Zoti, e vërteta dhe pafundësia


E vërteta është një
Vetmia nuk duhet të “durohet”, por ajo duhet të jetohet në mënyrë të plotë si një dhuratë që na ndihmon të jemi më afër së Vërtetës. Zoti, në të vërtetë, është Një. Dhe duke qenë Një është përkryeshmërisht vetëm. Për të imituar Zotin Një është e rëndësishme që përvoja e vetmisë të përjetohet si dhuratë e thellë  e njësimit me Njëshin. Nga ana tjetër, në fund të të gjitha përvojave më të vërteta të jetës mbetet një vetmi që na vë kundruall vetes sonë pra së Vërtetës. Për më tepër, askushs nuk mund të hyjë deri në fund në vendime e në gjendje që janë e duhet të mbeten të fshehura në vete. Kështu, larg nga të qënit mallkim, çdo vetmi (edhe ajo që ne e kërkojmë vetë) mund të jetë një rast i mirë për të kultivuar pjesën tonë më fisnike. Pra nuk mund të mënjanohet një ftesë e tillë.

Përballë Pafundësisë
Frika nga e Vërteta shkaktohet nga tmerri përballë pafundësisë (heshtje e përjetshme, hapësira të pamatshme). I gjendur përballë së pakufishmes, njeriu pushtohet nga  një ndjenjë marramendjeje, i përfshirë nga një realitet i paanë që e mbështjell. “Kur vërej jetën time të shkurtër tek gëlltitet nga përjetësia  që e paraprin dhe e ndjek, hapësira e vogël që pushtoj e edhe ajo që shoh tek humbet në infinitin e paanë të hapësirave që nuk i njoh e që nuk më njohin, tmerrohem dhe mahnitem duke parë veten më shumë këtu sesa atje, sepse jam sot më shumë se atëherë. Kush më ka vendosur këtu? Si pasojë e urdhërit dhe e veprës së kujt janë destinuar për mua ky vend dhe kjo kohë?” (Blaise Pascal, Fragmente, 68).

Përditshmëria e besimit
Besimi nuk ka nevojë për gjeste të bujshme dhe veprime fenomenale për t’u mbajtur: ushqehet vetëm me qëndrueshmëri në historinë e çdo dite. Shpesh, përpjekja për ta vënë në provë përmes manifestimsh të dukshme, në vend të përunjësisë dhe durimit të mundimeve të përditshme- mundësisht edhe duke e fshehur nga sytë e shumicës-, është përpjekje e fuqishme djallëzore.
Nuk ka lidhje vazhdimësie mes besimit dhe veprave e mes veprave dhe shenjtërisë. Besimi është gjithmonë miratimi i së Vërtetës. Jo besim se do të ndodhë diçka e veçantë, por besim në Mirësinë që ndodh ngahera. Hebrejtë përdornin termin “dabar” për të treguar Fjalën e Zotit, e cila mandej besohej. Dabar është fjalë, por do të thotë edhe veprim, ngjarje, histori; në të vërtetë, fjala e Zotit vepron- dhe shndërrohet në ngjarje që skalitet në histori- pikërisht në çastin kur shqiptohet: thuhet se është fjalë efikase. Nëpërmjet fjalës (dabar) qe bërë qielli, toka dhe gjithëçfarë ajo përmban.  Çdo premtim (= fjalë) e Zotit përmbushet.
Shpesh besimi më i madh- le të hamendësojmë se mund të bëhet një vlerësim sasior- është ai që vepron veç në vetvete, besim i zhveshur dhe i shpërfaqur ndaj çdo rreziku, njerëzor e hyjnor, i qëndrueshëm në synimin për t’u kredhur në thellësitë humnerore të së Vërtetës.

Oqean i Pafundëm
Shpesh e Vërteta është përkufizuar si një det i pafundëm, si një oqean i thellë në të cilin mbyten mendimet tona, ankthet tona, jeta jonë, qënia jonë. Një varg i poetit Xhelaludin Rumiu, duke ia autorësuar këto fjalë Zotit, Të Dashurit: “Në oqeanin tim ti je një pikë: përse vijon të flasësh ende? Mbytu në mua, dhe shpirti guackë të bëhet mbushur me perla!”. Augustin Guillerand shkruan: “Oqean i pafundëm, fundi i të cilit hapet sa më shumë që bën përpara,  gjerësia e të cilit shtrihet pa fund. Lavdia jonë dhe hareja jonë është të kemi një Atë që na bën të kapërcejmë pafundësinë. Ne gëzojmë kështu për atë që nuk do të kuptojmë; ne ekzaltohemi që nuk kuptojmë. Për një krijesë, të shohë Zotin është të shohë që Ai është më i madh se gjithçka, se ajo që krijesa sheh është Ai, është me të vërtetë Ai, është me të vërtetë Qënia që është e që dhuron. Krijesa sheh se Ai është, krijesa sheh se Ai dhuron; por askush nuk sheh gjithë çfarë Ai është e dhuron. Ai është në një gjendje thjeshtësie të pakonceptueshme, unike, që i kapërcen të gjitha fjalët tona e të gjitha idetë tona; përpara Tij ne vetëm duhet të mbetemi në adhurim dhe të heshtim…”.mnvr.org

Vepra “GOLGOTA SHQIPTARE” II-III, e autorit Ismet Jonuzi-Krosi (Libri)

XHEMË ZMEHA-PAPRANIKU (1908-1960)

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
XHEMË ZMEHA-PAPRANIKU (1908-1960) Xhemë Zmeha-Paraniku[1], lindi në vitin 1908 në f. Papranik i Madh, nga babai Hajredin dhe nëna Mejreme. Prej viteve 1928 gjer më 1938 në mënyrë aktive ka kapërcyer materiale arsimi dhe propagandistike të Lidhjes së Prizrenit, të Mbretërisë Shqiptare si dhe një njeri me shprehje antikomuniste, antisllavokomuniste e nacionaliste. Prej vitit 1939 gjer 1946 rreshtohet për krah idealit dhe forcave kombëtare-nacionaliste djathta dhe emërohet në Zhupë (Mollas) si udhëheqës i ideve politik, sigurues dhe ushtarak, si gjithmonë në shërbim të ngritjes së vl... more »

SADIK AHMET XHEMAILI (1928-1979)

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
Sadik Ahmet Xhemaili[1], lindi në vitin 1928, në fshatin Bogovinë, në një familje bujare me tradita kombëtare. Shkollimin në kohën e mbretërisë serbe. Ky atdhetar i takon plejadës së intelektualëve të trevës së Pollogut, por Sadik Ahemt Xhemaili, njihet si njeri që ka patur intuitë të mprehur për sa u përket zhvillimeve të gjithmbarshme shoqërore e me theks të veçantë asaj kombëtare dhe shkencave ekzakte, që në kohën kur jetoi ky atdhetar antikomunist ishte diçka e pa pranushme ngase qarqet laike të disa anti fetarëve predikonin dijen laike dhe aspak nuk përkonin me normat themelo... more »

SELAM SULEJMAN AHMETI (1904 - 1984)

