njeri të kishte pasur vetëm një ditë kontakt me botën e më pas të ishte burgosur për tërë jetën, do të kishte pasur material të mjaftueshëm për të kujtuar dhe për të bluar në mendje.

A ka në letërsi ndonjë udhëtim që ju ka lënë më shumë mbresë?

Nuk e di. Në të ri sigurisht që të gjithë kemi lexuar Zhul Vernin, por kur u rrita… Më kujtohet një libër i Xavier de Maistre, që ka jetuar në Mbretërinë e Sardenjës në shekullin XVIII. Atë e mbyllën në një dhomë për 42 ditë dhe gjatë kësaj kohe nxori në dritë një libër të mrekullueshëm, me titull "Udhëtim brenda dhomës sime". Nëse një njeri është mjaftueshëm mendjehapur, nuk ka nevojë për shumë përvoja të jashtme. Tani më vjen ndër mend edhe "Odiseja", me kthimin e tij në shtëpi, në Itakë. Këtu më lind pyetja se në ç‘përmasa kultura perëndimore është ndikuar nga historitë e Agamemnonit e Luftës së Trojës, nga historitë e Xhasones dhe Argonautëve, e sigurisht nga vetë Uliksi? Edhe "Uliksi" i Joyce është një udhëtim.

Një nga vendet më të vizituara në botë është Jerusalemi…

Po, Jerusalemi. Është e vërtetë. Ka disa qytete në botë që janë si magnete të vërtetë dhe mendoj se këto vende, kur i viziton, të ndryshojnë diçka së brendshmi. Një gjë të tillë e kam ndjerë kur ika në Pragë. Ndjeva se diçka brenda meje kishte ndryshuar dhe e njëjta gjë më ndodhi edhe me Kajron.

Mund të jeni më i qartë në lidhje me ndryshimin që flisni?

Mbërrita në një vend që kishte qenë një vend armik për ne. Kam marrë pjesë në luftën kundër Egjiptit (Lufta e Kippurit, tetor 1973) dhe befas u gjenda në një vend për të cilin kisha vetëm një njohje shumë sipërfaqësore dhe një barrë me paragjykime. Atëherë dola të ecja nëpër rrugë, të shihja njerëzit, fytyrat e tyre, të përditshmen e jetës së tyre, normalitetin…

Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje nga turma e njerëzve në Kajro?

Turma, kjo sasi e jashtëzakonshme njerëzish që lëviz si një lumë, gjatë gjithë kohës, ditën dhe natën. Ajo është një përzierje mes një kulture shumë të lashtë, të lavdishme me faraonët e saj e piramidat, si dhe varfërinë që mbizotëron sot. Për mua Kajroja ishte një emocion shumë i fortë.

A ka ndonjë vend në të cilin nuk keni qenë e që do të donit të shkonit?

Damasku është një vend i tillë. Rreth 20 vite të shkuara, kur u botua në anglisht libri im "Një popull i padukshëm", më telefonoi zëvendësdrejtori i "National Geografic" e më tha: "Kemi lexuar librin dhe jemi gati që t‘ju dërgojmë ku të doni". Unë iu përgjigja menjëherë: "Dua të shkoj në Damask". "Përse në Damask"? "Sepse Damasku më ngjall frikë", iu përgjigja.

Përse frikë?


Sepse që kur kam ardhur në jetë, jam programuar që t‘i konsideroj sirianët si armiqtë më të betuar të Izraelit. E dija se nëse do të kisha mundësi që të shkoja në një vend të tillë si Damasku, në një vend që më kishte ngjallur tmerr për një kohë të gjatë, nëse do të kisha pasur mundësi që të shihja me sytë e mi njerëzit dhe ngjarjet, do të isha ulur dhe do të shkruaja për gjithçka dhe kjo do të kishte ndryshuar diçka brenda meje. Zakonisht, kur shkruaj, "shkoj" në vende që më trembin, prek gjithmonë tema që janë të vështira, që janë kërcënuese.

A ekziston ndonjë vend në të cilin keni qenë dhe ku nuk do të donit të riktheheshit më kurrë?

Jo. Ndoshta duhet t‘ju shpjegoj diçka. Mua më kanë rritur duke më bërë të besoja që e gjithë bota ishte armiqësore. Kam qenë fëmijë në Izraelin e viteve ‘50 dhe i gjithë brezi im është rritur me një frymë të tillë, pra me mesazhin se "e gjithë bota është armiqësore. Ki kujdes, ji dyshues. Njerëzit do të tentojnë që të të manipulojnë, të të gënjejnë". Prindërit tanë na mbanin pranë gjatë gjithë kohës, çka është plotësisht e kuptueshme, nëse do të kemi parasysh përvojën që ata patën në vitet ‘40. Por që kur nisa të udhëtoja nëpër botë, zbulova se ajo që na kishin thënë nuk ishte aspak e vërtetë. Sigurisht që të qëllon të hasesh edhe me gënjeshtra dhe mashtrime, por sa më shumë udhëtoj nëpër botë, aq më "i çarmatosur" shkoj, dhe sa më shumë njerëz të ndryshëm takoj, aq më shumë e kuptoj se sa të ndryshëm janë këta njerëz të botës nga ata me të cilët na trembnin në fëmijëri. Madje edhe gjatë udhëtimit që bëra më këmbë në Galile, kur ecja fill i vetëm, jam ndeshur me shumë pozitivitet. Zakonisht takoja njerëz që ecnin çift ose në grupe. Pjesa më e madhe e tyre, flas për 6 vjet të shkuara, ishin kolonë izraelitë. Ata më thoshin se ndërsa shumë njerëz shkojnë të eksplorojnë vendet larg atdheut të tyre, ata preferonin që ta bënin me vendin e tyre.