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
Selam S. Ahmeti[1], lindi në fshatin Ivajë–Kaçanik, i pa shkollë, vetë mëson të shkruaj e të lexojë. Në vitin 1920 bashkë me familjen shpërngulen nga fshati Ivajë në Tetovë për shkaqe ekonomike. Tetova si vend në atë kohë u ka mundësuar që të gjejnë punë dhe të jetojnë më mirë se në fshat, ku jeta ka qenë shumë e rëndë. Në Tetovë para Luftës së Dytë Botërore, rreth viteve 1936-37-38 shteti i atëhershëm u ndanë troje për të ndërtuar shtëpi në lagjen Teqe afër Teqesë Arabati Baba. Në atë kohë shumë njerëzve u ndahen kësi troje për të ndërtuar, që ishin të pa strehë. Familja me 3 vël... more »

KASAM SULEJMAN AHMETI (1917 - 1998)

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
Kasam S. Ahmeti[1], lindi në fshatin Ivajë rrethina e Kaçanikut. Para Luftës së Dytë Botërore ka punuar në pronat e Bashkësisë Fetare të Teqesë Arabati Baba, prona të cilat i ka punuar Teqeja. Në atë kohë si udhëheqës ka qenë Baba Qazimi. Aty ka takuar disa patriotë shqipëtar, aktivistë që shpeshherë kanë ardhur te Baba Qazimi. Edhe Kasam Ahmeti i përgjigjet thirrjes së Ballit Kombëtarë bashkë me vëllain Selam Ahmeti, në luftën çlirimtare për bashkimin e trojeve etnike, çlirim nga robëria sllave, ngase ky ka qenë ideali i tyre, shqiptarët të jenë të lirë dhe të jenë të zotët e tro... more »

BURGOSJA DHE LIKUIDIMI I SELMAN LUMËS[1]

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
SELMAN SHEHABI LUMA * * * * * * Një ditë të muajit tetor, babai Selman më thotë:” Shih këtu, informohu se a fajësohem unë, dhe sa jam ngarkuar me faj...”. Babai gati një vit kishte qëndruar fshehur në shtëpi. Unë një ditë me anën e të njoftuarve të mi si Tërpko Stamenkovskin, i cili ishte faktor për këto gjëra që mund të merrte vesh se sa ishte ngarkuar babai me faj nga komunistët. Një ditë e kapa Tërpkon dhe kinse babai me anën e një katundari për t’iu dorëzuar pushtetit. Kaluan shumë ditë, dhe unë sërish me insistimin e babës e pyeta se a ka marrë vesh diçka për çështjen e babë... more »

HAVZI SHABAN LIKA[1] (1902-1984)

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
Për rastin e shpëtimit të Mahmut Zeqirit dhe të shumë shqiptarëve të tjerë, Havzi Lika (1902-1984) i Strazhës, dënohet në muajin maj 1952 me 14.5 vjet burg të rëndë me akuzën se i ka ndihmuar antikomunistët me nenin famoz 126, kundër partizanëve. Vuan burg deri në muajin tetor 1964. Sipas dëshmive Havzi Lika i Strazhës, ka qenë edhe bashkëluftëtar Shaban Polluzhës e më vonë edhe i Abdyl Durës. Në vitin 1957, familja e Havziut vijnë në Tetovë që të shpërngulen për në Turqi, por fatmirësisht mbetën në Tetovë ku edhe sot jetojnë. Sipas dëshmive të Brahim Rexhës (i lindur më 1908) ba... more »

ISUF MEMETI[1]

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
U lind në Glloboçicë në vitin 1911 nga një familje bujare, prej të atit Memetit dhe nënës Latifes që në vitin 1925-27 do të shpërngulen për në Tetovë siç shpërnguleshin edhe të tjerët për arsye ekonomike, sepse jeta në fshat ishte e vështirë. Me t’u shpërngulur në Tetovë bie në kontakt me veprimtarë patriotë shqiptarë të Ballit Kombëtar siç ishin Xhemë Gostivari, Arif Glloboçica e të tjerë dhe fillon jetën e vet atdhetare që prej këtij momenti. Në vitin 1981 meqenëse kishim nevojë për bomba në Prishtinë për t’i sulmuar forcat policore serbe në Ajvali unë me vëllain tim Bajramin i ... more »

BURHAN ABAZ MUHEDINI[1] (1921-1993)

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
Pas ardhjes së partizanëve në nëntor të vitit 1944, Burhan Muhedinin (djali i veprimtarit Abaz Muhedinit (1870-1958)) e dënojnë me pushkatim, që më pas intervenon Burhan Muhedini, dhe në vend të pushkatimit e dënojnë me 16 vjet burg të rëndë, prej të cilave i vuajti 11 vjet me pretekstin e njohur anti komunist i përbetuar dhe mbështetës për Shqipërinë Etnike, por kur jemi tek ky atdhetar duhet theksuar se në muajin maj të vitit 1941, në përleshjen me bullgarët, të cilët dëshironin që Tetovën ta okupojnë, Abaz Muhedini në këtë zënkë të njohur ua dogji flamurin forcave fashite bull... more »

DR. XHAFER SULEJMANI[1] (1878-1953)

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
* * ATDHETARI DOKTOR XHAFER SULEJMANI GJITHNJË NË SHËRBIM TË ÇËSHTJES KOMBËTARE Gjendemi në dhjetëvjeçarin e mileniumit të tretë, në kohën kur bëjmë bilancet për ata që me veprat dhe punët e tyre bënë që njeriu të pasurohet me vlera të reja humane. Pra, gjatë periudhave dalin në sipërfaqe të vërtetë që të gjithë ata veprimtarë të kombit që me punën e vet të palodhshme, me intelektin dhe talentin e pashoq, me bujarinë dhe humanizmin e pashuar kanë hedhur nga një gur të shëndoshë në bazamentin e piramidës së njerëzimit. Ne, pasardhësit e tyre, nuk duhet të lejojmë që ... more »

PROF. DR. JUSUF REXHEPI (1922-2004)

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
Prof. Dr. Jusuf Rexhepi[1] u lind në Tetovë më 15 qershor të vitit 1922, në një familje zejtarësh, pak kohë pas mbarimit të luftës së Parë Botërore, që shënon periudhën e konsolidimit të mbretërisë Jugosllave, ku qenë përfshirë gati gjysma e tokave shqiptare. Sajesa artificiale e quajtur Jugosllavi, e formuar si dhuratë e aleatëve që e fituan luftën, përfshinte një territor të gjerë dhe një popullatë tejet heterogjene, një konglomerat të përzier që kurrë nuk ka mundur të konsolidohet gjer në shkatërrimin e vet, pas gati një shekulli ekzistence. Populli shqiptar, në periudhën mes ... more »

NIJAZI IBRAHIMI FANDA[1] (1923-1979)