Keni shkruar libra për të rritur e fëmijë, me tematika të ndryshme dhe mbi të gjitha me shumë personazhe. Duket se keni bërë njëherazi edhe një udhëtim letrar shumë të gjatë? Si do ta përshkruanit udhëtimin tuaj si shkrimtar?

Është një pyetje shumë serioze. Mendoj se është kurajoja për të kuptuar, të kuptosh të tjerët, të tentosh të shohësh realitetin përmes syve të njerëzve të tjerë, të ndryshëm nga ty, madje me raste edhe armiq, por... gjithsesi duhet të tentosh të shohësh realitetin nga sa më shumë këndvështrime të ndryshme dhe të mos i druhesh vajtjes në vende që të ngjallin frikë, apo që mendon se mund të të shkaktojnë dhimbje.

Popular posts from this blog

KADARE ME «KUSH E SOLLI DORUNTINËN» U NXIT SHQIPTARËVE ARMIQËSINË ME PERËNDIMIN DHE E BËN IDEATORIN E BESËS PËRDHUNUES TË MOTRËS

Novela e Ismail Kadare, «Kush e solli Doruntinën», e botuar për herë të parë në vitin 1980, mbahet si një nga kryeveprat e këtij shkrimtari. Por kjo novelë, që më pas është quajtur dhe roman, siç ka ndodhur me pjesën më të madhe të novelave të Ismail Kadare, është në fakt një projektim në të shkuarën, me bazë një legjendë të vjetër, i paradigmave ideologjike të propa­gandës së regjimit komunist, të kohës kur u shkrua kjo novelë. Më konkretisht, Kadare letrarizon, me një pro­jek­tim në të shkuarën, paradigmën izolacioniste antiperëndi­more, sipas së cilës gjendja e Shqipërisë komuniste, e kohës kur shkrua­nte autori, si e rrezikuar nga Lindja dhe Perëndimi dhe e izoluar prej tyre, qe një vazhdim i një linje të gjithkoh­shme të historisë shqiptare. Pikërisht Kadare këtë e paraqit tek novela «Kush e solli Doruntinën», e cila u botua në vitin 1980, menjëherë pas prishjes së Shqipërisë enveriane me Kinën, aleatin e vet të fundit të madh. Tash Shqipëria komu­niste i shihte si njëlloj armiq …

ISMAIL KADARE TEK «URA ME TRI HARQE» I PARAQET SHQIPTARËT SI TRIBU XHUNGLE QË EDHE URËN E PARË TË GURTË UA NDËRTUAN SLLAVËT

Novela e Ismail Kadare, «Ura me tri harqe», e botuar së pari në vitin 1978, si pjesë e triptikut (tre novela) me të njëjtin titull, dhe e ribotuar me disa ndryshime në periudhën paskomuniste (këtu i referohem botimit më të fundit, të vitit 2004), mba­het si një nga kryeveprat e Ismail Kadare. Ajo është përkthyer në shumë gjuhë të huaja, por si për të gjithë librat e Kadaresë nuk kemi të dhëna për numrin e kopjeve të botuara dhe të shitura në gjuhë të huaj. Megjithatë, edhe për aq sa është botuar dhe lexuar nga të huajt, ky libër i ka bërë një dëm të madh nacionit (kom­bit) shqiptar, se sipas këtij libri shqiptarët dalin si një popull shumë më i prapambetur se fqinjët në prag të okupimit turk (ngjarjet në novelë zhvillohen në gjysmën e dytë të shekullit XIV), që në këtë kohë nuk kanë ndërtuar as ura të thjeshta prej guri, dhe habiten kur dëgjojnë se mund të ndër­tohet një e tillë. Novela është një projektim në të shkuarën e lar­gët mesjetare e paradigmës ideologjike komuniste të kohës …

KUSH ESHTE HAMLETI?

Nga Profesor Alfred Uçi

Një kritik ka thënë se emrin e Hamletit e dinë të gjithë njerëzit, jo vetëm ata që e kanë lexuar tragjedinë shekspiriane ose që e kanë parë në skenë e në ekran. E me gjithë këtë, para ndërgjegjes estetike njerëzore mbetet pa përgjigje përfundimtare pyetja enigmë: Ç’është Hamleti? Nuk besojmë të ketë një figurë tjetër letrare, për të cilën të jenë zhvilluar shekuj me radhë diskutime pa fund dhe të jenë dhënë aq shumë përgjigje të mençura, të thella, origjinale, ndonëse të pamjaftueshme, se sa për Hamletin(Është llogaritur se zbërthimit të Hamletit i janë kushtuar rreth 25 mijë studime kritiko-letrare). Pyetjes së parë, mund t’i shtohet një pyetje e dytë: A mund të ketë në përgjithësi përgjigje shterruese për këtë çështje? Në përpjekjet për të dhënë shpjegime, në krye qëndron vetë drama e Shekspirit, që bart jo vetëm enigmën, por edhe mundësinë e deshifrimit të saj të saktë. Më mirë se Shekspiri, kush mund ta dinte se ç’është Hamleti! Prandaj vëmendja kryesore dre…