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
Lindi më 15 tetor 1923, në Tetovë, nga prindërit Abedin Ibrahim Ibrahimi dhe Sadije (Skenderi) Ibrahimi. Në vitin 1933 në mbretërinë ish jugosllave ndjek shkollën fillore. Në vitin 1934 fillon të punojë si rrobaqepës dhe njëkohësisht ndjek shkollën e natës. Në vitin 1941 në kohën e Mbretërisë Shqiptare kur edhe u bashkuan territoret Shqiptare, Nijazi Fanda ndjek mësimet nga mësuesi i ndjerë, i mirënjohur Qemal Haxhihasani, në shkollën fillore “Skënderbej” në Tetovë dhe më pas deri në korrik 1944 ndjek Liceun “Hoxhë Tahsini” në Tetovë. Gjatë kësaj periudhe ka qenë aktivist edhe a... more »

EMIN REXHEP ROSHI[1]

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
Emin Rexhep Roshi, lindi më 18.09.1918 në Tetovë, rrjedh nga një familje e vjetër qytetare e cila njihet për shumë veprimtari që përkojnë me kauzën kombëtare që nga të parët ndërsa si kurorëzimi i aktiviteteve kombëtare është periudha gjatë Luftës së Dytë Botërore. Spas dëshmive të djalit të tij Nevzat Roshi[2]. Njihet si një ndër personalitetet më me ndikim për ta unifikuar veprimin politik kombëtare pas kapitulimit të italisë fshiste. Për këtë është dëshmi kuvendi i mbajtur në kompleksin Arabati në prani të Hirësisë së Tij Sheh Baba Qazimi, ku përmenden edhe Sherif Mina, Selaman... more »

SALAJDIN HUSEINI[1]

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
Në vitin 1945 punova mësues në shkollën fillore “Faik Konica” të fshatit Radushë, emrin e së cilës shkollë e emërtuam unë (Salajdin Huseini) dhe Jonuz Balla nga Elbasani, i cili atëherë ishte insepektor i të gjitha shkollave në Republikën Popullore të Maqedonisë. Më 14.07.1949 më burgosën duke marrë pjëse në Komunën e Çajlanës dhe atë duke marrë pjesë në tubimin dhe me fjalim, polici me emër Sande i Bukoviqit rrifte dhe maltretonte, në këtë kohë isha mësues në fshatin Çajlanë, pastaj në fshatin Rahçe ku më emëroi Enver Palluçi, i cili ishte nga Shqipëria. Mitingu u mbajtë me prapa... more »

AKI REXHEP BEXHETI (1911-1976)[1]

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
…Informuar nga i pandehuri i pestë Idriz Bajrami,për ekzistimin e organizatës ,,Liria” dhe veprimtarinë e së njëjtës,u pajtua me te dhe u lidh me të pandehurin Murat Isaku duke formuar grupacion të vecantë. Dhe kështu e bashkangjiti me organizatën Xhemail Shaqiri me të cilin mbante lidhje të përhershme,kurse në fshatin Cellopek nëpërmjet Esat Limanit, Aki Etemit etj. krijoi grupacion tjetër…[2] Aki Rexhep Bexheti (Anëtar i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA”) lindi më 1911 në fshatin Ballisht (Çellopek) të Tetovës, i cili në moshën 17 vjeçare do të detyrohet të merr rru... more »

SEJDI MISIM IDRIZI (1923-1987)

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
Sejdi Misim Idrizi, lindi më 05.09.1923 në Sllatinë të Tetovës, në një familje të varfër, por bujare dhe e njohur në rrethinën e Tetovës. Shkollën fillore e kreu në Leshkë në gjuhën serbe. Më fillimin e Luftës së Dytë Botërore kur Jugosllavia e atëhershme bie nën sundimin fashist tokat shqiptare do të copëtohen sërish nga fashistët gjerman, italian dhe bullgar. Sllatina si dhe shumë fshatra shqiptare do të bien nën pushtimin bullgar. Gjatë kësaj kohe familja e Sejdi Idrizit do të vihet në shënjestër të pushtuesve të rinj, e në veçanti për veprimtarinë patriotike të vëllait të ti... more »

XHEVAHIR ZYLBEARI (24.04.1916 - 1994)

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
Lindi në fshatin Strimnicë nga nëna Vebia dhe babai Emini, mësues i fesë Islame. Si fëmijë i dalluar qysh si i ri nga i ati mësoi shkrim lexim në gjuhën arabe. Si nxënës i shkollës fillore tregohet si mjaft i talentuar. Me të mbaruar shkollën fillore qysh në moshën më të re rekomandohet që të punoj si sekretar në disa komuna. Gjatë kohës që punon si sekretar, i bien në sy padrejtësitë e mëdhaja që i bëheshin këtij populli në këto treva. Pas formimit të organizatës “BESA 1936-1944” fillon të kontaktoj me veprimtarët e kësaj organizatë. Për një kohë të shkurt edhe Xhevahiri aktivizo... more »

SHABAN RASIM XHELADINI (13.04.1930 - 26.11.2003)

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
Shaban Rasim Xheladini-Shaini*[1]*, lindi më 13.04.1930 në fshatin Lisec, rrethi i Tetovës në një familje fshatare, bujqësore-kurbetçinjësh, ndërsa ndërroi jetë 2005, Në shkollën fillore të fshatit Lisec regjistrohet (në klasën përgatitore) në vitin 1936, kurse në klasën e parë më 1937 deri në 1941 mbaroi katër klasën në gjuhën serbishte, pas (1941/42) mbaroi edhe një klasë tani në gjuhën shqipe, ndërsa më vonë kreu shkollën e mesme të tregtisë në magjedinisht, kurse në kohën jashta mësimeve, punoi dhe u ndihmoi prindërve në punët e fushës. Në pjesën e parë të muajit nëntor të v... more »

TAIP ESAT NESIMI (22.10.1930)

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
Taip Nesimi, është i lindur më 22.10.1930 në fshatin Odër të rrethinës së Tetovës. Është nxënës i mësuesit të njohur të kombit Sulejman Arifit nga Tetova, i cili e ka mësuar e edukuar si shumë e shumë breza që ta duan dijen, shkencën, përparimin, fenë e mbi të gjitha atdheun dhe kombin si gjënë më të shenjtë në jetë. Gjithashtu, edhe fryma liridashëse e familjes së tij të cilët kurrë nuk kanë hezituar që t’i ndhojnë burrat e kombit, të cilët prore kanë gjetur konak në këtë familje fisnike me tradita të çmueshme kombëtare. Taipi me vëllezërit e tij Hoxhë Nafiun dhe prof.dr. Remziun... more »

MEHMETRIZA GEGA (1921-2006)

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
* * * * *PRIJËSI I PAMPOSHTUR I DEMONSTRATAVE TË TETOVËS *** Sipas aktakuzës të Gjyqësisë komuniste, Mehmetriza Gega, ishte prijës i grupit ilegal, i cili më 22-23 dhjetor të vitit 1968 organizoi demonstratat në Tetovë, për shkëputjen e viseve perëndimore të Maqedonisë dhe bashkimin e tyre me Kosovën, e pastaj edhe me Shqipërinë. Ky veprimtar i pamposhtur, shpalos kujtimet për ato ngjarje që lanë gjurmë në historinë tonë kombëtare. Patrioti sypatrembur për çështjen kombëtare shqiptare, Mehmetriza Murtezani nga Tetova, i njohur me nofkën Gega, një pishtar i shquar që shkriu jetën ... more »

ABDULLA HYSEIN-KALISHTA

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
ABDULLA HYSEIN-KALISHTA*[1]* Abdulla Kalishta lindi më 1928 në Tetovë. Shkollën fillore e mbaroi në kohën e Jugosllavisë monarkiste në gjuhën serbo-kroatë. Nga viti shkollor 1941/42 dhe deri më 1944 vazhdoi shkollimin në gjuhën shqipe në qytet kur u hap Liceu i parë “Hoxhë Tasini”, ku kreu dy klasë (I dhe II). Në gjuhën maqedonease mbaroi klasat III dhe IV dhe pastaj vazhdoi semestret pedagogjike në Shkup në gjuhën shqipe dhe më 1947 diplomon për mësues. Në vitin 1949 emërohet si mësimdhënës në gjimnazin e Tetovës deri në vitin 1954 kur e suspendojnë nga puna si nacionalist dhe e... more »

ORGANIZATA ILEGALE POLITIKE KOMBËTARE “SHKËNDIJA”

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
* * DR. SPEC. RIFAT PALLOSHI*[1]* (15.09.1927-30.10.2007) Unë jam i lindur në Tetovë me 15 shtator 1927 prej një familje patriotike shqiptare që gjithnjë e ka pas Shqipërinë ideal për vete babagjysh në vegjëli kishim abetare shqipe. Abetaren shkrimin alfabetin shqip e dinim. Abetarja..., nuk e mbaj mend saktë, por vinte me kanale ilegale jo vetëm tek ne por edhe të tjerët shkova të studioj mezi u futa në Mendresën e Shkupit të mbretit Aleksandër vetëm për myslimanët por serbisht mësoheshe. Atje tu e luajta futboll e dëmtova këmbën edhe mbeta atë vjet më nuk shkova dhe u regjistro... more »

ORGANIZATA KOMBËTARE ” F L A M U R I “ 1963 T E T O V Ë

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
ATDHETARI, QË KURRË NUK U PAJTUA ME SISTEMI SLLAVOKOMUNIST DËSHMITË E EJUP MAHMUTIT Ishte kohë tepër e ligë. Shqiptarëve kudo në Jugosllavi u ishte kënduar kënga e hutinit si që i këndohet pulës kur ia shtimë kokën nën flatrat e saja…”Hesht shqiptar se, të hëngri Rankoviqi, se të hëngri shkjau…”. Çdo bisedë që bëhej,po edhe me shokë gjithmonë shikohej në katër anët se mos po të dëgjon ndokush. Gjithmonë më kujtohen fjalët e gjyshit “…biro kij kujdes se edhe muri në këtë kohë ka vesh”. Ai ishte vetëm një bujk që kurrë nuk turbulloj ujë, por frika nga shkau ekzistonte pasi ai tas... more »

PARATHËNIA

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
* “GOLGOTA SHQIPTARE” PJESA E TRETË (1963-1970), 40 VJETORI I DEMONSTRATAVE TË FLAMURIT, përfshin ngjarjet e demonstratave të Flamurit vitit 1968, dhe burgosjet, që jam përpjekur t’i ndriçoj duke biseduar me disa nga protagonistët kryesorë, duke ua bashkangjitur edhe aktakuzat dhe ankesat e tyre. * * Në Strugë, u burgosën Irfan Vlashi, Inajet Bariu, Bakri Rexhepi, Sejdi Lloga Zydi e Syrijah Qyra, Tosun Roçi, Murtezan Bekteshi, Shefit Iljazi, Olloman Sela etj. Në Gostivar arrestohen; Zudi Bilalli, Imer Imeri, Jusuf Dalipi, Refik Dauti, Xhavit Muharemi, Mustafa Rushiti, Jamin Nured... more »

MEHMETRIZA GEGA (1921-2006) PRIJËSI I PAMPOSHTUR I DEMONSTRATAVE TË TETOVËS

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
Mehmetriza Murtezani-GEGA, lindi në vitin 1921 në lagjen e Sahatit në qytetin e Tetovës, në një familje zejtare me traditë. Shkollimin fillor e bëri në qytetin e lindjes, ku edhe do të vazhdojë shkollën e mesme zejtare në periudhën e mbretërisë jugosllave. Në moshë të re, Mehmet Gega njohu drejtpërdrejt padrejtësitë dhe terrorin sistematik që ushtronin fallangat e xhandarmerisë jugosllave në këto troje. Si i ri, shquhet për zgjuarsinë, guximin dhe gatishmërinë për t’u kundërvënë dhunës që ushtronte pushteti monarkik i asaj kohe. Për këtë arsye edhe u arrestua për herë të parë ... more »

TETOVA QENDËR E REZISTENCËS SHQIPTARE NË MAQEDONI DEMONSTRATA E VITIT1968

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
BIOGRAFIA E FAIK MUSTAFËS Jam i lindur (administrativisht) më 15.05.1945. Shkollën fillore dhe të mesme, i kam kryer në vendlindje, pra në Tetovë. Rrjedh nga një familje e varfër dhe analfabete, por me traditë të shëndoshë kombëtare. Qysh si nxënës, kam filluar t’i kuptoj e t’i shijoj padrejtësitë që i përjetonte familja ime dhe mbarë populli shqiptar në këto hapësira, sidomos do të ngulitet thellë në kokë që kurrë nuk do ta harroj shpërnguljen për në Turqi. Më kujtohet çasti i fërkimit të babait tim me axhën (vëllain e tij të madh), i cili e luste që :” *këta djem sokola, mos me i... more »

IBRAHIM ABDURRAHIM RUDI(06.10.1946-29.9.2005)

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
Ibrahim Rudi, kreu Akademinë e Arteve për dizajnin grafik. Rrjedh nga një familje e vjetër gjakovare. Babai i tij, Abdurrahimi, një tregtar i njohur nga Gjakova, deri sa u mbyll kufiri Kosovë-Shqipëri, kishte punuar edhe në Shqipëri. Rrëfimet e ndryshme për historinë e popullit shqiptar, sidomos nën sundimin barbar të shovinistëve serbë që i tregonte kur familja mblidhej mbrëmjeve të gjata të dimrit, kishin zgjuar tek Ibrahimi ndjenjën e atdhedashurisë, në njërën anë, dhe kishin ngjallur tek ai shpirtin kryengritës duke e kthyer atë në një luftëtar të denjë për luftimin e padrejtë... more »

AGIM XH. JAKA[1] (19.2.1948)

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
Lindi në Gjakovë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka kryer në Gjakovë, kurse studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i ka filluar më 1966 në Beograd. Atje kishte kryer dy vite të studimeve, për të vazhduar më 1968 në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Pjesëmarrës në demonstratat e Prishtinës dhe anëtar i grupit të Gjakovës, kishte rënë në kontakt me shokun e studimeve në Beograd, Faik Mustafën, të cilit i kishte shkruar disa udhëzime për mënyrën e organizimit dhe qytetet shqiptare në Maqedoni, në të cilat duhej të organizoheshin demonstratat në mbështetje të kërkesave të studentëv... more »

XHEMIL DACI

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
XHEMIL DACI[1] Xhemil Daci, lindi më 04.12.1946, në Tetovë. Shkollën fillore dhe normalen e kreu në Tetovë. Është gjenerata e parë e normalistëve eksperimental të vitit shkollor 1964/65. Në të njëjtin vit, me ndihmën modeste materiale të atdhetarit Mehmet Gega dhe me përkrahjen morale të babait të vet Shefkiut, bashkë me vëllain Faik Mustafa, regjistrohen në studime në Beograd. Në vitin e tretë të studimeve, punësohet mësues në fshatin Çellopek të rrethinës së Tetovës, me qëllim që t’i ndihmojë vëllait (Faikut) t’i vazhdojë studimet, ngase edhe ky i fundit e ka bërë të njëjtën gj... more »

RAMADAN SINANI (1944-2007)

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
* * *LËVIZJA E 1968 – VAZHDIMËSI E LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE* * * * MONIZMI DHE POSTMONIZMI SI KATEGORI RRËNUESE TE ÇËSHTJES KOMBËTARE[1]* Shikuar nga konteksti i kësaj kohe, pra pas 35 viteve, Lëvizja e vitit 1968 është vazhdimësi e lëvizjes kombëtare shqiptare që shpiu vetëdijen tonë për Atdheun edhe për një stad më lartë. Rinia e asaj kohe, përkatesisht kjo e brezit tonë, mbështetur nga veteranë atdhetarë të devotshëm dhe me përvojë lëvizjesh kombëtare brez pas brezi, sic është i njohur në keto treva axha Memetriza Gega e disa të tjerë, u vu në lëvizje për të arritur një ... more »

ABDYLMENAF RUSTEMI

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
Abdylmenaf Rustemi, lindi më 26.02.1946, në f. Tearcë. Shkollën fillore katërvjeçare e kreu në vendlindje, ndërsa pjesën tjetër e ka kryer në Shkozë të Durrësit. Shkollimin e mesëm e ka filluar në shkollën e mesme pedagogjike “B.D. KARABUNAR” në Berat, kurse në klasën e tretë e kanë kthyer në Tetovë, që nën kuptohet se pa dëshirën e tij. Në vitin 1968, ka diplomuar në gjimnazin e Tetovës. Shkollimin superior e ka mbaruar në Prishtinë degën e Kulturës Fizike. Sipas dëshmive të Abdylmenafit, në vitin 1960, bashkë me babanë e tij (Mehmetreshat Rustemin), kanë emigruar në Shqipëri, p... more »

JAKUP LEKA[1]

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
Për atë kohë mua më kujtohet si me qenë sot me 21 dhjetor natën e 22 kishte ngjarë një tollovi në Qendër të Tetovës, ku flamuri shqiptar valonte në dyqanin e të ndjerit Ismail Terziut. Erdhi lajmi se flamurin e ka grisë Sreçko Janevski, në atë kohë disa patriotë marrin iniciativë dhe e ndjekin sipas tregimeve, se unë, s’kam qenë aty, se ai është strehu në hotel “Maqedonia” dhe se e kishte përdorur edhe revolen. Atë natë unë kisha disa mysafirë ngase ishte nata e Bajramit, bile babai im kundërshtoi se unë mora të dal, ia më tha që të mos përziheni ju, ndërsa unë i thash; o babë ne ... more »

PROF. ISMAILAKI EMINI (1938-1997)

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
PROF. ISMAILAKI EMINI (1938-1997) Kur në këtë fshat të vogël (Rasadisht)[1] piktoresk, në shtëpinë e Qemal Eminit, më 1938, shpërtheu gëzimi i madh, lindi djali i parë i familjes, të cilin e pagëzuan Ismailak. Ishte ky nipi i parë i Emin Topallit, i njohur në këto anë si luftëtar i paepur, burrë trim dhe bujar. Dhe patën arsye për këtë gëzim. Ismailakiu, me të gjitha baticat dhe zbaticat e kohës, me të gjitha mundimet e shumta, si bir i një familjeje arsimdashëse bektashiane, të frymëzuar nga pishtarët e mirënjohur vëllezërit Frashri e të tjerë, do t’i përballojë të gjitha vështi... more »

DR. MAHMUT BAJRAKTARI

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
Mahmud Muhamed Abdiu-Bajraktari, ka lindur në vitin 1935 në një familje me ekonomi mesatare. Është djali i Hafëz Muhamedit, hoxhë që ka shërbyer si qatip në Eski xhaminë e Tetovës, por ekzistencën e ka siguruar me bujqësi dhe me një shitore afër shtëpisë. Në vitin 1941, Mahmud Bajraktari në moshën gjashtë vjeçare e përjetoi me shumë gëzime ardhjen e Shqipërisë në Tetovë, kur qyteti vërtet ndryshon me një dinamikë të re që siç thotë dr. Mahmut Bajraktari se, qyteti pësoi një ndryshim të hatashëm në jetën e përgjithshme të banorëve të Tetovës, në pikëpamjen ekonomike filloi tregtia... more »

SALI SALIHI

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
Sali Salihi, lindi më 1936 në f. Sellcë, ku edhe kreu shkollën fillore. Ishte nxënës i gjeneratës së parë me mësim në gjuhën shqipe. Gjimnazin e kreu në Tetovë, Shkollën e Lartë Juridike në Shkup, kurse Fakultetin Juridik në Prishtinë. Pas kryerjes së gjimnazit pranohet mësues në f. Vicë gjatë vitit shkollor 1959/60. Punoi në klasë të kombinuar (I-III). Përpara se të punësohej, për tre vite me radhë mbajti kurse për aftësimin e femrave për mësimin e shkrim leximit në gjuhën shqipe. Pasi mbaroi studimet u punësua në Komunën e Tetovës si udhëheqës i shërbimit pronësor juridik deri ... more »

HYSEINXHEVAT HYSEINI

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
HYSEINXHEVAT HYSEINI-KALISHTI Jam bonjak që nga mosha 4 vjeçare. Në vitin 1949, babai më vdiq, pasi shumë kohë vuajti prej tuberkulozës së eshtrave. Krenohem me të, sepse më la në trashëgimi libra në gjuhën serbe dhe atë frëngjishte. Babai im i ndjerë kishte të kryer tre vjet të ashtuquajturës “gjimnazi serb”. Shpesh më mundon mendimi se po të ishte gjallë prindi im, si do të ishte ecuria e fëmijërisë dhe rinisë sime. Është një mendim që thotë se jetimi ka jetë të shkurtër ose të gjatë e përplot vështirësi e vuajtje. Nëna më rriti me motrën time në gjirin e po të njëjtës familje... more »

SHABAN SELIMI (1931-2001)

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
Shaban Selimi, lindi në vitin 1931, në fshatin Siniçan i rrethinës së Tetovës, u dënua me 4 vjet burg, i cili në demonstratat e vitit 1968, ka qenë mjaft aktiv, që nën kuptohet se edhe më parë gjithmonë e ka ngritur zërin për padrejtësitë që i ka ushtruar pushteti i atëhershëm komunist. Edhe pse dënohet me katër vjet burg me pretekstin e njohur si të gjithë shokët, pasi që kryhen hetimet, Shaban Selimi, falë shoqërisë që kishte me kroatët, ai ekstradohet në Kroaci ngase atje ka patur shumë shokë kroat, të cilët e kanë njohur mirë këtë atdhetar për bindjet e tij antikomuniste, ku k... more »

SHEFKI LUMA

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
Në vitin 1968 gjersa unë isha në gjimnazin e Tetovës si nxënës në vitin e parë të shkollës së mesme i vendosur në një banesë privatë erdhi dhe më mori me zor kushëriri i babës tim Xhaferit, Isuf Bajramit, personi për të cilin po flasim,i cili i kishte folur babës përse ti djalin mos me e pru te unë që të banoj, por e ke çu gjetiu. Pasi më mori dhe më dërgoi në shtëpi,edhe pse ai vinte shpesh edhe më parë te ne në fshat unë prapëseprapë nuk e kisha njohur mirë. Në këtë kohë ndodhin ngjarjet e vitit 1968. Një ditë duke shkuar në shkollë kuptova se do të ketë demonstrata dhe unë m... more »

SEJFULLA ZILBEHARI

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
Sejfulla Zilbehari është i lindur më 07.09.1940 në fshatin Lisec të Malësisë së Sharrit. Ka të kryer dy vjet shkollë. Në muajin mar të vitit 1960 shkon ushtar në APJ, ndërsa në muajin dhjetor akuzohet me nenin famoz 342 dhe 118 të Kodit Penal federativ, pas katër muajve në paraburgim që ka qenë burgu i Armatës Popullore Jugosllave afër kështjellës së Shkupit, më 20.03.1961 dënohet me 3,5 vjet burg të rëndë në Goli Otok bashkë me shokët siç i ka quajtur sistemi i atëhershëm “grupi armiqësor”; Emin Sellca me 1.5 vjet burg në Idrizovë dhe Selim Sellca me 2.5 vjet burg në Pozharevac. ... more »

NESHAT NESHAT MISIMI

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
Unë (Neshat Neshat Misimi i lindur më 13.08.1946 në f. Lisec) dhe familja ime Misimi nga Liseci, njihemi si familje atdhedashëse dhe që nga periudhat më të hershme të sundimit osman, sundimit të krajlit serb, të perandorisë së kuqe sllavo-serbo-maqedone komuniste, ne gjithmonë ju kemi kundërshtuar për të vetmen arsye se jemi zot në vatanin tonë. Gjyshi im Zilbehari (1868-1946) ka qenë gjithmonë kundër zaptuesve në këto troje e veçmas në periudhën e mbretërisë serbe të SKS-së dhe në zgjedhjet e atëhershme të viteve të 1935, gjyshi im dhe shumë malësorë trima, bujarë e fisnikë e ... more »

DEMONSTRATAT E 1968 DEMONSTRATAT E FLAMURIT KOMBËTAR

Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago
* * Unë së bashku me vëllain tim Sefën ( i cili është më i madhi prej nesh) ishim në çajtoren e Çarshisë së Epërme “Kabashi”, ku kuptuam se është çjerrur flamuri ynë kombëtar, me të kuptuar pa një pa dy shkuam për në qendër të Tetovës ku atje ishin të grumbulluar shumë shqiptarë të irrituar me rastin e çjerrjes së flamurit nga shoveni sllav Sreçko Janevski. Me të arritur në qendër unë dhe Sefa, e pamë duke kaluar Janevskin me gruan e tij për krahu, dhe përnjëherë iu vërsulëm ta sulmojmë fizikisht, por ai arriti që me ndihmën e milicisë të ikën për në hotelin “Maqedonia” (sot “LIRA... more »

HISTORIA / SHBA, lindja e një kombi, përtej mitit


Në vitin 1775, kolonët anglezë të Amerikës nisën sfidën e tyre ndaj tokës mëmë. Duke kërkuar, më shumë se sa liri, shanse ekonomike. Duke bërë që të lindin Shtetet e Bashkuara. “Revolucioni ka ndodhur përpara se të fillonte lufta”, shkruante John Adams, presidenti i dytë i SHBA pas George Uashingtonit. “Revolucioni ishte në zemrat dhe mendjet e popullit. Ky ndryshim radikal në parime, në mendime, në ndjenja dhe në afeksionin e njerëzve ishte revolucioni i vërtetë amerikan”
Luftë për pavarësi ekonomike, apo revolucion për lirinë? Dilema u paraqit pothuajse menjëherë. Në fakt gjithçka kishte nisur në 1775 me një luftë: trupat britanike nga njëra anë, kolonët amerikanë nga tjetra. Tetë vjet më vonë, në 1783, tërheqja e anglezëve kishte shenjuar lindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por që disa dekada pas fundit të konfliktit, njëri prej protagonistëve amerikanë i bënte një rilexim “revizionist” që shkonte përtej fakteve të luftës. “Revolucioni ka ndodhur përpara se të fillonte lufta”, shkruante John Adams, presidenti i dytë i SHBA pas George Uashingtonit. “Revolucioni ishte në zemrat dhe mendjet e popullit. Ky ndryshim radikal në parime, në mendime, në ndjenja dhe në afeksionin e njerëzve ishte revolucioni i vërtetë amerikan”. Pra, sipas tij, atë luftë e kishte shkaktuar një dëshirë e madhe për lirinë, që ishte bërë e papërmbajtshme. Kur populli kishte marrë armët, thoshte Adams, revolucioni tashmë ishte kryer dhe betejat ishin vetëm pasojat e pashmangshme.
Toka të reja
Ky version pakëz retorik i lindjes është ai që ka mbërritur deri tek ne dhe që rrëfehet edhe sot e kësaj dite në librat e shkollës. Eshtë miti themelues i Shteteve të Bashkuara që garanton unitet të vendit, çimenton një popull dhe legjitimon institucionet. Një mit që rijeton çdo vit, në 4 korrik, kur përkujtohet Deklarata e Pavarësisë nga Britania e Madhe, e 13 kolonive në vitin 1776. Megjithatë, e vërteta që kanë rindërtuar historianët është pakëz ndryshe. Ajo i jep të drejtë John Adamsit, duke e vendosur fillimin e revolucionit më përpara se sa shpërthimi i gjyles së parë të topit. Por nuk bëhej fjalë vetëm për një çështje “zemrash dhe mendjesh”. Ishte më shumë një problem tregtie dhe taksash. Revolucioni, të paktën në fillimin e tij, ishte mbi të gjitha një çështje parash. Pershtatur ne shqip nga bota.al
Premisa e përgjithshme u krijua në vitin 1763 kur Anglia kishte mposhtur francezët në fundin e Luftës 7-vjeçare, duke dalë prej saj si fuqia më e madhe koloniale në Amerikën e Veriut. Anglezët ishin të ardhurit e fundit, pas spanjollëve, holandezëve dhe francezëve. Por dy shekuj e gjysmë pas Kristofor Kolombit, kishin shtyrë francezët në veri, në Kanada dhe spanjollët në Jugperëndim, përtej lumit Misisipi. Anglezët dominonin në një territor shumë të madh që shtrihej nga oqeani Atlantik në Misisipi, i banuar nga popullsi vendase me të cilat herë luftohej, dhe herë lidheshin aleanca. Në këtë pikë, atdheu vendosi që ta bënte të kthyeshëm investimin: Kurora angleze rriti taksat e kolonëve, për të paguar kostot e konfliktit që sapo ishte mbyllur, si dhe për të përballuar shpenzimet e ushtrisë që mbikëqyrte kolonitë. Problemi ishte se kolonët nuk konsideroheshin të tillë: konsideroheshin anglezë, të paktën po aq sa edhe vetë anglezët.
Aristrokratë
Më të pasurit (e ashtuquajtura “aristokracia e kolonive”, borgjezia e lartë dhe financa, latifondistët dhe kultivuesit e pambukut) kishin zakonin që të dërgonin bijtë e tyre të studionin në Europë, atje ku këta njihnin filozofë “liberalë” anglezë si Locke dhe Hume. E quanin fyes sensin e superioritetit të atij që ende e konsideronin atdheu i tyre. “Ekzistonte një çështje morale”, shpjegon Eduard Taylor, docent i historisë amerikane të shekullit XIX në San Jose University, në California. “Kur hidhnin sytë nga Britania e Madhe dhe nga Europa, kolonët shihnin një botë që e konsideronin të korruptuar. Ndonëse të nënshtruar në planin politik, kishin maturuar një ndjesi superioriteti”.
Në fund ishte problemi fiskal, ndoshta më i ndjeri: “anglezët e Amerikës” ishin të taksuar nga ata të Anglisë, por nuk kishin përfaqësues në parlamentin e Londrës. Paguanin ashtu si dhe kolonitë e tjera të mbretit George III i Anglisë, por në ndryshim nga ata nuk kishin akses në qeverinë e vendit (as edhe atë të kolonive). “U nënshtroheshin edhe detyrimeve dhe kufizimeve në tregti – mbi të gjitha atë ndërkombëtare – si dhe ishin viktima të proteksionizmit të prodhuesve dhe tregtarëve të tokës mëmë”, shton Taylor. Pra, kolonët ishin të varur të kategorisë së dytë. “Nga ana tjetër, nuk u shpëtonte borgjezisë tregtare të veriut dhe pronarëve të mëdhenj të jugut, shansi i madh që ofronte fundi i luftës kundër francezëve si dhe disponueshmëria e tokave të reja. Kolonitë angleze ishin vetëm një rrip pararoje përgjatë bregut lindor dhe avantazhet e ekspansionit në perëndim dukeshin (dhe në fakt ishin) shumë të mëdhenj.
Pragmatistë
Ajo sasi e pafundme burimesh dhe perspektivash ishte për amerikanët një Eden i ri, një vend i paprekur (prania e vendasve praktikisht nuk konsiderohej aspak), ku një njerëzim i ri në moshë dhe i pastër kishte rastin për të krijuar një botë të re. Ashtu si në një Gjenezë të dytë, Amerika do të ishte Izraeli i Ri i thirrur për shpëtimin e botës. Por, megjithëse kolonëve u pëlqente që të shiheshin si anëtarë të një kombi të zgjedhur dhe me vokacion demokratik, i gatshëm të çlirohej nga monarkia e Anglisë së vjetër, ata gjithësesi ishin me këmbë në tokë. Pershtatur ne shqip nga bota.al
Si duhej siguruar zotërimi i plotë i atij Edeni? E maturuar në dekadën 1763-73, lufta civile (sepse e tillë ishte, përpara se të shndërrohej në luftë për pavarësi) do të mund të shmangej vetëm në dy mënyra: me pranimin, nga ana e kolonëve, të një gjendjeje varësie që u kufizonte kontrollin mbi burimet, apo ndoshta me një zgjatje të statusit që gëzonin anglezët e tokës mëmë, kundrejt atyre të përtej oqeanit. Një lloj “ndarjeje e perandorisë”. Nuk ndodhi as njëra dhe as tjetra dhe tensioni shpërtheu në luftë. Shumë pak hynte në fakt këtu “Boston tea party”, e 16 dhjetorit 1773, që “legjenda themeluese” e Amerikes e tregon si shkëndijën që solli shpërthimin e luftës (një ngarkesë çaji e mbërritur në Boston nga Anglia, u derdh në det prej kolonëve të maskuar si indianë lëkurëkuq).
Konflikti vazhdoi me përplasje epike, me tërheqje gjatë dimrit dhe episode që kanë hyrë në legjendë (si përshembull kalërimi gjatë natës i gdhendësit Paul Revere, i cili në vitin 1776 paralajmëroi rebelët për ardhjen e anglezëve duke penguar sulmin) deri në vitin 1781, viti i përplasjeve të fundit në fushëbeteja. George Uashington, kolon nga Virginia ishte kryekomandant i ushtrisë së rebelëve (e quajtur Ushtria kontinentale). Por pavarësia nuk erdhi vetëm për shkak të vlerave të shfaqura në betejë, dhe nëse lufta mori fund, kjo ndodhi për arsye se konflikti po i kushtonte shumë Madhërisë së Tij. Pas humbjes së dyfishtë në Saratoga në 1777 dhe ndërhyrjes më pas të Francës në krah të kolonëve (ndërhyrje pa të cilën ushtria kontinentale nuk do të kishte arritur të organizohej), ruajtja e kontrollit të 13 kolonive u bë e papërballueshme. Prej këtu buroi edhe vendimi i mbretit George III që të braktiste “lojën”.
Interesa të përbashkët
Megjithatë, edhe shkurtimet e financimeve angleze për trupat koloniale nuk do të kishin mjaftuar për t’u dhënë fitoren amerikanëve, nëse këta nuk do të kishin vendosur se çfarë të bënin me fatin e tyre. “Deklarata e Pavarësisë erdhi vetëm në vitin 1776, plot tre vite pas nisjes së luftimeve, në fundin e një negociimi të vështirë mes kolonëve radikalë dhe të moderuarve”, shpjegon Taylor. Në vitin 1774 Kongresi kontinental, organi i vetëqeverisjes i kolonive, kishte denoncuar taksimin pa përfaqësim politik dhe praninë e trupave angleze pa miratimin e kolonëve. Vetë Kongresi kishte nxjerrë edhe embrionin e Bill of Rights, lista e të drejtave të pashkelshme të qytetarit amerikan në bazë të Kushtetutës. Megjithatë, nuk kishte guxuar që të kërkonte pavarësi. U desh intervali mes betejës së Long Island dhe atyre të Trenton dhe Princeton, që kolonët të miratonin Deklaratën e Pavarësisë, në 4 korrik 1776, duke bashkuar më në fund fatet e tyre. Të hartuara nga Thomas Jefferson, frazat e preambulës së Deklaratës janë mësuar përmendësh nga breza të tërë amerikanësh: “… të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, që atyre u ka dhënë Krijuesi i tyre disa të drejta të patjetërsueshme, mes të cilave janë jeta, liria dhe kërkimi i lirisë …”.
Kolonët që shkonin në sulm ndaj trupave imperiale angleze kishin në fund, përveç se një interes ekonomik, edhe një ideal. Jo aq shumë lirinë, e lartësuar prej pak kohësh nga revolucionarët francezë, se sa lumturinë. Nuk është një ndryshim i vogël: ato fraza ishin simbol i një kontrate sociale të frymëzuar nga Zoti që u jepte Shteteve të Bashkuara rolin e “shpëtimtarëve” të të gjithë njerëzimit. Pershtatur ne shqip nga bota.al
Pararojë
Kolonët, në “pushtimin” e Edenit të tyre udhëhiqeshin nga një grusht burrash: George Uashington, kryekomandant, president i Kongresit që miratoi Kushtetutën, në bazë të të cilës u zgjodh, në vitin 1789, president i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës; John Adams, presidenti i dytë (1797-1801); Thomas Jefferson, nxitësi  kryesor i Deklaratës së Pavarësisë dhe president i tretë (1801-1809); James Madison, president i katërt (1809-1817). Uashington, Adams, Madison (të gjithë nga Virginia) dhe Jefferson (nga Massachusetts), bashkë me Benjamin Franklin, Alexander Hamilton (president i Kongresit) dhe John Jay ishin ata që i dhanë formë Kushtetutës, duke u frymëzuar nga Roma republikane dhe nga idetë iluministe.
Ajo luftë civile, që u shndërrua në revolucion indipendentist u siguroi amerikanëve (edhe për shkak të dorëzimit të anglezëve, që në 1783 në bazë të Traktatit të Parisit, i lanë kolonitë) lirinë, një qeveri demokratike dhe mundësinë për të gëzuar pasuritë e pamata të atij Edeni. Një shekull e gjysmë më vonë, me Luftën e Parë Botërore, ai komb i ri do të zhvendoste bariqendrën e fuqisë botërore nga ana e vet e Atlantikut.
Pershtatur ne shqip nga bota.al

Ja cilës shenjë të horoskopit duhet ti përkasë partneri ideal


Nëse i besoni asaj që thonë yjet, shikoni se cilët janë çiftet ideale sipas astrologjisë. Nëse tashmë keni gjetur personin e përshtatshëm, sa për t’u argëtuar, verifikoni se a përputhet Zodiaku me zgjedhjen tuaj.
Dashi-Peshorja

Energjia e Dashit, pasion i rezervuar i Peshores. Një çift ideal. Dashi gjuetar zbulon sekretet e Peshores, e cila bëhet pre e pëlqimit. Së bashku ata shkojnë shumë mirë dhe mund të zhvillojnë projekte të suksesshme. Atyre u shkon përshtat thënia “bashkimi bënë fuqinë”…

Demi-Akrepi

Dy shenja shumë të ndryshme, deri të kundërta, por plotësuese të njëra-tjetrës. Demi është i qetë, ndërsa akrepi është i zjarrtë dhe gjithë pasion. Dy mënyra të ndryshme për të përballuar jetën që mund të bien ndesh dhe të krijojnë tensione. Por zgjidhja është gjithmonë në dorën tuaj, mjafton të largoni çdo presion, t’i kushtoni pak kohë jetës në çift dhe gjithçka zgjidhet.

Binjakët-Shigjetari

I pari është padyshim intelektual, i dyti pak filozof. Takimi i tyre gjeneron një energji të veçantë, ndonjëherë edhe “mbytëse”. Të lindurit e shenjës së Shigjetarit nuk i durojnë fjalët e shumta dhe thashethemet e Binjakëve, që do të ndihen pak të zhgënjyer nga kjo mungesë e bashkëfajësisë mendore. Në këtë çast kritik, më mirë është të kënaqeni me të afërmit ose miqtë duke kaluar një pasdite në ajër të pastër, apo duke parë një film të bukur etj. Të qëndroni bashkë me njerëz të tjerë do t’ju bëjë të ndiheni mirë.

Gaforrja-Bricjapi

Gaforrja kërkon gjithmonë siguri, Bricjapi e do jetën dhe dashurinë, pa tepri. Së bashku ata bëjnë shkëndija, edhe pse ndonjëherë ata që kanë lindur nën shenjën e Gaforres mund të ndihen të lënë pas dore, ndërsa ata të Bricjapit pak të “mbytur”. Më mirë të flisni dhe t’i sqaroni pozicionet reciproke. Herë pas here, nëse do të bëhet ndonjë pushim i vogël, do të ketë me siguri efekt pozitiv.

Luani-Ujori

I pari ndihet mbret, i dyti është shpërfillës dhe aspak i nënshtruar. Takimi midis tyre do të jetë shpërthyes, por pozitiv. Luani pretendon vëmendje, ndërsa Ujori nuk është shumë i gatshëm për këtë dhe ka tendencë të qëndrojë larg “madhërisë së tij”, që mundohet në çdo mënyrë për ta bërë atë xheloz. Për të riekuilibruar raportin është e nevojshme që çifti të “izolohet”, të rigjenden mes katër mureve pa asnjë ndërhyrje nga jashtë.

Virgjëresha-Peshqit

E para është urdhëruese, metodike dhe praktike, ndërsa të dytët janë më të çuditshëm dhe më instiktivë. Ata ndajnë pak gjëra të cilat rrjedhin nga pasionet e mëdha. Por Peshqit nuk i durojnë dot çikërrimat dhe Virgjëresha gjërat e pabesueshme. Atyre u duhet ajër i ri, miqësi të reja, përvoja të reja dhe më pas takohen përsëri, duke kuptuar se kanë nevojë për njëri-tjetrin.

Si ta qëroni kivin për 3 sekonda (VIDEO)


A ju ka ndodhur që të ndjeni nevojën e freskimit me kivi ose të bëni sallatë pemësh, po nuk këni mundur që ta qëroni si duhet?
Grand Tomson ka menduar një mënyrë shumë kreative për heqjen e lëkurës së lëvozhgës së kivit.

Shikojeni videon: 

Kjo është punëtorja më e shpejtë në botë: Punon si një robot! (VIDEO)


Sa herë e keni dëgjuar thënien “Punon si një kinez”. Kjo thënie, në fakt, është e vërtetë. Nëse nuk besoni te fjalët, shikojeni videon ku shihet se si punon një punëtore në një fabrikë në Kinë dhe do të bindeni.

Vajza punon më shpejt se roboti ! Të magjeps preciziteti i saj në kryerjen e punës. Lirisht mund të themi se “dora e saj është më e shpejt se zëri”.



Megjithatë, konkurrencë të madhe i bëjnë vajzat në një fabrikë tjetër, të cilat punojnë me shpejt me anë të makinave. Shikojeni se si i paketojnë letrat në një kuti.

 

© 2013 Shtypi . All rights resevered. Designed by Templateism

Back To Top